LIVE UPDATES
Aktualitet

Ngërçi me gjurmueshmërinë, pse produktet e rrezikshme u hodhën në treg para se të dilnin analizat…?!

Sipas këtij detyrimi ligjor çdo operator biznesi duhet të ketë një kartë teknologjike. Pra, të tregojë origjinën nga e ka marrë, nëse është prodhues çfarë i ka futur produktit, sa aditivë ka, sa mish ka. Të gjitha këto kritere janë detyrim i AKU-së që t’i kërkojë dhe mungesa e tyre bën që të mos arrihet gjurmueshmëria.

1 Tetor 2025, 22:21 Nga E. D
Ngërçi me gjurmueshmërinë, pse produktet e rrezikshme u
foto ilustruese

TIRANË- Sipas nenit 25 të ligjit për ushqimin përcaktohet qartë se çdo operator i biznesit ushqimor duhet të ketë një sistem të dhënash, jo thjesht një faturë të sigurisë ushqimore. Sipas këtij detyrimi ligjor çdo operator biznesi duhet të ketë një kartë teknologjike. Pra, të tregojë origjinën nga e ka marrë, nëse është prodhues çfarë i ka futur produktit, sa aditivë ka, sa mish ka. Të gjitha këto kritere janë detyrim i AKU-së që t’i kërkojë dhe mungesa e tyre bën që të mos arrihet gjurmueshmëria.

“Për të parandaluar, minimizuar rrezikun duhet të gjurmojë edhe gramin e fundit të produktit që paraqet rrezik. Në rast se nuk ka një sistem gjurmueshmërie, që në momentin e parë që merr lëndën, ti duhet të tregosh se ku ka shkuar. Ndaj në shumë raste autoriteteve në rastin e mishit me salmonelë, iu deshën 10 ditë ku e ka produktin, dhe gjatë kësaj kohe produkti u shit”,  u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore.

Për të rritur sigurinë ushqimore, inspektorët e AKU-së janë të vendosur në çdo pikë doganore dhe janë përgjegjës për kryerjen e kontrolleve. Sipas manualit të PIK, Inspektimit në pikat kufitare, ka dy opsione për marrjen e mostrave. Marrja e mostrave në bazë rreziku, kur ka një sinjalizim se mund të ketë probleme. Në këtë rast ngarkesa bllokohet dhe nuk del në treg deri sa të dalin përgjigjet. Rasti i dytë është ai rutinë, kur mostra merret në bazë planesh vjetore. Në këtë rast produkti lejohet të dalë në treg.

Edhe pse produkti mund të vijë i infektuar me salmonelë, në momentin e analizave ka mundësi të parandalohet dhe të mos përfundojë te konsumatori, por kjo nuk zbatohet.

“Për hir të së vërtetës janë shumë të rralla inspektimet. 3-4 herë në vit për operatorët me rrezik të lartë, dyqanet e mishit janë vetëm një herë në vit, mendo ku jemi”, u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore.

Ligji detyron që të gjitha importet që futen në Shqipëri duhet t’i nënshtrohen kontrollit analitik. Ekspertët thonë se aktualisht kjo procedurë nuk zbatohet, duke u reduktuar vetëm te pak subjekte që mund të kenë pasur histori negative të mëparshme.

“Kontrollit duhet t’i nënshtrohen të gjitha produktet e importit që futen në vendin tonë. Ajo që ndodh aktualisht, jo të gjitha partitë që hyjnë i nënshtrohen kontrollit zyrtar analitik. Kjo nënkupton që AKU bën një kontroll mbi bazën e rrezikut të inspektimit, duke gjurmuar në kohë dhe në hapësirë, duke parë që nëse ka pasur histori të ekspozimit me salmonela ato shtojnë kontrollet”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.

