LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk e kaloj dot murin as për fëmijën e sëmurë”, historia prekëse e kryefamiljarit të izoluar nga gjakmarrja

Pjetër Gjoka është kryetar i misionit të pajtimit të gjaqeve për Lezhën. Ai mban statistika dhe viziton derë më derë të gjithë ata që kanë konflikte, nga më të lehtat deri te vrasjet. Ai thotë se fenomeni është përhapur frikshëm vitet e fundit.

4 Mars 2026, 22:45 Nga E. D

“Nuk e kaloj dot murin as për fëmijën e

LEZHË- Lezha, një ndër qytetet që dikur nuk vuante nga fenomeni i gjakmarrjes, duket se po i dorëzohet këtyre normave. Një seri vrasjesh ende të pazbardhura, por që kanë shkaktuar dhjetra viktima, mendohet se kanë si motiv pikërisht gjakmarrjen.

Pjetër Gjoka është kryetar i misionit të pajtimit të gjaqeve për Lezhën. Ai mban statistika dhe viziton derë më derë të gjithë ata që kanë konflikte, nga më të lehtat deri te vrasjet. Ai thotë se fenomeni është përhapur frikshëm vitet e fundit.

“Akoma në Lezhë kemi 35 familje të ngujuara dhe të dëmtuara nga gjakmarrja, që misioni jonë i asiston”, u shpreh Pjetër Gjoka, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Lezhë.

Mark Pjetër Leshi është njëri ndër ata që është ngujuar. Ai e quan veten “një i vdekur mes të gjallëve”. Ndihet i sigurt vetëm kur është brenda mureve të shtëpisë. Prej 7 vitesh, kohë kur përfundoi burgun për vrasje, ai është ngujuar në shtëpinë e tij në Torovicë të Lezhës dhe mund të dalë vetëm deri në oborr.

“Unë rri këtu te shtëpia, qoftë edhe brenda shpeshherë; dal për cepet e shtëpisë, deri në oborr ma andej jo. Shpeshherë kur dal natën, se kam një fëmijë të sëmurë, më ikin edhe flokët nga frika”, u shpreh Mark Ndue Lleshi, i ngujuar.

Ai është djali i Pjetër Llesh Dodës, nga i cili u frymëzua personazhi i Dedës tek filmi “Rrugë të Bardha”. Familja kishte zbritur nga Domgjoni i Mirditës, 42 vite më parë.

Në qershor të vitit 2000, kur ndodhi ngjarja fatale, Marku po përpiqej të ndërtonte një jetë të re. Kishte tre fëmijë të vegjël, njërin prej të cilëve me aftësi të kufizuara, dhe punonte dy punë për të ndërtuar këtë shtëpi që të mbante familjen.

Me fqinjin, që më pas u kthye në viktimën e tij, Marku kishte pasur konflikte edhe më parë, pasi ai e kishte dhunuar. Konflikti ishte zbutur me ndërhyrjen e pleqësisë sipas Kanunit, por situata ndryshoi në qershor të vitit 2000. Marku pretendon se fqinji së bashku me të vëllanë e kthyer nga Italia e provokuan dhe fyen rëndë. Mëngjesin tjetër, pas një konflikti verbal me babain e tyre dhe kërcënimeve se do ta vrisnin, ai vendosi të ndërmarrë veprimin ekstrem.

“Vjen plaku i tyre dhe më te shtëpia, se erdha: ‘Të qes fare me kë ke, të vras!’ Shkoj në shtëpi, pregatitem, s’po vijnë, sillem në oborr se çfarë duan me bo këta. Thashë, dua të shkoj në punë e do më vrasin… Kjo ishte psikologjia ime e momentit, shkova aty dhe gjuata tre herë pikërisht mbi personin”, u shpreh Mark Nikollë Biba, i ngujuar.

Fillimisht ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim, por më pas çështja u rikthye në apel dhe përfundimisht u dënua me 13.4 vite burg. Në total ai ka vuajtur fizikisht 8 vite e 9 muaj, pasi përfitoi ulje për sjellje të mirë dhe për punën e kryer gjatë qëndrimit në burg. Teksa ka mbyllur llogaritë me shtetin, familja e viktimës ka të tjera llogari, dhe Marku po vuan një tjetër “burg” sipas Kanunit: ngujimin.

“Është ai koncepti që shteti bën punën e vet, mu më ka borxh gjakun. Fenomeni i ngujimit është një fenomen i tmerrshëm dhe i ka ardhur edhe Lezhës që ta vuajë.

Është diçka shumë e tmerrshme: familja e mbyllur brenda pa pasur të drejtë të dalë jashtë, sidomos burrat pa të drejtë të integrohen në shoqëri, tek miku, dhe sigurisht edhe mjetet e jetës, dhe rëndohet familja e vrarësit, i cili është i ngujuar edhe pasi ka bërë burgun”, u shpreh Pjetër Gjoka, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Lezhë.

Sot Mark Lleshi është penduar për gjithçka që ka ndodhur. Ai thotë se gjithçka do të ishte shmangur nëse do të kishte pasur dikë afër që ta këshillonte.

“Unë desha një njeri që të më thoshte, Mark, mos e bëj këtë punë. Unë e quaj të keqe; duhet ta kisha lënë aty. Sot jam bërë pishman, ose më mirë, jam bërë pishman në moment. Punë e madhe që shau, kërcënoi, asgjë nuk duhet bërë”, u shpreh Mark Pjetër Lleshi, i ngujuar./Top Channel

lezhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj