LIVE UPDATES
Aktualitet

Ngadalësohet sërish turizmi në shtator, të huajt u rritën me rreth 3.8 për qind

Në Shtator 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 648.184, duke pësuar një rritje me 18,6%, krahasuar me Shtator 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.146.090. Ky numër është rritur me 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, thuhet në publikimin e INSTAT.

25 Tetor 2024, 12:13 Nga N.F
Ngadalësohet sërish turizmi në shtator, të huajt u
Foto ilustruese

TIRANË- Pavarësisht pritshmërive optimiste se turizmi do të kishte një vrull të ngjashëm me pranverën edhe gjatë vjeshtës, duket se shifrat e shtatorit kanë zhgënjyer disi. Sigurisht numri i të huajve që kanë vizituar vendin ka ardhur në rritje në raport me shtatorin e një viti më parë por kjo shifër është rreth 3.8 për qind më shumë. Ky është muaji i dytë me rritjen më të ulët gjatë këtij viti pas korrikut kur rritje ishte vetëm 2.69 për qind.

Lëvizjet e shtetasve të publikuara nga Instituti i Statistikave për muajin e nëntë të vitit tregojnë se në total numri i të huajve që hynë në Shqipëri nga janari në shtator ishte 9.6 milionë.

“Gjatë muajit Shtator 2024, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.794.274 shtetas shqiptar dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 8,7%, krahasuar me Shtator 2023. 1.927.816 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 12,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Në Shtator 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 648.184, duke pësuar një rritje me 18,6%, krahasuar me Shtator 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.146.090. Ky numër është rritur me 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Sa i takon daljeve në muajin Shtator 2024, 698.268 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 14,2%, krahasuar me Shtator 2023. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2024, janë 1.229.548. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 11,7%.

Në Shtator 2024, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 69% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 12%.

Gjatë këtij viti turizmi ka regjistruar luhatshmëri të theksuar ndikuar kjo nga disa faktorë. Me një start të mirë gjatë fillimit të vitit kur rritja ishte dyshifrore me një rekord në shkurt 2024 krahasuar me shkuar 2023 kur u regjistruan 55.3 për qind më shumë shtetas të huaj që hynë në vend apo në mars me 47.1 për qind pritshmëria ishte që viti të mbante një ritëm të kënaqshëm.

Por rritja e beftë e çmimeve në fillim të sezonit veror në disa rajone, çka ndiko perceptimin se Shqipëria u bë e papërballueshme dha një goditje të rëndë për muajt korrik, gusht. Një grup turistësh që munguan si efekt i këtij perceptimi por më shumë si efekt i zhvlerësimit të euro ishin shqiptarët e Kosovës të cilët historikisht kanë mbajtur peshën kryesore të vizitorëve.

Tek këta të fundit ndikoi gjithashtu edhe liberalizimi i vizave. Aktualisht Shqipëria po vijon të mbetet një destinacion i preferuar i të huajve ku shifrat e vizitorëve edhe në disa muaj me rritje më modeste kanë ardhur në rritje por në pikëpyetje tashmë po vihet qëndrueshmëria e kësaj rritjeje dhe masat që duhet të merren për ta mbajtur këtë interes si destinacion turistik./ Monitor

turizmi ne shqiperi muaji shtator


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj