LIVE UPDATES
Aktualitet

"Paqëndrueshmëria në Itali mund të përhapet", VOA: Pasojat e dorëheqjes së Draghit

Çdo destabilitet në Itali mund të përhapet në pjesën tjetër të Evropës, që gjithashtu po përballet me probleme ekonomike, dhe ta privojë BE-në nga prania e një udhëheqësi të respektuar, siç është kryeministri tani i dorëhequr italian ndërsa kërkon të mbajë një front të bashkuar kundër Rusisë.

21 Korrik 2022, 22:43 Nga k.m.
"Paqëndrueshmëria në Itali mund të përhapet",
Mario Draghi

Kryeministri italian Mario Draghi dha dorëheqjen të enjten, ndërsa mundësia e një paqendrueshmërisë politike në vend, mund të ketë pasoja për tërë Evropën. Rënia e qeverisë ndodhi në një kohë të keqe për Italinë, ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës. Ashtu si shumë vende të tjera, edhe Italia po përballet me çmime të larta për çdo gjë, nga ushqimi deri te shërbimet shtëpiake si rezultat i sulmit rus në Ukrainë. Për më tepër, ajo po vuan gjithashtu nga një thatësirë afatgjatë që po kërcënon të korrat dhe po përballet me probleme në zbatimin e programit të financuar nga BE për rimëkëmbje nga pandemia e virusit Covid-19.

Çdo destabilitet në Itali mund të përhapet në pjesën tjetër të Evropës, që gjithashtu po përballet me probleme ekonomike, dhe ta privojë BE-në nga prania e një udhëheqësi të respektuar, siç është kryeministri tani i dorëhequr italian ndërsa kërkon të mbajë një front të bashkuar kundër Rusisë.

Zoti Draghi, i cili nuk është politikan, por ish-bankier me përvojë në Bankë Qëndrore, u zgjodh kryeministër para 17 muajsh për të trajtuar rënien ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19.

Ai kishte marrë nofkën “Super Mario” pasi kishte ndihmuar eurozonën të dalë nga kriza e borxheve kur ai ishte kreu i Bankës Qendrore Evropiane. Zoti Draghi luajti një rol të ngjashëm qetësues edhe në Itali muajt e fundit. Vetë prania e tij ndihmoi në sigurimin e tregjeve financiare për financat publike të vendit të ngarkuara me borxhe. Ai gjithashtu arriti ta mbante vendin në rrugën e duhur me reformat ekonomike që BE-ja i kushtëzoi me paketën e saj të rimëkëmbjes nga pandemia, në vlerë prej 200 miliardë euro.

Ai ishte mbështetës i vendosur i Ukrainës dhe u bë zëri kryesor në përgjigjen e Evropës ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë, një nga çështjet që kontribuan në rënien e tij pasi një nga partnerët në qeveri, partia “5-Yjet” kishin probleme me ndihmën ushtarake italiane për Ukrainën.

Por, qeveria e tij e unitetit kombëtar ra të mërkurën pasi anëtarët e koalicionit të tij që përbëhej nga politikanë të djathtë, të majtë dhe populistë kundërshtuan apelin e tij për t’u bashkuar me të për të përfunduar mandatin e plotë të legjislaturës.

Edhe problemet e brendshme luajtën rol në rënien e qeverisë së zotit Draghi. Partia “5-Yjet”, fituesi më i madh i votave në zgjedhjet e vitit 2018, për muaj të tërë ankohej se prioritetet e tyre për të ardhurat bazë dhe pagën minimale, u injoruan. Ajo që i vuri kapakun ishte vendimi për t’i dhënë kryebashkiakut të Romës kompetenca të jashtëzakonshme për të menaxhuar krizën e plehrave të kryeqytetit, ndërsa kur këto kompentenca ishin kërkuar nga zonja Virginia Raggi e partisë 5-Yjet, sa ajo ishte kryetare e Romës, kërkesa ishte hedhur poshtë.

Nicola Nobile, bashkë-drejtore te “Oxford Economics”, paralajmëroi se largimi i zotit Draghi dhe perspektiva se vendi nuk do të kishte një qeveri plotësisht funksionale për muaj të tërë, mund të përkeqësojë trazirat ekonomike në Itali, për të cilën investitorët shqetësohen se ka shumë borxhe dhe e cila tashmë po shkon drejt një ngadalësimi në gjysmën e dytë të vitit.

Sondazhet e opinionit kanë treguar se Partia Demokratike e qendrës së majtë dhe partia e krahut të djathtë, “Vëllezërit e Italisë”, e cila kishte mbetur në opozitë, janë shumë afër me përkrahje popullore.

Udhëheqësi i demokratëve, Enrico Letta tha se Parlamenti e kishte tradhtuar Italinë.

“Lërini italianët të tregojnë në votim se janë më të zgjuar se përfaqësuesit e tyre”, shkroi ai në Twitter.

Partia “Vëllezërit e Italisë” kanë qenë prej kohësh aleatë me partinë e qendrës së djathtë “Forza Italia” të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi dhe “Liga” e Matteo Salvinit, duke sugjeruar se një aleancë e qendrës së djathtë ka të ngjarë të dal fituese në zgjedhje dhe mund ta shtyjë udhëheqësen e “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni të bëhet kryeministrja e parë femër e Italisë.

Disa analistë vunë në dukje se qeveria e zotit Draghi, e cila ka qenë ndër mbështetësit më të fortë të Ukrainës në Evropë, u shemb kryesisht falë udhëheqësve politikë që më parë kishin lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.

Zoti Berluskoni njëherë kishte shkuar me pushime me udhëheqësin rus, Putin dhe e ka konsideruar si mik; udhëheqësi i “Liga”, Salvini kundërshtoi sanksionet e BE-së kundër Rusisë pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë në vitin 2014; dhe më pas është kundërshtimi i udhëheqësit të partisë “5 yje”, Giuseppe Conte për ndihmën ushtarake italiane për Ukrainën.

Pasi pjesëtarët e partisë “5 Yje” bojkotuan një votim në Senat javën e kaluar duke treguar shenja të qarta se përkrahja për kryeministrin, Mario Draghi kishte marrë fund, ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio akuzoi udhëheqësin e “5 Yje”, Conte se i dha një dhuratë Putinit./ VOA

mario draghi

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër