LIVE UPDATES
Aktualitet

Open Balkan, tre vjet propagandë për lehtësimin e tregut të punës

Institucionet shqiptare bëjnë “ping-pong” përgjegjësinë

8 Maj 2024, 17:34 Nga Jona Plumbi

Open Balkan, tre vjet propagandë për lehtësimin e tregut të

SHQIPËRI - Mundësimi i një tregu të lirë të punës mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është premtuar prej tre vitesh nga përfaqësuesit e tre shteteve, në kuadër të nismës Open Balkan. Bëhet fjalë për mundësinë që qytetarët e këtyre tre vendeve të njihen nga shtetet respektive dhe të aplikojnë në mënyrë elektronike për leje qëndrimi dhe vizë pune, pa patur nevojë për vajtje-ardhje apo burokracira të shtuara. Por vetë institucionet që janë përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes nuk kanë asnjë informacion për çështjen. Filipi nga Maqedonia e Veriut prej 13 Marsit të këtij viti pret përgjigje për aplikimin e kryer në E-Albania për leje qëndimi në Shqipëri. Pavarësisht se kanë kaluar thuajse dy muaj, kërkesa e tij mbetet ende pa përgjigje dhe aplikimi është “në pritje”.

Sot, që një qytetar nga Maqedonia e Veriut apo Serbia të marrë leje qëndrimi apo pune në Shqipëri, ai aplikon në portalin E-Albania, plotëson një formular dhe ngarkon në format fotografie një listë të gjatë dokumentash. Dokumentat, qytetari i nxjerr në shtetin e tij, i përkthen në shqip dhe i noterizon, që më pas t’i ngarkojë në portalin E-Albania, sëbashku me një mandat pagese për marrjen e shërbimit. Por, sipas marrëveshjeve të vitit 2021 dhe protokolleve të zbatimit të vitit 2024, procedura për aplikim për leje qëndrimi dhe pune do të lehtësohej përmes procedurave elektronike. Qytetari do të përdorë shërbimin elektronik online të krijuar për qasje falas në tregun e punës në portalin e qeverisjes elektronike të palës pranuese. – thuhet në protokollin e firmosur në janar të vitit 2024.

Aplikimi bëhet përmes të dhënave për identitetin elektronik të konfirmuar, i quajtur ndryshe në protokoll si “Open Balkan ID”. Ky numër është kyç në aplikimin për leje pune në tregun e Open Balkan, siç shpjegon për Faktoje edhe Ministria për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. “Ndërlidhja e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor që kërkon miratimin e protokollit shtesë për ID për Ballkanin e Hapur, është një element bazë për zbatimin e marrëveshjes për kushtet për akses të lirë në tregun e punës pasi sipas nenit 7 të kësaj marrëveshje shtetasi i palës kontraktuese duhet të disponojë një numër ID të Ballkanit të Hapur.” – Meki për Fakotje.

Ky numër gjenerohet në përputhje me protokollin ‘për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor’. Dokumentat që sot merren në institucionet shtetërore, do duhet të merreshin automatikisht nga të dhënat kombëtare të tre shteteve, duke e bërë aplikimin e qytetarëve plotësisht online, nëse databaza do ekzistonte. Faktoje u interesua pranë institucioneve shqiptare për të kuptuar në çfarë faze është ngritja e bazës së të dhënave për njohjen elektronike të qytetarëve të tre shteteve dhe u gjend përballë një ping-pongu përgjegjësishë. Ministria e Brendshme tha se institucioni përgjegjës është AKSHI.

AKSHI tha se përfaqësues i palës shqiptare në këtë marrëveshje është Policia e Shtetit dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit ndaj dhe duhet t’i drejtohemi për informacion më të detajuar Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit dhe Policisë së Shtetit. Ndërsa Policia e Shtetit tha se“ Për sa i përket kërkesës suaj, lidhur me statusin aktual të përgatitjes së faqes online, ku do të aplikojnë shtetasit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, për akses të lirë në tregun e punës, Ju bëjmë me dije se, Policia e Shtetit nuk e zotëron këtë informacion.” Ky ping-pong përgjigjesh institucionale tregon se në fakt procesi për hapjen e tregut të lirë të punës, që u njoftua se do të niste në 1 Mars të vitit 2024, jo vetëm nuk ka filluar, por institucionet nuk janë as në proces të punës për ngritjen e saj. Ndërkohë në shtetet fqinje propaganda vijon të përhapet nga politikanë dhe funksionarë publik sikur tregu i përbashkët të ishte tashmë realitet.

Fakti që qeveria Shqiptare nuk ka nisur punën për databazën që do të mundësonte aplikimin online të shtetasve nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia e “çjerr maskën” e përfitimit të tregut të lirë nga nisma Open Balkan, një instrument propagande në dorën e Serbisë  që përdoret vazhdimisht nga presidenti Vuçiç. Prej vitit 2021 propaganda për ekzistencën dhe funksionimin tregut të lirë të punës vijon të përsëritet në media, pavarësisht mungesës së zbatimit të saj./Marrë nga Faktoje

open balkan propagande treg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj