Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin emrat dhe fotot e të arrestuarve, AMP: Efektivi që qëlloi nuk ka kryer shkelje
Sipas raportimeve ata ishin nën vëzhgim nga policia prej dy muajsh, dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike në një rrugë pa krye, ku kishin lënë vendtakimin.
22 Mars 2024, 10:21Nga r.ll
te arrestuarit
TIRANË- Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e një trafikanti 30 vjeçar. Enea Sulejmani ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas kontrollit, në automjet i është gjetur një pako me lëndë narkotike dhe me peshë rreth 1 kilogram.
Gjithashtu në pranga janë vënë edhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç që ishin në makinë me Sulejmanin. Ndërkohë janë zbuluar edhe fotot e të rinjve që u vunë në pranga në rrugën "Mihal Duri" në kryeqytet.
Të rinjtë dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut. Sipas raportimeve ata ishin nën vëzhgim nga policia prej dy muajsh, dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike në një rrugë pa krye, ku kishin lënë vendtakimin.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk rezulton që efektivet të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta. Kjo pasi sipas tyre efektivi ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme. Plumbi i qëlluar ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, ka depërtuar brenda dhe e ka kapur Sulejmanin në kofshë. Ky i fundit rezulton Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës.