LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga Informatika tek Artet, profesionet që të bëjnë edhe mësues! MAS miraton listën me fushat e ngjashme

Duhet me patjetër master profesional e më pas licencë në mësuesi për të pasur të drejtën e dhënies mësim. Por, një tjetri që ka përfunduar studimet e larta për Gjuhë të Huaj, i duhet vetëm një semestër shkollë për të dalë mësues.

21 Shkurt 2023, 11:10 Nga A.B
Nga Informatika tek Artet, profesionet që të bëjnë edhe
Mesim

Një student që përfundon universitetin në profilin Gjuhë-Letërsi dhe kryen më pas një master shkencor 2-vjeçar në një profil të caktuar siç mund të jetë redaktimi, nuk i mjaftojnë pesë vite shkollim për të dalë mësues.

Duhet me patjetër master profesional e më pas licencë në mësuesi për të pasur të drejtën e dhënies mësim. Por, një tjetri që ka përfunduar studimet e larta për Gjuhë të Huaj, i duhet vetëm një semestër shkollë për të dalë mësues. Është ky udhëzimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, i cili ka hasur në kundërshtinë e mësuesve në sistem, e veçanërisht atyre në listë pritje. Ata thonë se favorizohen hapur prurjet e reja, ndërkohë që mijëra mësues janë sot në listën e portalit ndërmjetësues të punësimeve “Mësues për Shqipërinë” pa shpresë për t’u rekrutuar.

Përmes një dokumenti të firmosur në datën 15 shkurt, “Për përcaktimin e diplomave universitare të njëvlershme të ngjashme ose të përafërta me fushën\lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar dhe kriteret për hapjen e programeve të studimit të formimit të vazhduar në fushën psikopedagogjike”, Ministria e Arsimit iu ka hapur rrugë qindra mijëra profesionistëve nga fusha të ndryshme që nuk gjejnë dot punë në profesionin e tyre të zhvillojnë mësim. Nuk nevojitet asnjë master profesional apo licencë, por vetëm një semestër shkollë për t’u pranuar si kandidatë potencialë në mësuesi.

Diçka që mësuesit aktualë e kanë shumëfish më të vështirë. Për këtë, është përllogaritur hapja e një programi studimi e formimi të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike. “Programet e studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike ofrohen nga institucionet e arsimit të lartë që kanë programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë në fushën e mësuesisë, në përputhje me përcaktimet e ligjit nr.80\2015 ‘Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë’. Programet e studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike organizohen me jo më pak se 30 kredite dhe me kohëzgjatje normale një semestër”, citohet në udhëzim.

Në tabelën përbri këtij shkrimi është lista me fushat e ngjashme ose të përafërta me lëndën që jepet në shkolla, e cila i lejon ata profesionistë të jenë edhe mësimdhënës. Janë dy kriteret e paracaktuara në udhëzim. “Diplomë e njëvlershme, e ngjashme ose e përafërt për ushtrimin e profesionit të mësuesit do të konsiderohet, plotësimi i kritereve:

a)Diploma e programit të ciklit të parë “bachelor” të jetë në fushën/lëndët e arsimit të mesëm të ulët dhe të arsimit të mesëm të lartë sipas aneksit bashkëngjitur udhëzimit (tabelës përbri).

B) Diploma e ciklit të dytë “master i shkencave/master i arteve” me 120 kredite apo ekuivalente me to, të lëshuara nga institucione të arsimit të lartë, programi i studimit të së cilës të përputhet me një nga fushat\lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar të përcaktuara në aneksin bashkëlidhur udhëzimit”. Pra, thënë me fjalë të thjeshta, duke iu referuar tabelës në fjalë, një fizikant mund të jetë edhe mësues fizike nëse ndjek semestrin psiko-pedagogjik.

Po ashtu, edhe një historian, një muzikant, ekonomist, sportist apo informaticien. Do të jenë universitetet ato që ofrojnë edhe këtë semestër, krahas të tjerave, por duhet të bëjnë kërkesë për të ofruar këtë shërbim duke bërë gati një listë me gjashtë dokumente: propozimin e njësisë bazë, vendimin e senatit akademik dhe bordit, planin mësimor dhe lëndor, rregulloren e pranimit, listën e personelit akademik që do të angazhohet bashkë me dosjet përkatëse të secilit prej tyre.

KRITERET PER T’U BERE MESUES

Profesioni i mësuesit mund të ushtrohet edhe nga individë që plotësojnë këto kritere:

1. Zotërojnë diploma të programeve të studimit që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike deri në përshtatjen e studimeve sipas parimeve të procesit të Bolonjës, diplomë universitare të ciklit të parë dhe të dytë ose të integruar, të ngjashme ose të përafërt me fushën/lëndët e mësimdhënies

2. Zotërojnë certifikatë për formimin psiko-pedagogjik, të lëshuar nga institucione të arsimit të lartë (IAL) që ofrojnë programeve të studimeve të formimit të vazhduar në fushën e mësuesisë./Marre nga Panorama.

mesuesi ministria e arsimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj