Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë që ditën e sotme këta kanë kërcënuar biznesmenin në mënyrë që të tërhiqte kallëzimin penal.
KRUJË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Krujë për kanosje me armë. Mësohet se këta persona kanë kanosur dhe kërcënuar me armë pronarin e një biznesi, në mënyrë që ai të hiqte kallëzimin penal për një prej tyre. Një prej të arrestuarëve, më parë ka vjedhur biznesin e personit që bëri kallëzimin. Ndërkohë që ditën e sotme këta kanë kërcënuar biznesmenin në mënyrë që të tërhiqte kallëzimin penal. Në pranga kanë rënë Elton Babasi, 25 vjeç, Altin Hima, 18 vjeç, Sadri Hima, 42 vjeç dhe Aurel Hasa, 18 vjeç
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Step by step". Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalohet një ngjarje kriminale. Vihen në pranga 4 shtetas që kanosën me armë zjarri, pronarin e një biznesi, që të tërhiqte kallëzimin për njërin nga të arrestuarit, për vjedhje në biznesin e tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte dhe 2 celularë. Gjithashtu, gjenden dhe sekuestrohen bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi që dyshohet për vjedhje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në lagjen “Kastrioti”, Fushë Krujë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Step by step", për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: - E. B., 25 vjeç, A. H., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Zallë; S. H., 42 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të dy banues në Borizanë. Shtetasi S. H. dyshohet ka vjedhur në një biznes (njësi tregtare makinash), në pronësi të shtetasit B. H., i cili ka bërë kallëzim në Polici, për këtë shtetas. Më pas, shtetasi S. H., bashkë me 3 shtetasit e tjerë të arrestuar, ka kanosur me armë zjarri shtetasin B. H., për të tërhequr kallëzimin. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. H. ka kultivuar bimë narkotike që janë gjetur në fshatin Picrragë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, 2 celularë dhe bimët e dyshuara narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia TIRANË- Eldi Alushi është 26-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia pasi u përfshi në një aksident...
Erion Brace TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe hasi në vrapin e mëngjesit nga Liqeni Artificial i Tiranës, ...
Policia ELBASAN- Prej 8 muajsh një 54-vjeçare në Cërrik nuk ka pasur komunikim me djalin e saj që jeton dhe punon në Tiran&...
Arrestimi DURRËS- Një 26-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Durrës për kanosje. Mësohet se Eur...
Doza kanabisi DIBËR- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër për trafik kanabisi. Mës...
Makina TIRANË- Identifikohet personi që braktisi mjetin 'BMW' në digën e liqenit artificial të Tiranës. Bëhet fja...
Foto ilustruese SHKODËR-Pesë familje kanë mbetur pa të pastreha në zonën e Golemit të Bashkisë Shkodër. M...
Emigrantet BRITANI E MADHE- Më shumë se 800 emigrantë zbarkuan ditën e djeshme në Britaninë e Madhe duke shënuar re...
Policia e Elbasanit ELBASAN- Dëshmia e 14-vjeçares në Elbasan, e cila akuzoi një 65-vjeçar për abuzim seksual ë...
KRUJË-Një person është vënë në pranga dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim pas finalizimit t&eum...