LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga vrasja dhe djegia e Isa Çopës te zhdukja e Julianit 10-vjeçar/ Zbardhen për herë të parë letrat për babain: Si lidhen ngjarjet dhe detajet e rrëmbimit

Trupi i tij u gjet brenda makinës së tij në zonën e Currilave në Durrës, me gjasa i ekzekutuar dhe më pas shkrumbuar nga autorët e krimit. Një dosje të cilën thuhet se po e kalonte në duar edhe Skënder Çela, babai i 10-vjeçarit të zhdukur, Julian Çela, i cili në këtë kohë mbulonte detyrën e zv/drejtorit në Drejtorinë Kundër Terrorit në Shërbimin Informativ.

24 Prill 2024, 20:53 Nga I.A
Nga vrasja dhe djegia e Isa Çopës te zhdukja e Julianit
Skënder Çela

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela më shumë se një dekadë më parë. Fëmija ishte në një qendër interneti kur u thirr nga dikush dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Por le të kthehemi edhe njëherë të detajet e dosjes. Grupi hetues u ndal në vijim edhe te puna e babait të tij Skënder Çela, në Shërbimin Informativ. Dhe te një nga dosjet më intriguese, që vetë emisioni ‘Në shënjestër’, ka sjellë në vëmendje gjatë punës së tij. Atë të vrasjes dhe më pas karbonizimit të trupit të oficerit madhor të Shërbimit Informativ në Durrës, më 24 Tetor 2011, Isa Çopa.

Trupi i tij u gjet brenda makinës së tij në zonën e Currilave në Durrës, me gjasa i ekzekutuar dhe më pas shkrumbuar nga autorët e krimit. Një dosje të cilën thuhet se po e kalonte në duar edhe Skënder Çela, babai i 10-vjeçarit të zhdukur, Julian Çela, i cili në këtë kohë mbulonte detyrën e zv/drejtorit në Drejtorinë Kundër Terrorit në Shërbimin Informativ.

Por si lidhen këto dy ngjarje me njëra-tjetrën. Ajo e eliminimit të oficerit të SHISH në Durrës Isa Çopa dhe zhdukjes së djalit të një tjetër drejtuesit madhor po të SHISH, këtë herë në Tiranë. Çfarë përmbanin dy letrat që mbërritën në godinën e Shërbimit Informativ, në adresë të Skënder Çelës? Ku të dyja këto letra kishin emër dërguesi, por që nuk u mësua kurrë nëse ky emër ishte i vërtetë, apo ishte një person që fshihej pas gjeneraliteteve të rreme. Letrat ishin të shkruara me dorë, të dërguara në adresë të babait të Julianit, por që nuk u hetuan kurrë mbi përmbajtjen dhe origjinën e tyre dhe nëse kishte ndonjë bazë vërtetësie në ato thënie. Në njërën prej tyre jepeshin detaje, për zhdukjen e Julianit. Përmbajtjen e njërës prej letrave publikohet për herë të parë shkurtimisht në këtë dokumentar.

 “I Dashur Z. Skënder Çela.Unë kam punuar 22 vite në SHISH, ku jam larguar me urdhër politik. Si koleg unë ju njoftoj se djali juaj, Julian Çela, është marrë vetëm disa orë nga Ardian Përrenjasi dhe pastaj nga një makinë e drejtuar nga një polic. Ku i ka thënë Julianit që: ‘Jemi shokë të babit’. ‘Hip, të çojmë ke babi pasi është keq’. Dhe bashkë me një shokun e tij e kanë çuar në Selitë të Vogël. Ku e kanë mbajtur 12 orë në vilën e një personi me pseudonimin ‘Lleshi’, i njohur si kapo i një bande të famshme. Më pas ky person e ka çuar djalin tënd bashkë me një mikun e tij nga Brataj i Vlorës, në një stan bagëtish”, thuhet në letër.

Sipas letrës në vazhdim, që duhet marrë me rezervat e saj, pasi është çuar në këtë stan bagëtish, më pas është nisur me gomone në Itali. Dhe më tej në Zvicër për trafik të organeve, ku të përfshirë sipas letërshkruesit janë edhe personazhe të tjerë të lidhur me ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në qendër të Vlorës, më 9 Shtator të vitit 2011 për pronat në bregdetin e Durrësit. “Pasi Julianin e çuan në stan çobanësh, atë më pas e kanë nisur me gomone. Dhe nga aty banda e ka dërguar në Lugano të Zvicrës për trafik të organeve, gjë që deri tani nuk e kanë bërë. Për të rrëmbyer Julianin, ‘Lleshi’ dhe ‘Babaxhani’ kanë marrë 87 000 euro. Me urdhër të B. T, ‘Lleshi’ vendosi me dorën e tij C4 në makinën e Skerdi (Konomit), në Vlorë. Ku e ndihmoi shumë, dhe G.T nga Vlora. Ata e vranë Skerdilajd Konomin, për pronat në Durrës. Këtë e di mirë ti dhe shokët e tu në SHISH”, thuhet në letër.

Marrë nga BalkanWeb

skënder Çela isa Çopa julian Çela

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj