LIVE UPDATES
Aktualitet

OEK i drejtohet Avokatit të Popullit në Kosovë për liberalizimin e tregut të energjisë: Shumë kompani nuk janë të përgatitura për këtë kalim

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka kërkuar që të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.

23 Mars 2025, 15:24 Nga M.B
OEK i drejtohet Avokatit të Popullit në Kosovë për
Foto ilustruese

KOSOVA- Dhoma Ekonomike e Kosovës i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit, duke i kërkuar që të iniciojë lëndë në Gjykatën Kushtetuese për të pezulluar për një vit vendimin për kalimin e bizneseve në tregun e hapur të energjisë. Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka kërkuar që të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.

Oda Ekonomike i kërkoi Avokatit të Popullit që ta dërgojë këtë lëndë në Kushtetuese, pasi argumentoi se një kalim i tillë në treg të hapur do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në koston e prodhimit apo shërbimit.

“Një rritje e tillë do të ndikonte negativisht në konkurrueshmërinë e bizneseve në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm, duke ulur gjithashtu standardin jetësor të qytetarëve”, tha OEK-u.

Në kërkesën drejtuar Avokatit të Popullit, OEK renditi arsyet e kërkesës për një pezullim njëvjeçar. Kjo odë tha se bizneset argumentojnë se dalja nga tregu i rregulluar mund të sjellë rritje të ndjeshme të kostove të energjisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë financiare.

“Shumë kompani nuk janë të përgatitura për këtë kalim dhe kanë nevojë për më shumë kohë për t’u përshtatur me modelin e tregut të lirë”, tha OEK-u, duke shtuar se një kalim i menjëhershëm në një treg të liberalizuar të energjisë do të bënte që bizneset më të vogla të penalizoheshin më shumë, duke “ndikuar negativisht në konkurrencë”.

Po ashtu, OEK-u kërkon që me këtë vendim të mos caktohet një numër i përcaktuar i punonjësve apo një prag mbi vlerën e qarkullimit si kritere për daljen në tregun eghapur.

“Duke marrë parasysh këto shqetësime, bizneset i bëjnë thirrje ZRRE-së që të shqyrtojë mundësinë e shtyrjes së afatit për kalimin në tregun e hapur të energjisë për të paktën një vit. Një periudhë tranzicioni më e gjatë do t’u lejonte kompanive të përshtatin strategjitë e tyre dhe të shmangin goditjet e papritura financiare”, tha OEK-u në kërkesën drejtuar Avokatit të Popullit.

Si pjesë e Ligjit për energjinë elektrike, vendimi i ZRRE-së nënkupton që bizneset duhet ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre me energji elektrike. Sipas ZRRE-së, konsumatorët që dalin në tregun e liberalizuar të energjisë, mund të furnizohen nga çdo kompani vendore që posedon licencë ose nga kompani të huaja.

Operatori për Furnizim me Energji (KESCO) është furnizuesi kryesor i licencuar për energji elektrike në Kosovë. Çmimet e produkteve të KESCO-s e përcakton ZRRE-ja. Por, ZRRE-ja ka thënë se në vend janë të licencuar edhe 18 kompani të tjera që ofrojnë këtë shërbim.

Më 5 mars, përmes një njoftim, KESCO tha se bazuar në kërkesën e ZRRE-së, kompanitë që kanë mbi 50 punëtorë apo qarkullim mbi 10 milionë euro, do të duhet të zgjedhin furnizuesin me rrymë brenda 15 ditësh, pasi, nga data 1 qershor, nuk do të jenë më në listën e konsumatorëve me tarifa të rregulluara. Ato do të kalojnë në furnizim me çmime të parregulluara, të cilat përcaktohen nga kërkesa dhe oferta në treg./ REL

energjia elektrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj