LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nuk do të heshtim"/ Ipeshkvinjtë e Shqipërisë ngrejnë alarmin: Vendi po shpopullohet, këtu s'ka shpresë për të jetuar!

Në fjalën e tij Massafara theksoi se familjet që përpiqen të emigrojnë përfundojnë duke u trafikuar nga grupet e strukturuara kriminale.

4 Nëntor 2022, 13:11 Nga a.l
"Nuk do të heshtim"/ Ipeshkvinjtë e Shqipërisë
foto ilustruese

TIRANË- Ipeshkvinjtë e Shqipërisë kanë ngritur alarmin për shpopullimin e vendit dhe rrezikun me të cilët do të përballen emigrantët dhe azilantët. Pas Asamblesë së zakonshme të Konferencës Ipeshkvnore, Angelo Massafra, kryetar i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë ka dalë me një deklaratë, ku theksoi se situata është shqetësuese dhe largimi tashmë i Shqiptarëve nga vendi ka marrë përmasat e një fenomeni, pas të cilës fshihen raste tragjike dhe të paligjshme. Në fjalën e tij Massafara theksoi se familjet që përpiqen të emigrojnë përfundojnë duke u trafikuar nga grupet e strukturuara kriminale, ndërsa theksoi se e gjitha ndodh pasi shpresa për të jetuar në Shqipëri ka humbur. 

"Duke vlerësuar situatën e rëndë në të cilën ndodhemi, kemi vendosur të mos heshtim, duke ngritur zërin tonë në mënyrë që të dëgjohet nga organet kompetente shtetërore dhe nga populli ynë. Kjo bëhet me qëllim që të gjejmë rrugë për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste tragjike. Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit. Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëve të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme", tha Angelo Massafara. 

Angelo Massafari ka prorpozuar negociata dhe dialog me organizmat shtetërore, në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe, sepse sipas tij, duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim: Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë?

"Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë. Është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura. Nga ana jonë si Kishë Katolike, shprehim gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë dialog si palë ndërmjetëse mes organizmave shtetëror. Po ashtu, jemi të gatshëm që të shpalosim sugjerime e projekte për këtë qëllim", tha Angelo Massafara. 

Në përfundim të fjalës së tij, kryetari i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë theksoi se për situatën janë të gjithë përgjegjës, jo vetëm të klasës politike, ndërsa nxit të gjithë shqiptarët për një shqyrtim të thellë të ndërgjegjes për të kuptuar që fatet e vendit tonë varen prej zemrës dhe mendjes së gjithsecilit.

"Jemi të gjithë bashkëpërgjëgjës, secili sipas pjesës që i takon, në funksionimin pozitiv ose negativ të jetës sociale të Shqipërisë. Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër. Sot, ndërsa përkujtojmë 32-vjetorin e Meshës së parë dhe në Vigjilien e festës së Martirëve të Shqipërisë, propozojmë shembullin e tyre të dashurisë për atdheun si modelin për t’u ndjekur dhe imituar. Pikërisht dashuria ndaj Zotit dhe atdheut, që ishte vendi ku provania hyjnore i vendosi për të jetuar e vepruar, duke dhënë kontributin e tyre në bashkëpunim me veprën e Krijuesit, i shtyu ata të japin jetën e tyre. Të gjithë atyre i besojmë ndërmjetësinë pranë Hyjit, bekimin e të cilit e thërrasim për këtë popull që duam me dashuri të sinqertë dhe të pakushtëzuar", tha Angelo Massafari. 

ipeshkvinjtë e shqipërisë ngrenë alarmin për shpopullimin e vendit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj