LIVE UPDATES
Aktualitet

OSBE dhe ILD/ Konferenca në Tiranë, 6 vendet e rajonit për shërbimet e inspektimit në Drejtësi

E para, se sfida jonë nuk është thjesht të fitojmë besimin e publikut, por të ndërtojmë një sistem drejtësie, që është i aftë të gjenerojë legjitimitet dhe vetëbesim, përmes cilësisë, efikasitetit dhe transparencës.

26 Shtator 2025, 18:15 Nga E. D
OSBE dhe ILD/ Konferenca në Tiranë, 6 vendet e rajonit për
pamje nga takimi

TIRANË- Konferenca rajonale “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit” u finalizua sot në Tiranë, me qëndrimin e përbashkët të delegacioneve nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi e Tirana, se cilësia dhe efikasiteti i drejtësisë janë kritere të panegociueshme për progresin e vendeve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe se komunikimi, shkëmbimi i përvojave e ndarja e dilemave profesionale, i shërbejnë forcimit të rolit të tyre për integritetin e sistemit të drejtësisë e besimin e qytetarëve, por edhe procesit të integrimit në BE.

Duke paraqitur konkluzionet e konferencës dy ditore, Inspektori i Lartë i Drejtësisë tha mes të tjerash, se “Nga kjo konferencë do të marr me vete disa reflektime personale dhe profesionale.

E para, se sfida jonë nuk është thjesht të fitojmë besimin e publikut, por të ndërtojmë një sistem drejtësie, që është i aftë të gjenerojë legjitimitet dhe vetëbesim, përmes cilësisë, efikasitetit dhe transparencës. Kontributi i institucioneve tona nuk është vetëm një profesion, por një mision që lidhet drejtpërdrejt me vlerat më të larta të shoqërisë së një vendi si drejtësia, besimi i qytetarëve dhe përgjegjësia publike. E dyta, se kemi më shumë të përbashkëta se veçanti dhe kjo është arsyeja pse bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm një dëshirë dhe vullneti i mirë nga ana jonë, por jam i sigurt se është i domosdoshëm. Vetëm duke shkëmbyer përvoja, duke organizuar vizita pune, duke ndarë praktikat më të mira dhe duke vijuar takime të tilla periodike, ne mund të arrijmë standarde të krahasueshme me ato të Bashkimit Evropian.

Kjo përvojë e parë e organizuar në Tiranë është një dëshmi e qartë, se bashkëpunimi ynë rajonal ka potencial real për t’u kthyer në një traditë të qëndrueshme. Mund ta vazhdojmë këtë rrugëtim në qytetet e tjera të rajonit, duke e pasuruar gjithmonë me ide të reja, përvoja të reja dhe rezultate konkrete.”

Konferenca, që bëri bashkë në Tiranë në datat 25 dhe 26 shtator 2025, institucione të drejtësisë nga 6 vendet e rajonit tonë, u bashkëorganizua nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prezenca e OSBE në Shqipëri, me misionet e OSBE në kryeqytetet e rajonit, Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup.

Për dy ditë, drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë së rajonit diskutuan rreth tre temave të mëdha, parimet dhe funksionimi i shërbimeve të inspektimit, roli i tyre në mbrojtjen e standardeve demokratike dhe  promovimin e integritetit, si dhe kontributi i këtyre institucioneve në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

Paraqitja e përfundimeve të konferencës nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë Artur Metani

Përshëndetje, Jemi në momentin e fundit të kësaj konference rajonale, e cila për dy ditë me radhë na angazhoi në diskutime intensive, reflektime profesionale dhe shkëmbime përvojash të çmuara. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për praninë, kontributin dhe përkushtimin që sollët në këtë tryezë. Çdo diskutim, çdo ndërhyrje dhe çdo përvojë që ndamë në këtë aktivitet ka pasuruar kuadrin e ideve mbi të cilat ne do të ndërtojmë pse jo edhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm.

Agjenda ishte e ngjeshur dhe e shumë e pasur me tematika, apo çështje të cilat realisht janë thelbësore për t`u trajtuar dhe diskutuar. Tre shtyllat mbi të cilat e mbështetëm këtë konferencë nuk janë vetëm tema të rëndësishme, apo çështje të cilat lidhen me veprimtarinë e institucioneve tona, por janë edhe gurë themeli për funksionimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendet tona. Diskutuam mbi parimet dhe funksionimin e institucioneve të inspektimit të punës së magjistratëve; mbi rolet e tyre në mbrojtjen e standardeve demokratike dhe promovimin e integritetit të magjistratëve; si edhe mbi kontributin që institucionet tona të inspektimit japin në kuadër të reformimit të sistemit drejtësisë në vazhdimësi dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Nga diskutimet mbi organizimin dhe funksionimin e institucioneve të inspektimit, mësuam se ndonëse secili vend ka modelin e tij ligjor, institucionet tona janë të ngjashme përsa i takon parimeve themelore të organizimit dhe funksionimit. Pavarësia dhe paanshmëria e institucioneve  tona disiplinore janë një garanci e padiskutueshme për të siguruar integritetin dhe besueshmërinë e sistemit të drejtësisë. Ky është një mesazh i qartë për qytetarët tanë se institucionet e inspektimit dhe kontrollit të punës së magjistratëve  nuk janë thjesht mekanizma kontrolli, por janë institucione që mbrojnë besimin publik dhe garantojnë se drejtësia ushtrohet mbi bazën e ligjit, pavarësisë  dhe të paanshmërisë.

Në pjesën  e dytë, kur diskutuam për mbrojtjen e standardeve demokratike dhe integritetit, u nënvizua se pavarësia e magjistratëve është një përgjegjësi po aq sa edhe privilegj. Ky ishte një nga mesazhet më të forta të kësaj konference. Një gjyqësor i pavarur nuk është privilegj i magjistratëve, por është garanci për qytetarët dhe për demokracinë e një vendi. Pavarësia duhet të balancohet me llogaridhënien, e cila nuk mund të përdoret si një mjet kontrolli  apo presioni ndaj veprimtarisë së magjistratëve, por si një instrument për forcimin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit të tyre. Kjo është një sfidë delikate, por është edhe rruga e vetme për të pasur një sistem drejtësie të pavarur, me integritet dhe të përgjegjshëm.

Në pjesën e tretë të diskutimeve, kontributi i institucioneve të inspektimit në reformimin e sistemit drejtësisë dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, u theksua se cilësia dhe efikasiteti i drejtësisë janë kritere të panegociueshme për progresin e vendeve tona drejt rrugëtimit në familjen e madhe evropiane. Raportet e Bashkimit Evropian, por edhe organizatave të tjera ndërkombëtare, e nënvizojnë shpesh këtë fakt: “Një sistem drejtësie jo eficient nuk është vetëm një pengesë për ecurinë e integrimit evropian, por është edhe pengesë për besimin e qytetarëve te shteti i tyre.” Kjo është arsyeja pse institucionet tona të inspektimit kanë një përgjegjësi të dyfishtë, për të kontrolluar, por edhe për të udhëhequr drejt përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve të shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian.

Nga kjo konferencë do të marr me vete disa reflektime personale dhe profesionale.

E para, se sfida jonë nuk është thjesht të fitojmë besimin e publikut, por të ndërtojmë një sistem drejtësie, që është i aftë të gjenerojë legjitimitet dhe vetëbesim, përmes cilësisë, efikasitetit dhe transparencës. Kontributi i institucioneve tona nuk është vetëm një profesion, por një mision që lidhet drejtpërdrejt me vlerat më të larta të shoqërisë së një vendi si drejtësia, besimi i qytetarëve dhe përgjegjësia publike. E dyta, se kemi më shumë të përbashkëta se veçanti dhe kjo është arsyeja pse bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm një dëshirë dhe vullneti i mirë nga ana jonë, por jam i sigurt se është i domosdoshëm. Vetëm duke shkëmbyer përvoja, duke organizuar vizita pune, duke ndarë praktikat më të mira dhe duke vijuar takime të tilla periodike, ne mund të arrijmë standarde të krahasueshme me ato të Bashkimit Evropian.

Kjo përvojë e parë, e organizuar në Tiranë, është një dëshmi e qartë se bashkëpunimi ynë rajonal ka potencial real për t’u kthyer në një traditë të qëndrueshme. Mund ta vazhdojmë këtë rrugëtim në qytetet e tjera të rajonit, duke e pasuruar gjithmonë me ide të reja, përvoja të reja dhe rezultate konkrete.

Nuk mund ta mbyll këtë fjalë pa disa falënderime të veçanta.

Falënderoj prezencën e OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Taran, Mauros dhe gjithë ekipin e tij, që mbështetën idenë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe na ndihmuan ta realizojmë këtë konferencë. Falënderoj gjithashtu misionet e OSBE-së në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup, që koordinuan dhe siguruan pjesëmarrjen e  delegacioneve.

Një falënderim i përzemërt për kolegët e mi në ILD, që u angazhuan me përkushtim, si dhe të gjithë pjesëmarrësit që e pranuan ftesën dhe ndanë me ne përvojën e tyre. Dhe një falënderim i veçantë për ekipin organizator, Mimozën nga zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Luljetën nga Prezenca e OSBE në Shqipëri,  të cilat punuan pa orar prej muajsh për të bërë të mundur organizimin e kësaj konference.

Të nderuar kolegë,

Sot ndihem i lumtur që arritëm të mblidhemi për herë të parë në këtë aktivitet dhe jam i bindur se ky është vetëm fillimi i një tradite të re. Shpresoj që, përveç punës intensive, të keni mundësinë të shijoni pak nga mikpritja e Tiranës dhe bukuritë e vendit tonë.

Ju uroj rrugë të mbarë drejt vendeve tuaja, dhe mbetem i sigurt se së shpejti do të takohemi sërish për të vijuar këtë bashkëpunim të përbashkët që kemi nisur.

Ju faleminderit!

osbe ild


Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!