All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

"Oligarkët nuk hynin dot në Theth se nuk i lejoi komuniteti aty"/ Hoxha: Banorët ja dolën të investonin pa asnjë ndihmë nga qeveria e Ramës

Gazetari tha se në Theth njerëzit po ktheheshin dhe po investonin në pronat e tyre, ndërsa shtoi se nuk ka ndodhur që dikush të vijë nga një rreth tjetër dhe të investojë aty.

10 Korrik 2025, 22:38 Nga r.ll
"Oligarkët nuk hynin dot në Theth se nuk i lejoi komuniteti
artan hoxha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gazetari, Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit. Hoxha u shpreh në emisionin "ÇIM PEKA Live" në Syri TV, se oligarkët ndryshe me situatën e jugut, nuk investonin dot në Theth.

Gazetari tha se në Theth njerëzit po ktheheshin dhe po investonin në pronat e tyre, ndërsa shtoi se nuk ka ndodhur që dikush të vijë nga një rreth tjetër dhe të investojë aty. Ai tha se banorët e Thethit ja dolën që të investonin, pa asnjë ndihmë të qeverisë Rama. 

“Unë kam qenë në ditën e parë, që ka filluar projekti për ta kthyer Thethin në një zonë turistike. Thethi kishte vetëm bukuritë që i ka falur natyra, ishte komplet i braktisur. Ka qenë fillimisht një projekt i mbështetur nga ambasada gjermane.

Pse ishte ambasada gjermane dhe banka gjermane për ta zhvilluar atë zonë? Sepse ishte një nga zonat më të parapëlqyera për turistët gjermanë. Në atë kohë atje nuk kishte valë për telefonin, nuk kishte energji elektrike. Kishin një hidrocentral, si në kohën e komunizmit që ishte zonë e izoluar, pra ata nuk kanë pasur ndonjë mbështetje atje, dhe nuk kishin as energji elektrike. Një gjë e veçantë për Thethin sot, nga shumë zona të tjera turistike, është se nuk ka investitorë, që vijnë nga zona të tjera. Pra të gjithë janë banorë të zonës. Atje pronat kanë qenë pa letra, sepse secili atje ka jetuar në tokën e vetë, pronën e vetë të trashëguar. Pra në Theth kush ka blerë nuk ka arritur të investonte sepse duhet të merrte miratimin e gjithë zonës.

Duke i lënë dhe pa letra gjatë gjithë kohës, ata nuk plotësojnë as kushtet për të marrë lejen. Rama e përdori përgjatë fushatës së kaluar çoji rrugën atje asfaltin. Dhe çfarë ndodh bumi që ka pasur Thethi gjatë ndërtimeve është përgjatë mandatit të Ramës. Në Theth nuk futen dot oligarkët të investojnë, sepse komuniteti aty është unik, dhe ata nuk të lejojnë të hysh aty, dhe ai të thotë që ti s’mund ta zhvillosh kur ne jemi këtu.

E vetmja gjë e mirë që u pa në Theth, është që njerëzit po ktheheshin dhe po investonin në pronat e tyre, nuk ka asnjë tjetër që të ketë ardhur nga një rreth tjetër dhe të ketë investuar në Theth. Ndryshe si në jug që kanë shkuar oligarkët më të pasurit, dhe kanë marrë toka dhe status investitor strategjik, në Theth nuk ka ndodhur kjo atje janë të gjithë banorët e Thethit. Rama ja tregoi edhe një banoreje të Thethit që ti ke aq shumë lekë sa i dërgon dhe atij që është në emigracion. Banorët e Thethit e kanë bërë investimin me forcat e veta, kanë marrë 0 ndihmë. Dhe papritmas kryeministri i cili është kthyer në një kryetar bashkie, dhe pikërisht një kryebashkiak nuk ka ministra por ka drejtorë. Dhe prandaj shkarkon ministrat dhe jo drejtorët sepse drejtorët ja dhanë mandatin ata kontrollojnë patronazhistat.” tha Hoxha.

artan hoxha ndertimet ne theth

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj