LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë/ Rrëfimi i një nëne që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Kjo është copëz e letrës së një 13 vjeçareje drejtuar nënës së saj. Një fragment prekës i historisë së dhimbshme që nis shumë më herët në një moment kur vetë nëna ishte ende një fëmijë dhe aspak e gatshme për barrën që jeta i vuri mbi supe.

1 Maj 2026, 21:48 Nga E. D

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë/ Rrëfimi i një nëne

“E dashur mami, ti je e shtrenjta ime. Unë të dua shumë fare sa që unë qaj çdo ditë për ty. O ma, mos më harro që të më marrësh në shtëpi, se mezi po e pres”.

Kjo është copëz e letrës së një 13 vjeçareje drejtuar nënës së saj. Një fragment prekës i historisë së dhimbshme që nis shumë më herët në një moment kur vetë nëna ishte ende një fëmijë dhe aspak e gatshme për barrën që jeta i vuri mbi supe.

Ina personazhi i kësaj historie tregon për Piranjat se ishte 15 vjec kur solli në jetë vajzën e saj, ku pas 1 muaji u detyrua ta dërgoj në jetimore në Durrës për shkak të pamundësisë ekonomike.

Një vendim i dhimbshëm por ndoshta i domosdoshëm i marrë nga gjyshërit, të cilët ishin në pamundësi ekonomike për t’i dhënë foshnjës një të ardhme të sigurtë dhe dinjitoze.
Ky qëndrim i të voglës në jetimore, mendohej të ishte i përkohshëm, por në një moshë kur vendimet për të i merrnin të tjerët, Ina përfshihet në një rrjet prostitucioni, pjesë e të cilit bëhet për 3 vite me radhë.

Ajo tregon për Piranjën Luela Gaxhja se u akuzua për shfrytëzim prostitucioni ku edhe u dënua me vëllain e saj, përkatësisht 7 dhe 4 vite. Këtu na duhet të sqarojmë disa gjëra. Në momentin e arrestimit Ina ishte 19 vjeçe, ndërsa kunata e saj për të cilën akuzohet se e shfrytëzonte, ishte 15 vjeçe.

Sipas dokumentave, vajza minorene, detyrohej të prostituonte nga Ina, e cila madje ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Ina gjatë gjithë kohës i kundërshton këto pretendime, por provat e akuzës, duket se kanë qenë të mjaftueshme për gjykatën për ta dënuar atë dhe vëllain e saj, përkatësisht me 7 dhe 4 vite burg.

Qëndrimi në burg, ishte një moment tragjik që do të ndryshonte tërësisht të ardhmen, si për Inën ashtu edhe për vajzën e saj, të cilën do ta shikonte gjithnjë e më rallë.

Dënimi shlyhet dhe Ina rifiton lirinë, por në këtë pikë gjërat marrin një rrjedhë tjetër, aspak të dëshiruar për nënën e re dhe të voglën e saj.

Ina njoftohet se ka humbur të drejtën e kujdestarisë së vajzës, shkak mos prezenca e saj, dhe takimet me vajzën.

E rritur mes skutave të errëta të jetës, me një adoleshencë të kaluar pas hekurave të burgut, e mbi të gjitha me një foshnjë për të cilën i hiqet e drejta për të qenë nënë, një rol që ajo nuk e kreu asnjëherë, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 13 vite. Gabime të njëpasnjëshme, të cilat edhe ajo vetë i pranon sot.

Por koha na mëson edhe se si duket të ndryshojmë, e këtu ndoshta shembulli më i mirë është kjo vajzë, tashmë me një jetë krejt të ndryshme nga ai kalvar që ka kaluar.

E ndërkohë që jeta e kësaj nëne të re po ndryshonte për mirë me hapa galopante, një pjesë e saj kishte mbetur e ngrirë dhe ende e paplotësuar në pritje të një ribashkimi me vajzën, për të cilën përkujdeseshin institucionet. Por këtu, lidhja që sapo kishte nisur të forcohej, mes nënës dhe vajzës, merr një tjetër ndërprerje, pasi një fatkeqësi familjare godet në shtëpinë e saj. Ina detyrohet të shkojë në Francë për kurim, pas një depresioni që kaloi nga humbja e babit të saj.

Në realitet këtu jemi sërish përballë një gabimi të radhës.

Sepse në një situatë kaq delikate, ku në mes është një fëmijë, gjërat nuk mund t’i lihen rastësisë apo vullnetit të vëllait për të takuar mbesën, prandaj institucionet marrin një vendim...

Vendimi për heqjen e kujdestarisë së vajzës, ka ardhur më datë 10 Mars 2025, kur e mitura sapo kishte mbushur 12 vjeçe.

Sipas dokumentave që disponojmë, institucionet kanë ndjekur një zinxhir tepër të saktë proçedurash. Shkresa të njëpasnjëshme, njoftime për zhvillim seancash gjyqësore, bashkëpunim me spz e zonës, hyrje daljet në sistemin tims.

Por nga Ina asnjë gjurmë.

Edhe pse ajo pretendon të kundërtën.

Nga njëra anë dokumentat e institucioneve, nga ana tjetër mohimi i vazhdueshëm i nënës dhe gjyshes. Këtu disa dyshime i kemi.

Sidoqoftë, pavarësisht vendimit të gjykatës, nëna e re, vijon të bëjë përpjekjet e saj për të mbajtur të forta lidhjet me vajzën, dhe për të mos humbur asnjëherë dashurinë e saj me gjithë pengesat e vazhdueshme me të cilat përballet. Pavarësisht se të bazuara në ligj, këto refuzime e kanë një qëllim, ftohjen e vajzës nga nëna dhe krijimin gradual të një distance që do të çojë deri në refuzim të takimeve.
Fundja, ligji nuk ka se si ta njohë afeksionin dhe lidhjen e ngushtë që ka një nënë me vajzën e saj.

Nëna e re tregon se pas një takimi me vajzën, ka mësuar se institucioni e ka nxjerrë për birësim. Kjo gjë e ka shqetësuar mjaftueshëm nënën e re pavarësisht vendimeve të institucioneve./Piranjat.news

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj