Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Si pasojë janë proceduar penalisht, për shpërdorim të detyrave, dy kryetarë fshatrash dhe një rojë mjedisi.
SHKODËR- 3126 kanabis janë asgjësuar nga policia e shkodrës në kuadër të operacionit “Koordinata”. Si pasojë janë proceduar penalisht, për shpërdorim të detyrave, dy kryetarë fshatrash dhe një rojë mjedisi. Uniformat blu bëjnë me dije se bimët narkotike janë gjetur në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 3126 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 rojë mjedisi.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
-Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 922 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Oblikë, shtetasin S. P.;
-Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1034 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në
Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Selcë, shtetasin A. D., dhe për rojën e mjedisit, shtetasin P. G.;
-Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.
Foto TIRANË- Një prej autorëve të arrestuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra ka dëshmuar para grup...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë 24 orëve t&e...
Viktima TIRANË- Një prej vëllezërve Bushgjoka të arrestuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra ka dës...
Foto TIRANË- Drejtoria e Tatimeve përmes një njoftimi ka bërë me dije se po vijon me intensitet aksioni për formali...
Foto SHKODËR- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotmë në Shkodër. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rre...
Foto SARANDë- Një 26-vjeçar është vetëdorëzuar në polici disa orë pasi plagosi me thikë një 4...
Foto TIRANË- Prej ditës së hënë, pas nisjes së aksionit të tatimorëve, në shumë markete të vogl...
Foto TIRANË- Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i ...
Foto ilustruese ITALIA- Dy shqiptarë janë arrestuar në Breshia të Italisë, pasi u kapën në flagrancë teksa vid...
Laert Haxhiu TIRANA- Avokati mbrojtës i Laert Haxhiut, Detar Hysi, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me lajmet për ta...