LIVE UPDATES
Aktualitet

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala: SPAK pretendon se Veliaj ka drejtuar sulme ndaj prokurorëve nga qelia! Argumenti kryesor se pse mbetet në burg seancë pas seance

Ajo shtoi se Gjykata vendosi që masa e sigurisë ndaj tij “arrest me burg” të vazhdojë, pasi hetimet vijojnë dhe ekzistojnë dyshime se ai mund të ndikojë në dëshmitarë ose të prishë prova.

9 Qershor 2025, 22:41 Nga N.F
“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala:
Klodiana Lala

TIRANË- Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja Klodiana Lala në emisionin "Të Paekspozuarit" u shpreh se Prokuroria e Posaçme ka për detyrë të raportojë çdo dy muaj për hetimet ndaj personave të përfshirë, përfshirë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.  

Ajo shtoi se Gjykata vendosi që masa e sigurisë ndaj tij “arrest me burg” të vazhdojë, pasi hetimet vijojnë dhe ekzistojnë dyshime se ai mund të ndikojë në dëshmitarë ose të prishë prova. Lala tha se ky është rasti i parë në Shqipëri ku një zyrtar i zgjedhur vendor mbahet në arrest gjatë ushtrimit të detyrës, dhe vendimi përfundimtar pritet nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse ai do të qëndrojë apo jo në burg.

Sipas saj situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi SPAK pretendon se Veliaj ka drejtuar sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe nga burgu. Lala shtoi se ky është argumenti kryesor përse prokurorët e posaçëm insistojnë që ai të mbetet në arrest me burg seancë pas seance.

“Ligji e detyron Prokurorinë e Posaçme që çdo dy muaj të informojë gjykatën për personat që kanë nën hetim. Në rastin konkret, prokuroria ka kryer këtë veprim hetimor dhe gjyqësor në një seancë të zhvilluar në muajin prill, ku informoi gjykatën për të gjitha veprimet paraprake hetimore ndaj zotit Veliaj, kryetarit të Bashkisë Tiranë, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe gjashtë biznesmenëve të tjerë që janë nën hetim për veprat penale të “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.

Sipas ligjit, kur prokurorët ose gjykatësi paraprak konstatojnë se nuk ka më veprime hetimore për t’u kryer, mund të urdhërojnë shkurtime në kohën e hetimit ose të shqyrtojnë masat e sigurisë. Gjykata e shkallës së parë vendosi që masa e sigurisë për zotin Veliaj të mos ndryshonte, pasi nuk kishin ndryshuar kushtet dhe kriteret mbi bazën e të cilave ishte caktuar kjo masë.

Ky vendim u apelua nga vetë zoti Veliaj, i cili kërkoi rishikimin e masës, duke argumentuar se nuk ekzistonte më asnjë arsye për qëndrimin në “arrest me burg”, dhe se ai duhej të kthehej në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, pasi nuk ekzistonte rreziku që të prishte provat apo të intimidonte dëshmitarët.

Në seancën e sotme, ku ishte i pranishëm vetëm avokati i zotit Veliaj (pasi kryetari i bashkisë nuk mori pjesë), dhe ku mori pjesë edhe biznesmeni Elman Abule me avokaten e tij, avokatët kërkuan zbutjen e masës për zotin Veliaj, duke propozuar si alternativë garancinë pasurore, pa specifikuar shumën, që do të vendosej nga gjykata.

Megjithatë, gjykata vendosi që zoti Veliaj duhet të qëndrojë nën masën e sigurisë arrest në burg, duke argumentuar se ende ka veprime hetimore për të kryer dhe ekzistojnë dyshime të arsyeshme që ai mund të ndikojë tek dëshmitarët apo të prishë provat, sidomos nëse lirohet me masë më të lehtë sigurie.

Ndërkohë, biznesmeni Abule u la në arrest shtëpie, pasi për të masa e sigurisë u zbut nga arrest me burg në arrest shtëpie, që nga koha kur ai u paraqit në gjykatën e apelit. Në lidhje me këtë çështje, duhet theksuar se Zoti Veliaj ka ngritur ankim në Gjykatën e Lartë kundër masës së arrestit në burg, ashtu si edhe të dyshuarit e tjerë, përfshirë bashkëshorten dhe biznesmenët e përfshirë.

Deri tani, në praktikë, Gjykata e Lartë nuk ka lehtësuar masat e sigurisë në raste të tilla, si për shembull rastet e zotit Berisha apo zotit Meta. Megjithatë, ky është rasti i parë kur një zyrtar i zgjedhur vendor, si kryetari i Bashkisë Tiranë, është arrestuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndryshe nga ish-zyrtarët e tjerë që janë arrestuar jashtë ushtrimit të detyrës, zoti Veliaj është i vetmi që është në detyrë dhe për këtë arsye Gjykata e Lartë do të përballet me një dilemë të madhe, duke marrë parasysh edhe funksionin që ai vazhdon të ushtrojë. Nëse ankimi i tij rrëzohet, paraburgimi mund të zgjatet minimalisht për një vit, deri në një rivlerësim të mundshëm të masave.

Nga ana tjetër, duke marrë parasysh veprat penale për të cilat dyshohet (korrupsion dhe pastrim parash), praktika e deritanishme e SPAK-ut, gjykatës së posaçme dhe Gjykatës së Lartë ka qenë që të mbahen masa të rrepta sigurie, kryesisht arrest me burg. Vetëm në raste të jashtëzakonshme, si sëmundje të rënda apo detyra familjare, është lehtësuar masa e sigurisë.

Në rastin e zotit Veliaj, situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi SPAK pretendon se ai ka drejtuar sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe nga burgu. Ky është argumenti kryesor përse prokurorët e posaçëm insistojnë që ai të mbetet në arrest me burg, seancë pas seance," tha Lala.

 

klodiana lala

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj