4 Tetor 2024, 10:24
Nga M.B
Fqinji
ELBASAN- Fqinjët e përshkruajnë të riun e ndjerë Enea Themollain si “një djalë i mirë dhe që ndihmonte familjen e tij”. Ata thonë se ai ka vuajtur këto muaj në gjendje kome. Po ashtu fqinjët shtojnë se motrat Nikolli ikën në Turqi dhe nuk jetojnë më këtu.
“Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu. S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”, tha një fqinj.
“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.
“Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët.
Enea Themollai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatën e 14 korrikut në hyrjen e apartamentit të fqinjeve, dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Ndërkohë ngjarja po hetohet nga SPAK, për shkak se personi që kanë akuzuar si porositës të vendosjes së tritolit, Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.
motrat nikolli
Aktualitet
4 Tetor 2024, 10:15
I.A
Ilir Proda
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur urdhërin e parë që nga marrja e detyrës së...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 09:28
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, në rrugën “Transballkan...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 08:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
THUMANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari është regjistruar mëngjesin e ...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 07:48
M.B
Motrat Nikolli dhe Nuredin Dumani
TIRANA- 26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e mot...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit të nje sistemi frontal. Moti paras...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 22:18
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Ditët e fundit ka patur raportime se DEA do të hapë zyrën e saj në Shqipëri edhe pse aktualisht ka n...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 21:43
r.ll
foto nga kampet
LEZHË- Maria, një shitëse rreth të gjashtëdhjetave e një dyqani ushqimor në qendër të fshatit ...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 21:12
N.F
MALIQ- Një 72-vjeçar është plagosur pasditen e sotme pasi dyshohet se është goditur në kokë nga një cjap. Ngjar...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 20:29
N.F
Porti i Durrës
DURRËS- Porti i Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se për shkak të përkeqësimit të motit,...
Aktualitet
3 Tetor 2024, 19:43
N.F
ITALI- Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga autoritetet italiane. Arrestimi i tij ka ardhur pasi...