Mirëpo sipas ekspertëve kjo procedurë duhet ndryshuar. Ata i referohen rasteve konkrete të publikuara më herët dhe atyre që ne po zbulojmë. Kur kanë dalë analizat, produkti ishte shitur. Nëse mostra merret në bazë alerti, atëherë produkti qëndron i bllokuar në magazinat e importit deri në momentin e daljes së analizës.

“Për sa kohë ti merr mostër, produkti nuk duhet të dalë në treg, edhe nëse kjo është mbi bazë të planit vjetor. Analiza doli me 11 ditë me vonesë për rastin e filetos së pulës, ishte zbatuar opsioni i lënies së lirë të produktit për të dalë në treg dhe kur doli analiza e ISUV me salmonelë produkti ishte shitur thuajse i gjithë…”,  u shpreh Granit Sokolaj, ekspert i sigurisë ushqimore.

Në këtë zinxhir procedurash, një hallkë e rëndësishme që nuk funksionon si duhet janë edhe laboratorët e analizave. AKU ka 7 laboratorë, por asnjëri prej tyre nuk është i akredituar dhe përballet me mungesa të ndryshme duke filluar që nga reagentët dhe kitet.

“Edhe pse ISUV është laborator reference, edhe pse AKU ka 7 laboratorë, ka mirëmbajtje, blihen kite, por analizat kryhen në privat, sepse nuk ka kapacitete laboratorike dhe nuk ka analiza të akredituara”, u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore.

“Fakti është që AKU dhe gjithë zinxhiri i laboratorëve në varësi nuk ka kapacitete analitike për të bërë dhe përballuar një ngarkesë të tillë, pavarësisht që ka përmirësime në pikat doganore nuk është bërë e mundur që të ketë pika kontrolli analitike për të monitoruar të gjitha partitë e mallit që futen në RSH”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.

Mungesa e kapaciteteve për të kryer analizat, së bashku me vonesat në dhënien e rezultateve, bën që produktet e infektuara të dalin në treg duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve.

Ajo që ka dështuar në të gjithë historinë e shpërthimit të salmonelave është fakti që njoftimi shpesh është bërë me vonesë, strukturat e shërbimit shëndetësor janë vënë në dijeni me vonesë, por edhe ndërmarrja e akteve të survejimit nuk janë bërë në kohë. Si pasojë një pjesë e popullsisë është ekspozuar ndaj një produkti të kontaminuar.

“Duket sikur ne arrijmë të kontrollojmë produktin nga ferma në tavolinë, por ka hallka të zbuluara, ka hallka të errëta në informacionin që mbart produkti që nga fusha deri te tavolina. Mund të bësh matje në një ngarkesë dhe të mos rezultojë, por kjo nuk nënkupton që e gjithë ngarkesa është e pastër. Ndaj gjithnjë kërkohet që të shoqërohet me analiza të ndryshme. Kjo do të thotë që edhe pas çdo testi të kryer asnjëherë nuk duhet të mendojmë se rreziku është eliminuar 100%”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.

Ervin Resuli, ekspert njëkohësisht edhe president i Urdhrit të Veterinerëve, pranon se procesi çalon edhe sa i përket inspektorëve.

“Strukturat veterinare nuk janë në lartësinë e duhur për sa i përket bazës ligjore, institucioneve nga ato varen dhe drejtohen dhe sa i përket kërkimit të thelluar shkencor”, u shpreh Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore.

Fajin për këtë situatë ai e shikon te mbështetja anemike që qeveritë i kanë dhënë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe inspektorëve në veçanti. Si pasojë, inspektorët ndihen të dobët për të marrë masa ndëshkuese ndaj bizneseve miliona euroshe.

“Inspektorët nuk janë në lartësinë e duhur për të kryer funksionet që u ngarkon ligji, edhe për mungesë të logjistikës, edhe për mungesë të pagës, nuk mundet që një inspektor me pagë 800 mijë lekë t’i heqë licencën një operatori që qarkullon 20 mln euro në vit”, u shpreh Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore./Top Channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj