Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në njoftim bëhet me dije se është vënë në pranga drejtuesi i automjetit, Elidon Çela dhe dy ndihmësit e tij. D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
DURRËS- Ka përfunduar numërimi i parave që u sekuestruan në Portin e Durrësit. Në njoftimin përfundimtar bëhet me dije se në total janë gjetur 522 mijë euro në impiantin e kondicionerëve në autobusin që erdhi me traget nga Italia. bashkë me paratë janë sekuestruar edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje). Në njoftim bëhet me dije se është vënë në pranga drejtuesi i automjetit, Elidon Çela dhe dy ndihmësit e tij. D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
Njoftimi i policisë Durrës – Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit. Sekuestrohen rreth 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje). Vihen në pranga drejtuesi i autobusit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor në lidhje me tentativën për të futur një sasi të madhe eurosh të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara, në vendin tonë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe autoritetet doganore në këtë port, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eurot”. Në kuadër të operacionit është ndaluar autobusi i linjës Padova – Lushnjë, me drejtues shtetasin Elidon Çela., 32 vjeç. Gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Autobusi është kthyer për kontroll të specializuar, nga Task Forca permanente që përbehet nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit, pasi disponohej informacion nga Policia, se në brendësi të autobusit kishte të fshehura sasi të madha eurosh. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të autobusit janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 522 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mallrat e dyshuara të kontrabanduara që u gjetën në brendësi të autobusit (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje). Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasve:
Elidon Çela, 32 vjeç, banues në Lushnje, pronar dhe drejtues i autobusit; D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimn dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Pamjet nga dhunimi i qytetarëve POGRADEC- Pezullohet nga detyra një efektiv i Policisë së Shtetit në Pogradec, i cili ka qëll...
Elidon Çela DURRËS- Personi që po shikoni në foto është Elidon Çela, i riu që u vu në pranga në Porti...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 qytetar&eu...
Lumturi Zeqja BRITANI E MADHE- Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Londër, teksa mbronte mikun e tij gjatë një grindjeje, ësht...
Kolegji "Mehmet Akif Arsoy" TIRANË-Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka reaguar për mbylljen e kolegjit turk rreth nj&...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka kërkuar nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë pë...
Edi Rama ELBASAN- Duke folur për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti mesanatën e 20 tetorit në Komisariatin nr.3 në kryeqytet kryem...
Indrit Ndoji FUSHË KRUJË- Indrit Ndoji, 34-vjeçari që u gjet i vrarë në kanal këtë paradite në Fushë Kr...
Autobusi ku u gjetën paratë DURRËS- Autobusi që po shikoni është mjeti me të cilin u sollën 500 mijë eurot e p...
Paratë e sekuestruara DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me sekuestrimin e 500 mijë eurove, para ...