LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni “Ura”/ Hoxha: S’mund të thuash ‘çmontohet’ dhe nuk arreston drejtuesit e grupit

Hoxha tha se ajo që ndodhi ishte më shumë një ekspozim i një grupi të fuqishëm dhe të vjetër kriminal, sesa një goditje.

27 Maj 2025, 21:33 Nga E. D
Operacioni “Ura”/ Hoxha: S’mund të thuash
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha duke fulur për Operacionin “URA”, theksoi se grupi nuk është realisht i “çmontuar”. I ftuar në emisionin "Log" në News 24, Hoxha tha se ajo që ndodhi ishte më shumë një ekspozim i një grupi të fuqishëm dhe të vjetër kriminal, sesa një goditje. Ndër të tjera gazetari u shpreh se RENEA ka qëndrua 6 orë dhe nuk hynte dot në banesë, aty duhet të futesh si në ambasadë.

Gjithashtu ai theksoi se trofeu më i madh i këtij operacioni është 3 mln euro që janë kapur në 18 maj të vitit të kaluar. Sipas tij pa diskutim që është një sukses, sepse më në fund një nga grupet në Shqipëri që ka elementet për tu quajtur organizatë me një historik të paktën mbi 25 vjeçar ekspozohet për qytetarët shqiptarë. 

"Ajo që u vu re përvecse mediave që solli informacion ishte dosja italiane, që ishte 1000 e ca faqe. Zhurma që u bë ishte e madhe dhe u krijua përshtypja…dhe titulli ishte “u çmontua grupi i Shkozetit”. Në fakt aty ka më tepër veprime shkresore që janë bërë, veprime konkrete në terren. Ai është një hetim historik, hetim për ngjarje  që kanë ndodhur deri në momentin kur Sky ishte në aktivitet, dmth deri në 2021, ndërkohë që ne jemi në 2025. Hetimi është bërë në një kohë që edhe vetë grupi nuk ka qenë në potencialin që është sot, pa u ngjitur në majë.

Pa diskutim që është një sukses, sepse më në fund një nga grupet në Shqipëri që ka elementet për tu quajtur organizatë me një historik të paktën mbi 25 vjeçar ekspozohet për qytetarët shqiptarë. Përbën sukses ky fakt, por në cfarë përmasa është ky sukses, a është real goditja, dhe a është çmontim, këtu na lindin pikëpyetjet. Kjo ka të bëjë me fuqinë e grupit dhe grupi është hetuar për vepra në Itali, jo në Shqipëri. Nuk ka asnjë vrasje aty. Në Shqipëri këta kanë disa momente, faza dhe përplasje.

Në Shqipëri nuk bëhesh i njohur se merresh me tregti, por për këtë momentin tjetër. Kjo të con te fuqia lokale, më pas bëhesh aktor i rëndësishëm dhe përfshihesh në lidhjet korruptive dhe lidhjet me politikën. Këta i kanë të gjitha brenda. U arrestuan ata që ishin të arrestuar dhe u shpallën në kërkim ata që ishin në kërkim. Flasim për nivelin e lartë, nuk flasim për shoferët. E gjitha ekspozeja u shoqërua me titullin “çmontohet”, kur thua çmontohet, e ke parasysh se cfarë është çmontimi. Nuk mund të çmontohet dikush që nuk e ke kapur.

Trofeu më i madh i këtij operacioni është 3 mln euro që janë kapur në 18 maj të vitit të kaluar. Nga 18 maji i vitit të kaluar nuk ke pse pret prokurorin e Barit, sepse ti je prokurori i Shqipërisë dhe si asnjë prokurori më përpara ke burime njerëzore, financiare që ti të çmontosh edhe atë. Kjo duhej bërë para zgjedhjeve, ka dhe krim zgjedhor. Kur është bërë vjet kontrolli më 18 maj RENEA ka ngelur 6 orë nuk hynte dot në banesë aty. Ajo rrugë ku RENEA ka hyrë, edhe sot i ka blloqet e betonit, do hysh sikur hyn në ambasadë. Pra ata nuk janë fshehur, ata kanë qenë aty. Ti do ta kishe sukses të vërtetë nëse ti do kishe arrestuar Vis Docin, dhe më pas kanë hierarki . Ne na u shit një djalë tjetër, thoshin ky ishte kreu," tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj