LIVE UPDATES
Aktualitet

Një tjetër dosje mbi tavolinën e belgëve, si po 'lahen' hesapet larg Shqipërisë. Antwerp-i pika 'kyçe'

Dosja.al ka sjellë në një përmbledhje të gjitha çështjet e bujshme që po hetohen në Belgjikë, të paktën për ato që ka dijeni publike, ku tre fjalët më të përdorura janë: prostitucion, vrasje, drogë!

14 Qershor 2022, 09:00 Nga k.m.
Një tjetër dosje mbi tavolinën e belgëve, si po
Bledar Muça, Erion Hasanbelli dhe Arjan Spahiu

TIRANË- Atentati i djeshëm në Antëerp ndaj Erion Hysenbelliut nga Kasandër Noga i ka shtuar një dosje më shumë mbi tryezën e prokurorëve belgë që duket se janë specializuar me krimin shqiptar. Dosja.al ka sjellë në një përmbledhje të gjitha çështjet e bujshme që po hetohen në Belgjikë, të paktën për ato që ka dijeni publike, ku tre fjalët më të përdorura janë: prostitucion, vrasje, drogë!

Edhe pse çdo vit ka aksione, ku njëri konsiderohet më i madh se tjetri, sërish duket se grupet janë aty. Disa për t’u fshehur, disa me qëllim të qartë; duan kontroll në portin e Antëerpit, pikë kyçe në trafikun e drogës në Europë. E lakmuar nga të gjithë, ka ngjallur shumë konflikte, ndërsa shumë probleme duket se ‘emigrojnë’ edhe nga Shqipëria.

Arjan Spahiu - 28 nëntor 2020

Një tjetër dosje mbi tavolinën e belgëve, si po

Ardit Spahiu i njohur dhe me emrin Arjan ose me pseudonimin “Arjani Vogël” u ekzekutua me 8 plumba në zonën Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. 38-vjeçari, vëllai i kunatit të Erion Alibejt, u ekzekutua por ende nuk dihet se kush e qëlloi. Përveçse pistës së kunatit, ao ka qenë i arrestuar në vitin 2010 në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, por më pas u la i lirë. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Spahiu të ishte i besuari i Alibejt për të kontrolluar trafikun në Belgjikë.

Bledar Muça- 22 janar 2022

Një tjetër dosje mbi tavolinën e belgëve, si po

Bledar Muça u vra më 22 janar në Belgjikë. Ai nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi njihej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjave në Elbasan. Mirëpo kjo nuk ishte hera e parë që i bënin atentat, Emri i Muçës, u lakua edhe në vitin 2016, ku gjatë një atentati në Elbasan, mbeti i plagosur rëndë e po ashtu, u lëndua edhe një efektive policie. Autoritetet thanë se objektiv i sulmit ishin Florenc Çapja e Bledar Muça.

Emri i të ndjerit, Bledar Muça akuzohet për vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, por këto krime nuk u provuan asnjëherë nuk iu provuan nga Policia dhe nga Prokuroria. Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.

12 qershor- Erion Hasanbelli

Një tjetër dosje mbi tavolinën e belgëve, si po

43-vjeçari Erion (Mikel) Hasanbelli është në gjendje të rëndë për jetën dhe ndodhet i shtruar në spital, pasi Kasandër Noga e plagosi me armë zjarri. Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasandro Nogës. Gjithçka nisi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Belgjikë.

TOYOTA AURIS

Një tjetër dosje mbi tavolinën e belgëve, si po

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti i Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

Fillimisht për këtë dosje u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka. Vladit iu dha vetëm një vit e gjysmë burg për veprën penale të mosdeklarimit të parave në kufi, duke sfumuar akuzën fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Për të njëjtën çështje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka i cili u gjykua për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Çeka ishte shoferi i kamionit.

Në shkurt të këtij viti, belgët erdhën në Shqipëri dhe pritën për dy orë e 20 minuta ish-kryedemokratin Lulzim Basha, i cili u mor në pyetje nën cilësinë e personit në dijeni. Në qendër të hetimeve është edhe një grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastron para me ndihmën e disa zyrtarëve, por ende nuk janë zbardhur detaje apo emra të personave të përfshirë.

DËSHMITË E GAZETARËVE

Artan Hoxha shkoi i pari në qershor të këtij viti për të deponuar në Prokurorinë belge për çështje të ndryshme, por kryesisht mbi “Toyota Auris”. Madje shtoi se kishte pasur edhe mundësinë e takimit me hetues që kishin mësuar edhe shqip.

“Në korridoret e policisë federale gjeta dy oficerë gjyqësorë, hetues federalë, që e flasin shqipen në mënyrë të shkëlqyer. Pra, ata jo thjesht po na hetojnë, por e kanë mësuar shqipen që të na hetojnë pa përkthyes,”- u shpreh gazetari i kronikës Artan Hoxha, në Syri Tv. Pas Artan Hoxhës, edhe gazetarja Klodiana Lala do të shkojë për të dëshmuar në Prokurorinë belge lidhur me informacionet që ka për përplasjet në Elbasan. Pasi Hoxha dëshmoi për dosjen "Toyota Auris", Klodiana Lala tha se belgët e kërkonin për të mësuar më shumë lidhur me informacionet që ka mbledhur për çfarë ka ndodhur vitet e fundit në Elbasan dhe jo vetëm.

"Para disa kohësh kam bërë një emison për përplasjen e grupeve kriminale. Alibej dhe Çopja, këta por po hetohen nga belgët. Sot jam ftuar nga Gjykata e Durrësit për të dhënë informacione për belgët. I shqetëson faktin që duan të dinë burimin e informacionin,”-u shpreh ajo.

AKSIONET E POLICISË

Megjithatë ndër vite nuk kanë munguar as aksionet e Policisë belge. Aksioni më i bujshëm ishte ai "Atos" gjatë të cilit u prangosën nipat e deputetit Rrahman Rraja. Po ashtu, finalizohet operacioni ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Gjermanisë u sekuestruan rreth 232 kilogramë kokainë (në total 1.2 tonë), një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro. Të arrestuarit janë Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka. Ramazan Rraja, është nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja, kurse Fjoralb Rraja është i afër i deputetit. Ndërsa në shkurt të këtij viti, në pranga ranë 30 persona, pjesëtarë të një bande kriminale shqiptare, janë arrestuar gjatë një operacioni ndërkombëtar të policisë më Belgjikë.

Tani me atentatin e fundit një dosje më shumë është shtuar për t’u hetuar…

arjan spahiu erion hasanbelli bledar muca


Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!