7 Nëntor 2025, 12:01
Nga I.A
Aleksander Laho dhe Arjan Ndoja
TIRANË- Procesi gjyqsor për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan ndoja po vazhdon ditën e sotme në GJKKO. Në seancën e sorme ka dhënë dëshminë e tij Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut), i cili ndodhej në makinë bashkë me Ndojën.
Në këtë gjyq të akuzuar janë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Laho në fjalën e tij para gjykatës ka deklaruar se është i papunë dhe jeton në Gjermani. Ai ka shtuar se ngjarjen nuk e mban mend mirë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ndërsa dy të akuzuarit për ngjarjen kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre. Dervishaj ka deklaruar se dëshmia e Lahos është kontradiktore, ndërsa Meçe tha se policia kur e ka arrestuar nuk i ka gjetur asnjë provë që e lidhin me ngjarjen.
Aleksander Laho: Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pas emrin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar tek lokal korali në plazh për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë dhe më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë.
Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot.
Plarent Dervishaj: Dëgjova zotin prokuror që tha ‘të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nëse jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im’. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Aleksandër Laho, zoti Prokurori i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra janë kontradiktore?
Julian Meçe: Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjetur faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj.
Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al
aleksander laho arjan ndoja
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 11:52
Enver Doçi
Pallati
BULQIZË- Në qytetin e Bulqizës, edhe pse kanë kaluar gati 6 vite nga tërmeti i vitit 2019, dy pallate vazhdojnë t&eum...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 11:19
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar sot një 33-vjeçar në Shkodër. I arrestuari është Mhill Shpati, 33 vje&cce...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 11:23
I.A
Policia
TIRANË- Policia ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale të pjess...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 11:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Domart Konjari, i cili është dënuar me 15 vite burg për drejtimin e një grupi të trafikut të...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 09:27
I.A
Deportimi
TIRANË- Një 39-vjeçar shqiptar është deportuar nga Italia ditën e sotme. Mësohet se ai ishte shpallur n...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 09:10
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dy vëllez&eu...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 07:54
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqimeve, te cilat tani janë mbi mesatare...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 07:39
I.A
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me...
Aktualitet
6 Nëntor 2025, 21:49
M.L
Behgjet Pacolli
TIRANA- Biznesmeni Behgjet Pacolli deklaroi se ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të përfundojë brenda a...
Aktualitet
6 Nëntor 2025, 21:34
M.L
SPANJË- Media spanjolle La Voz de Ibiza ka raportuar se një nga rrjetet më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të dro...