All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Nga njohja në burg te takimi për një punë me shumë leverdi/ Si u rekrutua shkodrani për të eliminuar ‘Sakatin’ dhe ‘Qorrin’?

Sipas grupit hetues dhe rrëfimeve të vetë Amarildo Nikollit, ishte pikërisht jeta në Itali dhe aktiviteti kriminal që ai kishte ushtruar në këtë vend, që e kishin vendosur të riun në udhëkryq.

13 Mars 2024, 20:31 Nga r.ll
Nga njohja në burg te takimi për një punë me shumë
amarildo nikolli
All - Paragraf - 1

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrulla, i konsideruar si një nga krerët e një grupi kriminal në Vlorë. Por si u rekrutua Amarildo Nikolli nga Shkodra për të eliminuar Hajrullah, i njohur me nofkën “Sakati”.

Pjesë nga dokumentari:

Sipas grupit hetues dhe rrëfimeve të vetë Amarildo Nikollit, ishte pikërisht jeta në Itali dhe aktiviteti kriminal që ai kishte ushtruar në këtë vend, që e kishin vendosur të riun në udhëkryq. Por edhe në kushtet e mbijetesës pas daljes nga privimi i gjatë i lirisë, ku ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ku kthimi në Shqipëri në fillim të vitit 2023 me bashkëshorten e kishte gjetur pa të ardhura. Dhe për pasojë në nevojën për para. Momenti kur në ndihmë ai thërret kujtesën dhe mikun e tij të kohës së burgjeve në Itali, që nuk ishte askush tjetër, përveçse Leonard Luzi.

“Unë kam banuar me qira, në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë. Në këtë banesë unë kam jetuar me shtetasen Xh. N, nga janari deri në muajin maj të vitit 2023, dhe më pas jam larguar në Spanjë. Para se të kthehesha në Shqipëri, unë kam jetuar në Itali nga viti 2003 deri në vitin 2022. Ku edhe kam kryer 9 vite burg për shpërndarje të lëndëve narkotike. Për shkak të gjendjes ekonomike, pasi isha pa punë, dhe nuk kisha asnjë mjet tjetër jetese, unë kërkova të hyj në kontakt me shtetasin Leonard Zejno, të cilin e kisha njohur gjatë kohës së qëndrimit në burg në Prato të Italisë, ku Leonardi vuante dënimin për tentativë vrasje”, dëshmon Amarildo Nikolli. Dhe duket se Leonardi iu përgjigj thirrjes për punë të mikut të vjetër. Por Amarildo thotë se nuk e dinte që ai që dikur ishte bashkëvuajtësi i tij, do t’i jepte një punë me më shumë leverdi se çfarë ai kishte menduar… Një vrasje të dyfishtë për të cilat ai do të paguhej shumë mirë dhe do të mbyllte njëkohësisht shumë probleme ekonomike

“Kur ishim në burg, Leonardi më tregoi se në Shqipëri i kishin vrarë vëllain dhe nipin. Por për shkak se ne na transferuan në një burg tjetër, unë i humba lidhjet me të. Kur erdha nga Spanja, Nardi më kontaktoi dhe më la një takim te një lokal në Tiranë. Ai erdhi i vetëm aty dhe gjatë bisedës unë i kërkova ndihmë, gjithmonë me mendimin për shitje lëndësh narkotike, por Leonardi më tha nëse mund të kryeja një punë tjetër me më shumë lekë. Kjo punë ishte të ndiqja një person në Vlorë dhe ta vrisja. Ai më tha se objektivat do të ishin dy persona, të njohur me nofkën ‘Sakati’ dhe ‘Qorri’. Nardi më tha se të gjithë punët do t’i bëja vetë dhe pas realizimit të vrasjes, do të largohesha me ndihmën e dy personave”, thotë Nikolli.

Gjatë dëshmisë së tij, Amarildo Nikolli rrëfeu se Nardi, i dha edhe karakteristikat e dy personave që do të qëllonte. Ku për njërin prej tyre ‘Qorrin’ kishte mundur të siguronte edhe një foto të shkëputur nga kamerat e sigurisë së një lokali në qytet.  “Gjatë njërës prej bisedave, Nardi më dha edhe një foto të personit me nofkën ‘Qorri’, që për nga cilësia ishte e dobët, pasi ishte marrë nga kamerat e sigurisë së një lokali. Nardi më tha se mund ta dallosh kollaj, pasi ‘Qorri’ i ka sytë si ‘pingpong’, ndërsa ‘Ini’ kishte njërën këmbë të këputur.  Nardi më tha po kështu se arsyeja që po kërkonte me kaq ngulm vrasjen e këtyre dy njerëzve ishte për biznes dhe hasmëri. Ndërsa pagesa do të jepej nga një person që ishte në Dubai, por që emrin nuk ma tha. Por që duke vrarë këta dy persona ata do merrnin në kontroll Vlorën dhe njëkohësisht bastet dhe gjobëvënien”, thotë Nikolli.

Marrë nga BalkanWeb.

amarildo nikolli

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj