LIVE UPDATES
Aktualitet

Nisma për ndalimin e qeseve plastike/ Kontrolle në biznese, 500 mijë lekë gjobë ndaj një subjekti

Bllokimi u bë nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyerjes së Tregut pas kontrollove të zhvilluara.

20 Korrik 2022, 13:25 Nga e.k
Nisma për ndalimin e qeseve plastike/ Kontrolle në biznese, 500
Foto ilustruese

TIRANË- Janë bllokur 147 kg qese plastike më kuadër të nismes për ndalimin e qeseve si dhe është vendosur një gjobë me vlerë 500 mijë lek ndaj subjektit. Bllokimi u bë nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyerjes së Tregut pas kontrollove të zhvilluara. 

"inspektorët e ISHMT-së sekuestruan të gjithë sasinë e këtij malli, si dhe vendosën masë administrative 500,000 (pesëqind mijë) lekë ndaj subjektit. ISHMT, si institucion zbatues i nismës së qeverisë për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi iu bën apel të gjitha subjekteve të zbatojnë detyrimet ligjore që rrjedhin nga zbatimi i kësaj VKM-je, pasi kontrollet do të intensifikohen në të gjithë territorin e vendit. Ky vendim përcakton se operatorët ekonomikë, që prej datës 1 Qershor, ndalohen të përdorin ose ofrojnë qese plastike mbajtëse me përmasa më të vogla se 50 cm gjatësi dhe 24 cm gjerësi (pa përfshirë gjerësinë e palosjeve) me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kg, me trashësi nën 70 mikron. Ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshme, parashikojnë penalitete në rast mosrespektimi të kësaj VKM-je", thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E INSPEKTORIATIT SHTETËROR TË MBIKQYERJES SË TREGUT

ISHMT bllokon 147 kg qese plastike, në kuadër të nismës për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) në vijim të kontrolleve për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.367/2022 “Për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike mbajtëse dhe qeseve oxo-degradueshme dhe oxo-bio të degradueshme”, bllokoi 147 kg qese plastike me trashësi më të hollë se 70 mikron.
Inspektorët e ISHMT-së sekuestruan të gjithë sasinë e këtij malli, si dhe vendosën masë administrative 500,000 (pesëqind mijë) lekë ndaj subjektit.
ISHMT, si institucion zbatues i nismës së qeverisë për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi iu bën apel të gjitha subjekteve të zbatojnë detyrimet ligjore që rrjedhin nga zbatimi i kësaj VKM-je, pasi kontrollet do të intensifikohen në të gjithë territorin e vendit.
Ky vendim përcakton se operatorët ekonomikë, që prej datës 1 Qershor, ndalohen të përdorin ose ofrojnë qese plastike mbajtëse me përmasa më të vogla se 50 cm gjatësi dhe 24 cm gjerësi (pa përfshirë gjerësinë e palosjeve) me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kg, me trashësi nën 70 mikron.
Ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshme, parashikojnë penalitete në rast mosrespektimi të kësaj VKM-je.
Në rastet kur subjektet nuk respektojnë kërkesat e përcaktuara në vendim, ISHMT ndalon tregtimin e qeseve plastike, procedon me sekuestrimin dhe marrjen e masave përkatëse.
Referuar vendimit, çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme, dënohet me gjobë në vlerën 500,000 (pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.
Në rast se konstatohet se subjekti është gjobitur dhe më parë, dhe shkelja e tij përsëritet masa ndëshkimore me gjobë 3-fishohet, i sekuestrohet malli dhe mund të shkohet deri në revokimin e lejes/licencës së prodhimit.
ISHMT ka në fokus të punës së saj ndërgjegjësimin e subjekteve dhe informimin e tyre për zbatimin me korrektësi të ligjit, ndërsa rikujton detyrimet që rrjedhin prej tij, në mbrojtje të konsumatorëve dhe të konkurrencës së ndershme.

Nisma për ndalimin e qeseve njëpërdorimshme shkaktoi debat te grupet e interesit, që cilët penalizohen nga kufizimi i riciklimit të plastikës. Për këtë shqetësim të industrisë ministria e Mjedisit më herët sqaroi se nisma ligjore nuk merr përsipër të ndalojë gjithë plastikën, as të ndalojë të gjitha llojet e qeseve, por merr përsipër të ndalojë ndalojë: Qese plastike mbajtëse; Qese të lehta plastike mbajtëse; Qese shumë e lehtë plastike mbajtëse; Qese plastike mbajtëse oxo- degradueshme ose oxo-biodegradueshme. “Bizneset që operojnë në këtë fushë, nuk prodhojnë vetëm këto lloje qesesh, por një gamë shumë të gjerë produktesh plastike. Nisma ligjore është prezantuar që në vitin 2019, duke ndjekur të gjitha hallkat e informimit dhe konsultimit publik, gjë që i ka mundësuar bizneseve të përshtatin planet e tyre në bazë të kuadrit të ri”, pohoi ministria.

tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj