6 Qershor 2025, 11:22
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas të Kosovës. Ata akuzohen për veprën penale "Kontrabanda me mallra të licencuara’ në bashkëpunim". Shtetasit Altin Maqastena, Bekim Zenuni, Andi Grabanica, Ardian Ismajli dhe Ferat Zenuni, në dhjetor të vitit 2024, mbërritën nga Stambolli në Aeroportin e Rinasit me 300.000 euro cash dhe 14 valixhe me medikamente.
Më pas Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas konstatuan se në 14 valixhet kishte 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar. Nga hetimet rezultoi se këto medikamente janë kontrabandë të pa autorizuar në Republikën e Shqipërisë.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetas të Kosovës për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 173/2 i Kodit Penal.
Shtetasit A.M., B.Z., A.G., A.I., dhe F.Z. në dhjetor të vitit 2024, mbërritën nga Stambolli në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit me 300.000 euro cash dhe 14 valixhe me medikamente. Pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nga kontrolli fizik i tyre, u konstatua vlera prej 300.000 euro. Ndërkohë që pas mbërritjes së bagazheve, nga doganierët e Doganës Rinas, Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas, u konstatuan 14 valixheve me 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar.
Nga hetimet rezultoi e provuar kryerja e kontrabandës me mallra të licensuar (medikamente) të pa autorizuar në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria arriti në përfundimin se vepra penale është kryer në bashkëpunim nga të pestë personat e arrestuar. Mallrat e sekuestruara të cilat klasifikohen ‘barna’ në kuptim të Ligjit nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar kërkojnë: autorizim tregtimi, autorizim përdorimi dhe pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Ligjin nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar.
Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dërgon në gjyq shtetasit A.M., B.Z., F.Z., A.G. dhe A.I. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’.
prokuroria e tiranes
Aktualitet
6 Qershor 2025, 11:14
I.A
Foto Ilustruese
RROGOZHINË- Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë. Mësohet se Shpë...
Aktualitet
6 Qershor 2025, 11:02
N.F
Arrestimi
TIRANË- Një 25-vjeçar është vën ënë pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur p...
Aktualitet
6 Qershor 2025, 10:57
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Kriminelët shqiptarë kanë gjetur një metodë e re të trafikut të emigrantëve për në...
Aktualitet
6 Qershor 2025, 10:47
N.F
Trafiku
TIRANË- Me ardhjen e verës dhe temperaturat e larta interesi për të kaluar fundjavën në det është rritur. K...
Aktualitet
6 Qershor 2025, 10:49
I.A
Policia
SARANDË- Një konflikt mes dy persona në Sarandë ka agravuar në plagosje. Mësohet se sherri ka ndodhur në rr...
Aktualitet
6 Qershor 2025, 10:38
N.F
Droga
VLORË- Një 46-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai trafikonte ...
Aktualitet
6 Qershor 2025, 10:31
N.F
Foto
VLORË- Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në një banesë në Vlorë. Zjarri ka rën...
Aktualitet
6 Qershor 2025, 10:20
N.F
Paratë e sekuestruara
KAKAVIJË- Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Kakavijë. Arrestimi i tij ka...
Aktualitet
6 Qershor 2025, 10:13
I.A
Pamjet
SPANJË- Pamjet nga vdekja e tre shqiptarëve janë bërë publike nga mediat spanjolle ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur n...
Aktualitet
6 Qershor 2025, 10:13
N.F
Fier
FIER- Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Fier. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi u zbul...