LIVE UPDATES
Aktualitet

Organizatat për lirinë e medias kundër kufizimeve të reja në Parlament: Hap pas për lirinë e shtypit

Sipas tyre, këto masa, përfshirë ndalimin e filmimeve të pavarura dhe kufizimin e kontakteve me deputetët, cenojnë rëndë transparencën, llogaridhënien dhe lirinë e shtypit, duke i privuar qytetarët nga informacioni i pavarur dhe i drejtpërdrejtë.

19 Shtator 2025, 11:32 Nga I.A
Organizatat për lirinë e medias kundër kufizimeve të reja
SafeJournalists

TIRANË- Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat vendase për lirinë e medias në Shqipëri, ka dërguar një letër të hapur drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të shprehur shqetësimin lidhur me propozimet e reja për kufizimin e qasjes së gazetarëve në Parlament.

Sipas tyre, këto masa, përfshirë ndalimin e filmimeve të pavarura dhe kufizimin e kontakteve me deputetët, cenojnë rëndë transparencën, llogaridhënien dhe lirinë e shtypit, duke i privuar qytetarët nga informacioni i pavarur dhe i drejtpërdrejtë.

Letra e plotë: 

I nderuar z. Peleshi, Ne, Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa  Kufij (RSF), dhe organizatat e lirisë së medias në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë të thellë  lidhur me propozimet e fundit nga shumica parlamentare për të kufizuar ndjeshëm qasjen e  gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Këto propozime, sipas raportimeve të gazetarëve,  parashikojnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare dhe zëvendësimin e tyre  plotësisht me një transmetim zyrtar të vetëm, si dhe kufizimin e të gjitha ndërveprimeve midis  deputetëve dhe medias në një hapësirë të vetme të përcaktuar si “doorstep”. Nëse zbatohen, një gjë e tillë do të eliminonte praktikisht kontaktin e drejtpërdrejtë dhe spontan mes gazetarëve  dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do ta bënte llogaridhënien vullnetare.

Kufizime të tilla do t’ia hiqnin publikut një nga hapësirat e fundit për të mbajtur përgjegjës  deputetët dhe ministrat. Ndërkohë që mbrojtja e komunikimeve private të deputetëve është një shqetësim legjitim, ajo nuk mund të shërbejë si pretekst për heqjen e kamerave të pavarura nga salla plenare apo për ndalimin e gazetarëve që t’u afrohen deputetëve në hapësirat e Kuvendit. 

Ne kemi ngritur më parë shqetësime për rregullat e reja të akreditimit mediatik të miratuara nga  Kuvendi në vitin 2021, të cilat tashmë kufizuan lirinë e lëvizjes së gazetarëve brenda Kuvendit dhe rritën varësinë nga transmetimet zyrtare. Që prej asaj kohe kemi dokumentuar raste të përsëritura pengesash dhe një model më të gjerë të kufizimit të aksesit.

Në Shqipëri, konteksti i përgjithshëm mediatik e bën edhe më shqetësues këtë propozim.  Përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e shumicës rrallë mbajnë konferenca për shtyp apo  marrin pjesë në debate televizive të pavarura, duke u mbështetur më shumë te komunikimi i kuruar përmes rrjeteve sociale apo materialeve audiovizive të parapërgatitura nga Agjencia për Media dhe Informim. Vonesat, refuzimet dhe centralizimi tashmë pengojnë qasjen në informacionin publik. Kuvendi ka qenë për këtë arsye hapësira e fundit institucionale ku gazetarët mund të pyesnin drejtpërdrejt dhe spontanisht përfaqësuesit politikë. Heqja e kësaj  hapësire do të ishte një hap i rëndë mbrapa për lirinë e medias dhe llogaridhënien demokratike.

Ne ju bëjmë thirrje, z. Kryetar, të ndërmerrni këto hapa:

- Të zhvilloni një dialog të hapur me gazetarët, organizatat e lirisë së medias dhe palët  e tjera të interesuara për të rishikuar sistemin e akreditimit parlamentar në mënyrë që të  balancojë privatësinë me transparencën dhe të garantojë akses domethënës.

- Të përafroni akreditimin me angazhimet ekzistuese, përfshirë Strategjinë e Kuvendit  2025–2030 dhe zotimet e Nismës “Parlamenti i Hapur” mbi transparencën,  llogaridhënien dhe marrëdhëniet konstruktive me median.

- Të vendosni protokolle të qarta për Gardën e Republikës për të parandaluar pengesat arbitrare ndaj gazetarëve, siç është vënë re në vitin 2024, veçanërisht gjatë momenteve të tensionit politik.

- Të ruani pika të shumta aksesi. “Doorstep”-i mund ta plotësojë qasjen, por nuk duhet të zëvendësojë korridoret, lobet dhe oborret që mundësojnë pyetje spontane.

- Të garantoni hapjen institucionale duke lejuar filmimet e pavarura krahas transmetimeve zyrtare, duke publikuar në kohë oraret dhe gjithë informacionin parlamentar përkatës, duke forcuar shërbimin e shtypit të Kuvendit, dhe duke u angazhuar për konsultime të ardhshme me gazetarët dhe organizatat e lirisë së medias përpara çdo ndryshimi tjetër.

- Të forconi transparencën e komunikimit publik duke vendosur konferenca të rregullta për shtyp, të udhëhequra nga gazetarët, me pjesëmarrjen e Kuvendit, deputetëve dhe ministrave, të mbajtura disa herë në muaj.

- Të krijoni një mekanizëm të pavarur apelimi në mënyrë që vendimet për akreditim  ose qasje të mund të kundërshtohen shpejt dhe në mënyrë të drejtë, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjitha mediat e akredituara, përfshirë ato lokale, rajonale, online dhe formatet e reja të gazetarisë

- Të riafirmoni angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së. Hapja parlamentare dhe liria e medias janë elemente themelore të Klasterit 1 në negociatat e anëtarësimit. Zbatimi i këtyre standardeve do të tregojë angazhimin e Kuvendit ndaj transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa masat kufizuese do të dëmtonin besueshmërinë demokratike  brenda dhe jashtë vendit.

Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të mbështetur institucionet shqiptare në përmirësimin e lirisë së medias dhe të shprehjes, duke theksuar se mbrojtja e fortë e gazetarisë dhe e fjalës së lirë janë themelore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE.

safejournalists

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj