Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Brenda mjetit të tyre, ata kishte 118 kg kanabis, ndërsa në pranga përfunduan 2 rumunët, George Coman 54 vjeç dhe Daniela Buturugaru, 36 vjeç banuese në Bukuresht të Rumanisë.
KORÇË- Vazhdon trafiku i drogës nga Shqipëria në Greqi. Në kuadër të operacionit "Itinerari", Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e djeshme në Kapshticë ku u vunë në pranga 2 shtetas rumunë të cilët tentuan të trafikonin një sasi kanabisi drejt Greqisë duke përdorur një automjet rulot. Brenda mjetit të tyre, ata kishte 118 kg kanabis, ndërsa në pranga përfunduan 2 rumunët, George Coman 54 vjeç dhe Daniela Buturugaru, 36 vjeç banuese në Bukuresht të Rumanisë. Ata kanë deklaruar në Polici që rulotin e kishin marrë me qira dhe nuk ishin në dijeni të lëndës narkotike të fshehur në të.
Por kjo nuk është hera e parë që shtetas rumunë trafikojnë drogë duke u hequr si turistë në Shqipëri. Vetëm pak javë më parë po prapë 4 shetatas rumunë kanë rënë në pranga ndërsa 5 shqiptarë janë shpallur në kërkim pas megaoperacionit ‘Camper’. Më 13 mars u sekuestruan 260 kilogramë kanabis që kishte gjithashtu destinacion Greqinë, ndërsa në pranga përfunduan: Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru.
NJOFTIM I PLOTË:
Kapshticë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Itinerari", për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me ata të DVP Korçë dhe autoritetet doganore. Sekuestrohen 118 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihen në pranga 2 shtetas rumunë që tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirin me Greqinë, me një automjet rulot.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë dhe autoritetet doganore në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Itinerari". Si rezultat i këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme të DVP Korçë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. C., 54 vjeç, banues në Ghimpajti dhe D. B., 36 vjeçe, banuese në Bukuresht, Rumani.
Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të Republikës së Shqipërisë, Policia Kufitare ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip Camper të markës "Fiat", me drejtues shtetasin G. C. dhe pasagjere shtetasen D. B. Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese LIBRAZHD- Zbulohet identiteti i dy viktimave që përfunduan mbrëmë në lumin Shkumbin. Arjan dhe Malinda Yze, 5...
Foto ilustruese LIBRAZHD- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Librazhd-Përrenjas. Një...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al mban në faqe të parë ...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha falenderon bashkëshorten e tij, Nevilën për mbështetjen që i ka dh&eum...
Moti TIRANË- Java nis me vranësira të shumta. Gjatë paradites do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellimeve. Nd&e...
Foto Ilustruese TIRANË- 5 mijë persona u mbajtën në përgjim gjatë vitit 2022 nga Prokuroria e Posaçme dhe ato të ...
Juliani TIRANË- Juliani, i cili është thirrur nga nëna e tij Serija në “Shihemi në Gjyq” për konfliktin lidh...
Juliani TIRANË- Drejt fundit të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, “Shihemi në Gjyq”, konfli...
Foto Ilustruese DURRËS- Një tjetër person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Këtë her...
Momenti i përplasjes TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e përplasjes së këmbësorit nga një automje...