LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga vrasja e babait te lidhjet politike/ Skeda kriminale e “Ben Qimes”, si u kthye ai në një nga emrat më të njohur në botën e krimit

Referuar skedës së tij kriminale, Arben Isufaj i njohur si Ben ‘Qimja’. i hyri rrugës së krimit, pas vrasjes së babait të tij, Enver Isufaj, çka e bëri atë jo vetëm një nga personazhet më të rëndësishëm dhe më të njohur të krimit në qytetin e Fierit, por siguroi ndërkohë edhe lidhje të forta politike.

26 Shkurt 2025, 20:37 Nga B.Z
Nga vrasja e babait te lidhjet politike/ Skeda kriminale e “Ben
Ben Qimja

TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës së krimit, Arben Isufaj, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, duke zbardhur të shkuarën e errët të tij dhe ngjitjen në shkallët e botës së krimit.

Por kush është personazhi që njihet me nofkën Ben ‘Qimja’? Si hyri ai në botën e krimit dhe si u bë ai një ndër njerëzit me influentë në zonë?

Si arriti Arben Isufaj t’i shpëtonte ndër vite drejtësisë, kur ndaj tij rëndojnë akuza të rënda dhe cilat janë lidhjet e tij politike?

Referuar skedës së tij kriminale, Arben Isufaj i njohur si Ben ‘Qimja’. i hyri rrugës së krimit, pas vrasjes së babait të tij, Enver Isufaj, çka e bëri atë jo vetëm një nga personazhet më të rëndësishëm dhe më të njohur të krimit në qytetin e Fierit, por siguroi ndërkohë edhe lidhje të forta politike.

Lidhje të cilat më pas i shfrytëzoi mjeshtërisht, duke shtrirë tentakulat e tij edhe në institucione publike, ku fitoi tendera të rëndësishëm, që e fuqizuan më tej edhe ekonomikisht.

Por para se të shkojmë aty le të ndalemi edhe njëherë te përplasja finale që e futi atë në botën e krimit; vrasja e babait të tij.

Ku gjithçka thuhet se nisi pas një konflikti që ai pati me bandën e Sel ‘Çamit’ në qytetin e Fierit, i njohur si një nga kapobandat e fillimit të viteve ‘90 në këtë qytet.

Fillimisht thuhet se Arben Isufaj kishte një shoqëri të mirë me ‘djemtë’ e Sel ‘Çamit’, marrëdhënie e cila shpejt pësoi një krisje dhe çoi deri në përdorimin e armëve.  Bazuar gjithmonë vendimeve gjyqësore, në vitin 1994, koha kur Arben Isufaj ishte ende një 19 vjeçar, ai thuhet se u përplas me Piro Koçiun dhe dy kushërinj të këtij të fundit me mbiemrin Yzeiraj.

Për zgjidhjen e këtij konflikti u përfshi babai i tij, Enver Isufaj, babai i Arben Isufaj, i cili më pas do të vritej më në një bilardo në zonën e Sheqit në Fier, pranë banesës së tij.

Në vrasje kishin marrë pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Sel ‘Çamit’.

Do të ishte pikërisht kjo ngjarje, që duket se do të ndryshonte edhe vetë rrjedhën e jetës së Isufajt, i cili më vonë do të shndërrohej në një personazh kontrovers të botës së krimit.

Por disa vitë më vonë, në vitin 2002, një tjetër ngjarje kriminale, thuhet se e ktheu edhe njëherë përmbys kupën midis dy fiseve, skenë krimi që do të zhvillohej po në Fier.

Pëllumb Yzeiraj, në atë kohë qëlloi me armë zjarri ndaj një makine tip ‘Fuoristradë’, me të cilën udhëtonin, shtetasit Julian Isufaj dhe Bledar Kastrati, ngjarje ku mbetën të vrarë Julian Isufaj, i afërm i Arben Isufaj si dhe shtetasi Esat Taze, si dhe u plagosën shtetasit Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj.

“Më datë 25 Mars 2002, në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur ‘Sheshi i Valutës’, shtetasi Pëllumb Yzeiraj ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës tip ‘Fuoristradë Benz’, ku ndodheshin shtetasit Julian Isufaj dhe Bledar Kastrati, ku për  pasojë mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe Esat Taze, si dhe u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj”.

Sipas dinamikës së ndërtuar atë kohë të ngjarjes, i pranishëm në këtë skenë krimi bashkë me autorin Pëllumb Yzeiraj, ishte edhe shtetasi Selim Hasani, që kishte mbërritur në vendngjarje me të njëjtën makinë me të cilën udhëtoi edhe Yzeiraj.

Hasani thuhet se qëndroi pranë makinës nga ku u qëllua drejt shënjestrave dhe u largua nga aty me të njëjtin automjet, i ndjekur nga një makinë e policisë.

“Nga tërësia e provave të mbledhura është arritur në konkluzionin se të gjykuarit Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë siguruar makinën dhe automatikun e krimit kanë kryer vrasjen e dy personave të sipërmendur, si dhe kanë rrezikuar jetën e shumë personave të tjerë.

Për këtë arsye Gjykata e Apelit ka arsyetuar se vepra kriminale është kryer për hasmëri. Pavarësisht se mbrojtja ka pretenduar se nuk është hetuar motivi i vërtetë i krimit”.

Pikërisht nga hetimi dhe gjykimi i kësaj ngjarje, dolën në dritë dyshimet se Pëllumb Yzeiraj kishte marrë pjesë në vrasjen e Enver Isufaj, babait të Arben Isufaj, gjë që u mësua nga dëshmia e dhënë nga Bledar Kastrati.

Pasi ky i fundit ra pre e atentatit të vitit 2002, ku mbeti i vrarë kushëriri i Ben ‘Qimes’, Julian Isufaj dhe Esat Taze, si edhe u plagosën dy persona të tjerë, që në thelb ishte edhe një përplasje midis dy familjeve, njëra me prejardhje kosovare, ajo Isufaj, e përfaqësuar nga Ben ‘Qimja’ dhe ajo çame nga Selami Hasani dhe njerëzit e tij, midis tyre edhe Pëllumb Yzeiraj.

Bledar Kastrati “Juliani dhe familja e tij kishin hasmëri me të pandehurit Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani. Vëllai i të pandehurit Selami Hasani, Ladi, kishte vrarë xhaxhanë e Julianit, shtetasin Enver Isufaj, dhe në këtë vrasje kishte marrë pjesë edhe Pëllumb Yzeiraj”.

Do të ishte kjo vrasje e cila do të akumulonte edhe urrejtjen e Arben Isufaj ndaj atyre që tani ishin vendosur përballë si armiqtë e familjes së tij.

Ngjarje e cila u pasua më tej me një tjetër më të rëndë, ajo e vrasjes së Pirro Koçiut, në Tiranë.

“Më datën 12 Gusht 2002 në oborrin e një pallati ne rrugën ‘Him Kolli’ në Tiranë është vrarë me armë zjarri shtetasi Pirro Koçiu.

Ai ka dalë me vrap nga shkallët e pallatit, dhe në oborr është penguar nga një person.

Në këto momente ai është rrëzuar dhe është qëlluar me shkelma dhe grushta nga dy persona, ku njëri nga ata e ka qëlluar në distancën fare të afërt në kokë me pistoletë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe me pas të dy autorët janë larguar me vrap në drejtim të rrugicave që të nxjerrin në rrugën ‘Myslym Shyri’.

Dosja u hetua dhe më pas u arkivua pa autor. Por një gjurmë gishti që u gjet në një pistoletë ‘Zastava’, që dyshohej se i përkiste Arben Isufaj bëri që hetimi të rihapej dhe Ben ‘Qimja’ të përfundonte në pranga si i dyshuar./BW

ben qimja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj