LIVE UPDATES
Politike

“Non grata”/ Raportet me Zeldin dhe letra e Rubios, Berisha: Me largimin e Blinken do të nis lobimin në SHBA

Kreu demokrat tha se ka mbështetur Trump dhe i ka bërë thirrje anëtarëve të PD dhe mbështetësve të saj që të votojnë kandidatin e Partisë Republikane.

15 Nëntor 2024, 21:22 Nga N.F
“Non grata”/ Raportet me Zeldin dhe letra e Rubios, Berisha: Me
Berisha

TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha është shprehur se do të nisë përpjekjet e tij, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit, përsa i takon sanskionit “non grata” Berisha i ftuar në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në News24 tha se nuk ka bërë asnjë lobin ose pagesë. Ai shtoi se ka qenë i vendosur të mos shkel në SHBA përsa kohë Antony Blinken të mbante detyrën e Sekretarit të Shtetit. Berisha tha se së shpejti falë sovranit amerikan ai do të largohet nga ajo detyrë dhe se do të fillojë përpjekjet për të paraqitur të gjitha argumentet e tij.


“Nuk kam bërë asnjë lobim, asnjë pagesë. Thjesht padita në Gjykatë, Sekretarin e Shtetit për shpifje, dhe ky ishte rasti i dytë që ndodhte që një Sekretar Shtetit të paditej në gjykatë nga një shtetas i huaj. Unë nuk kam bërë asnjë lobim, përveçse një mik i vjetër, Reganian,  një avokat i famshëm, Charli Black, pasi u njoh me rastin iu drejtua me një letër një komisioni në kongresin amerikan për të nisur hetimet, duke shpallur veten “lobist pa asnjë pagesë”.  Kam qenë i vendosur të mos shkel në SHBA përsa kohë Antony Blinken të mbante atë detyrë. Së shpejti falë sovranit amerikan ai do të largohet nga ajo detyrë dhe unë filloj përpjekjet e mia, sqarimet e mia, për të paraqitur të gjitha argumentet”, tha Berisha.

Kreu demokrat tha se ka mbështetur Trump dhe i ka bërë thirrje anëtarëve të PD dhe mbështetësve të saj që të votojnë kandidatin e Partisë Republikane.

A keni ju apo dikush i afërt me Ju, lidhje me z. Lee Zeldin, i nominuar nga Presidenti Trump për të drejtuar Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit?

Berisha: Personalisht unë dhe rrethi im i ngushtë nuk ka asnjë lloj njohje me Sekretarin e Shtetit për Klimën, Lee Zeldin. Por kam një mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj tij se në tre letra ka kërkuar nga Sekretari i Shtetit prova dhe fakte lidhur me shpalljen time “non grata”, ndërsa e konsideronte atë si një lobim nga George Soros, pasi në hetimet që kishte bërë ai nuk kishte gjetur kurrë ndonjë të dhënë për korrupsionin e Sali Berishës. Unë shfrytëzoj këtë rast për ti uruar sukseset më të mëdha në postin shumë të rëndësishëm që i ka caktuar Presidenti Donald Trump.

Nëse ju apo njerëz të afërt me ju nuk keni lidhje me Lee Zeldin, si i ra atij në vesh çështja juaj, aq sa i kërkoi në një seancë dëgjimore informacion, Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken?

Konkretisht nuk e di personin që i ka folur, mund të jenë miqtë e mi amerikanë, mund të jenë bashkëatdhetarët tanë. Por mendoj se paraqitja e  rastit tim te Lee Zeldin ka qenë një akt shumë i rëndësishëm për trasnparencën e vendimit mafioz politik të grushtit të shtetit që u ndërmorr ndaj opozitës shqiptare nga mafia shqiptaro-amerikane e Edi Ramës dhe George Soros.

A keni paguar ju, njerëz të afërt me Ju, apo pjesë e diasporës, para në atë që mund ta quajmë lobim apo interesim të kongresmenit të asaj kohe, Lee Zeldin?

Nuk kam bërë asnjë lobim, asnjë pagesë. Thjesht padita në Gjykatë, Sekretarin e Shtetit për shpifje, dhe ky ishte rasti i dytë që ndodhte që një Sekretar Shtetit të paditej në gjykatë nga një shtetas i huaj. Unë nuk kam bërë asnjë lobim, përveçse një mik i vjetër, Reganian,  një avokat i famshëm, Charli Black, pasi u njoh me rastin iu drejtua me një letër një komisioni në kongresin amerikan për të nisur hetimet, duke shpallur veten “lobist pa asnjë pagesë”.  Kam qenë i vendosur të mos shkel  në SHBA përsa kohë Antony Blinken të mbante atë detyrë. Së shpejti falë sovranit amerikan ai largohet nga ajo detyrë dhe unë filloj përpjekjet e mia, sqarimet e mia, për të paraqitur të gjitha argumentet mbi grushtin e shtetit që u krye kundër një force konservatore, vetëm për ti dhënë të gjithë pushtetin, një manari të George Soros në Rajon, Edi Ramës.

Në ç’fazë është ky proces gjyqësor me Antony Blinken, ka avancuar ?

Të jem i sinqertë padia ime ishte një padi për dinjitetin e Sali Berishës dhe dinjitetin e shqiptarit. Nuk ishte një padi që Gjykata do të merrte këtë apo atë vendim. Por ishte në dinjitetin tim që t’i kërkoja zotërisë që të paraqiste dokumente mbi akuzat. Çështja shkoi në gjyq, por gjykatësit vlerësuan se Sekretari i Shtetit ka imunitet dhe se unë nuk jam qytetar i vendeve të BE-së. Sipas avokatit tim, këto pretendime ishin relative, sepse shpifja dënohet edhe aty ku del. Imuniteti nuk është për shpifje, shpifja nuk i jep imunitet zyrtarëve.

Ju thatë se do të nisni përpjekjet tani që Blinken nuk do të jetë Sekretar i Shtetit. Tetë senatorë, përfshi edhe Marco Rubio, i zgjedhur nga Trump si Sekretar i Shtetit, në një letër ngrenë shqetësimin përsa i takon “non grata-ve” në Amerikën Latine. Çfarë përpjekjesh do të ndërmerrni ju?

Fitorja e Trump është ngjarja më e rëndësishme në historinë e lirisë pas rënies së perdes së hekurt. fantazma e komunizmit u largua nga vendet e tjera dhe gjeti strehim në SHBA. Kjo fantazmë u shpreh me agresionin e paprecedentë ndaj familjes dhe vlerave të saj.  U shpreh me çrrënjosjen e trashëgimisë kulturore, u shpreh me grushtin e shtetit kundër opozitave konservatore. Përsa i takon Sali Berishës janë 3 letra të personalizuara për mua nga një kongresmen që ishte në atë kohë në Komisionin e Jashtëm të përfaqësuesve. Por unë edhe njëherë, nuk kam lobuar. Kur iu drejtova Gjykatës, i qëndrova besnik parimeve të Gjykatës. Është një agresion i të majtës ekstreme amerikane kundër forcave koservatore në Botë.

berisha trump blinken

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj