Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
KORÇA- Disa persona janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy janë arrestuar në Korçë, për çështje të dryshme. Mësohet se në pranga ka rënë 23-vjeçar me inicialet A. K., dhe një 15-vjeçar pasi janë kapur në lagjen nr. 10, në tentativë për të vjedhur tek “Qyteza e fëmijëve”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se ata, në lagjen nr. 9, Korçë, kanë vjedhur 7 celularë në dyqanin e një shtetasi, si dhe në lagjen nr. 13, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një personi tjetër.
Nga ana tjetër ka nisur precedimi në gjendje të lirë për një person pasi në hyrje të fshatit Bitinckë, dyshohet se ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të shërbimit “Frontex”, për të ndaluar automjetin e tij. Po ashtu në gjendje të lirë do të procedohen A. B., 46-vjeç dhe N. Ç., 41-vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e një 37-vjeçari, pasi të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me sende të forta një person, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Procedimi në gjendje të lirë nisi dhe për 36-vjeçarin me inicialet F. T., banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë skanimit të mjetit tip kamion që ai drejtonte, u gjetën të fshehur 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Njoftim:
Qarku Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 23 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, banues në Korçë, pasi janë kapur në lagjen nr. 10, në tentativë për të vjedhur tek “Qyteza e fëmijëve”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se këta shtetas, në lagjen nr. 9, Korçë, kanë vjedhur 7 celularë në dyqanin e një shtetasi, si dhe në lagjen nr. 13, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi tjetër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 celularët e vjedhur.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. C., 26 vjeç, banues në Bilisht, pasi në hyrje të fshatit Bitinckë, dyshohet se ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të shërbimit “Frontex”, për të ndaluar automjetin e tij.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 46 vjeç dhe N. Ç., 41 vjeç, si dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Ç., 37 vjeç, të tre banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin S. S., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Sektori i Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 36 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë skanimit të mjetit tip kamion që ky shtetas drejtonte, u gjetën të fshehur 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
policia e shtetit TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka reaguar lidhur me lajmet se nga operacioni i SPAK "Revansh...
Foto ilustruese GREQI - Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi është kapur me armë pa leje. I r...
pamje nga seanca TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kaluar ditën e sotme në vetting në shkallën e dytë,&nbs...
Armond Peshku BULQIZË - Personi që shihni në foton e mësipërme është 29-vjeçari Armond Peshku, i cili humbi jet&e...
Foto ilustruese HIMARË- Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve çeli këtë të martë sërish tenderin...
Pamje nga sherri TIRANË - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar edhe këtë të martë një tjetër protestë ...
foto ilustruese VLORË- Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka bërë një bilanc për një periudhë kohore p...
Alenca kundër gjuhës së urrejtjes “Alenca kundër gjuhës së urrejtjes”, e përbërë nga Avokati i Pop...
Foto ilustruese KAVAJË- Pas zbulimi të ngjarjes së rëndë të regjistruar në Kavajë është zbardhur edhe d&e...
BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në një minierë në Martanesh të Bulqizës. Mësohet se nga aksidenti, ka humbu...