LIVE UPDATES
Aktualitet

Noka nga Hasi: Berisha sot mbahet i burgosur pa prekur asnjë cent të taksave të shqiptarëve, ndërsa hajduti Ilir Beqja lëviz i lirë

Nga ana tjetër Noka tha se po mbahet në burg Kreu i Opozitës dhe në rrugë ecën i lirë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. 

21 Mars 2024, 17:52 Nga h.k
Noka nga Hasi: Berisha sot mbahet i burgosur pa prekur asnjë cent të
Foto ilustruese

HAS-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha nga Hasi se duhet të largohet Rama dhe t’i hapet rruga qeverisë teknike. Nga ana tjetër Noka tha se po mbahet në burg Kreu i Opozitës dhe në rrugë ecën i lirë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. 

Noka: Pra, për fat të keq, ajo që ne dje votuam si drejtësi e re për shqiptarët dhe Shqipërinë është kthyer në një organizatë kriminale që nuk jep drejtësi, por merr peng liderin e opozitës, si bandat kriminale në rrugë vetëm e vetëm që të gjunjëzojë opozitën dhe PD-në. Nga ana tjetër, drejtësia e re politike e Edi Ramës, shikoni çfarë bën, dhe jo më kot i themi organizatë kriminale. Hajduten që vodhi taksat e shqiptarëve, dje e dënoi me 2.6 vite burg. Ju gjendën qindra e mijëra euro në shtëpi. Ndërsa hajduten e hajdutes, pastruesen që vodhi hajduten, me 7 vite burg. A është kjo drejtësia që duan shqiptarët dhe që kanë votuar shqiptarët?

Unë them se jo. Kjo jo vetëm drejtësi nuk është. Ku ka drejtësi që hajduten e taksave të shqiptarëve ta dënojë me 2.6 vite burg, ndërsa pastruesen që vjedh hajduten me 7 vite burg. Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, këtë e bën vetëm drejtësia e padrejtësisë që ka emrin Rilindje dhe Skap. Sali Berisha sot mbahet peng nga shteti i bandave, mbahet i burgosur pa prekur asnjë cent të taksave të shqiptarëve në të gjithë jetën e tij. Ndërkohë Ilir Beqaj, hajduti ndër më të mëdhejtë që ka parë Shqipëria në demokraci, hajduti nga më të rrezikshmit e këtij vendi, që ka abuzuar me miliona euro të shqiptarëve, nuk akuzohet për korrupsion nga skapi i partisë.

Sepse padroni është ai që vendos akuzat, dhe kush është padroni i Skapit? Edi Rama. Ilir Beqaj që shëndetësinë e shkatërroi së bashku me Ramën, sot nuk ka akuzë për korrupsion, por ka akuzë shpërdorim detyre. Sepse po ti shtrëngoheshin darët e drejtësisë Ilir Beqes, ai do të tregonte padronin që fshihet pas tij, ai do të drejtonte gishtin, siç bëri edhe ish-numri dy i organizatës kriminale të rilindjes, Arben Ahmetaj duke drejtuar gishtin tek Edi Rama. Kjo pra është drejtësia e re politike dhe ndaj sot demokratët janë në këmbë këtu dhe në të gjithë Shqipërinë. Ndaj sot është koha që ne në këtë tur të themi ‘demokratët janë zgjuar, janë në këmbë’;. Ky tur do të shërbejë për një zgjim popullor, për ti dhënë një rrugë tjetër këtij vendi, dhe jo rrugën ku po e fut Edi Rama dhe rilindja.

Jemi në këtë tur, për një zgjim të madh popullor që të fshijmë nga faqja e dheut të keqen që ka pllakosur Shqipërinë në këto 11 vite, dhe që e ka emrin Edi Rama dhe Rilindje. Sot Shqipëria për këto fakte që përmenda dhe mijëra e mijëra të tjera që nuk kemi kohë ti përmendim në këtë sallë është në mungesë të plotë të kohezionit social dhe politik. Sot Shqipëria për shkak të bandës së pushtetit dhe drejtësisë, nuk ka dhe nuk mund të ketë në këto kushte që është, paqe sociale. Sepse paqja sociale është vrarë nga Edi Rama. Ka vetëm një rrugë që shqiptarëve tu kthehet paqja: Të largohet Edi Rama si shkaktari i çdo të keqeje në Shqipëri dhe në këtë vend dhe ti hapet rruga një qeverie teknike, e cila të ketë vetëm një mision, vota e lirë e shqiptarëve.

Vota e lirë është ajo fuqia që në duart tuaja do të bëjë ndryshimin. Vota e lirë është ajo që do të çlirojë energjinë njerëzore këtu në Has, siç e çliruat në 14 maj, por në të gjithë Shqipërinë dhe do të mundësojë që në Shqipëri të kthehet shpresa dhe ndryshimi të bëhet realitet. Misioni ynë dhe i PD-së është qeveri teknike që të kthejmë shenjtërinë e votës, të kthejmë shpresën, që të kthejmë lirinë në këtë vend dhe që të mundësojmë që Shqipëria të mos udhëtojë drejt asgjëkundit, siç e ka nisur Edi Rama, por të rrugëtojë e lirë dhe e paqtë drejt Europës, ëndërr e kahershme e jona. Së bashku ne kemi treguar se fitojmë. Ne së bashku e detyruam Edi Ramën që të kthejë parlamentin në normalitet. Ne së bashku kemi treguar se fitojmë. Ndaj sot jemi më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë që të ecim në rrugëtimin tonë për ti kthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve dinjitetin e vjedhur dhe të nëpërkëmbur. Fitore, fitore dhe vetëm fitore!

ilir beqaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj