All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

"Nuk e bëra për nënshtetësinë!" U hodh në lumë për të shpëtuar 2 fëmijët që ndërruan jetë, shqiptari në Greqi: Do t’i bëj tatuazh për t’i pasur gjithmonë në zemër

Edhe pse ai arriti t’i nxjerrë djemtë nga lumi, fatkeqësisht të miturit pësuan vdekje klinike dhe prindërit e tyre vendosën të dhurojnë organet.

15 Qershor 2025, 17:55 Nga M.B
"Nuk e bëra për nënshtetësinë!" U hodh
Levian Goga
All - Paragraf - 1

GREQIA- Levian Goga, emigranti shqiptar në Greqi që u hodh pa u menduar dy herë në lumin Arahthos për të shpëtuar dy fëmijë, 12 dhe 14-vjeç, javën që lamë pas ka bërë një deklaratë në media duke thënë se është baba dhe bëri atë që do të bënte çdo prind për një fëmijë në rrezik. Edhe pse ai arriti t’i nxjerrë djemtë nga lumi, fatkeqësisht të miturit pësuan vdekje klinike dhe prindërit e tyre vendosën të dhurojnë organet.

Goga tha për mediat greke se nuk kishte motiv as për famë e as për përfitime. Në lidhje me lajmin që i është dhënë nënshtetësia greke pas aktit të tij të guximshëm, ai theksoi qartë se nuk e ka bërë për këtë. Ai falenderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve, që nga mjekët e spitalit në Artë dhe Patra, deri te ministri i Shëndetësisë që e telefonoi personalisht për t’u interesuar për shëndetin e tij.

Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, emigranti shqiptar tha se është në gjendje të mirë, por ka pak ujë dhe gjak në mushkëri. Gjithashtu Levian bëri edhe një thirrje prekëse për të ndihmuar prindërit e 12-vjeçarit që humbi jetën, të cilët janë emigrantë dhe nuk kanë dokumente të rregullta.

Pjesë nga deklarata e tij në mediat greke:

E bëra sepse mendova se ishte fëmija im aty brenda. Nuk bëra heroizëm, bëra atë që më diktoi zemra. Do t’i bëj tatuazh fëmijët për t’i pasur gjithmonë në zemrën time. Nuk e bëra për nënshtetësinë. Jam 20 vjet këtu, herë me dokumente, herë pa. Erdha në Greqi 17 vjeç, tani jam 41. Kjo është vendi ku kam kaluar jetën. Nuk kam shkuar askund tjetër, as në Itali. Greqia është si atdheu im i dytë.

Kam pak ujë dhe gjak në mushkëri, por jam mirë. Falënderoj mjekët që u kujdesën për mua dhe për fëmijët. Kam marrë telefonata nga gjithë Greqia. Nga njerëz të thjeshtë, ministra, të gjithë ata që e panë numrin tim, më kanë telefonuar.

I lutem shtetit t’i ndihmojë. Kanë vetëm 20 ditë afat me dokumentet dhe rrezikojnë gjobë nëse dalin nga vendi. Do të donin të qëndronin këtu, të vendosin një lule mbi varrin e djalit të tyre. Ndihmojini.

Aty lumi është shumë i thellë, deri në 7 metra. Është shumë i rrezikshëm. Duhet vendosur një tabelë paralajmëruese që të mos përsëritet më kjo tragjedi. Fëmijët janë fëmijë, nuk mund t’i ndalosh gjithmonë. Nuk mund të jesh 24 orë pas tyre.

levian goga

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj