Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia ka mundur që të arrestojë dy nga vëllezërit, ndërkohë që ka shpallur në kërkim 2 vëllezërit e tjerë.
LIBRAZHD- Një ngjarje kriminale është parandaluar në Librazhd. Mësohet se 4 vëllezër janë konflikuar me 5 persona të tjerë në një lokal. Në sherr 4 vëllezërit kanë dhunuar me sende të forta 5 personat e tjerë që ndodheshin në lokal.
Policia ka mundur që të arrestojë dy nga vëllezërit, ndërkohë që ka shpallur në kërkim 2 vëllezërit e tjerë. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu nga policia është proceduar penalisht dhe kamarierja e lokalit për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Njoftimi i Policisë:
Librazhd Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë. Vihen në pranga 2 nga vëllezërit dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditën me grushte dhe me sende të forta, 5 shtetas.
Procedohet penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, dje, pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në fshatin Dragostunjë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan shtetasit e përfshirë në konflikt dhe në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd: -arrestuan në flagrancë shtetasit I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç (vëllezër), për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Prishja e qetësisë publike"; -shpallën në kërkim shtetasit V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç (vëllezër të shtetasve të arrestuar); -referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. G., 50 vjeçe (kameriere), për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Nga hetimet dyshohet se më datë 09.07.2025, në ambientet e një lokali, në fshatin Dragostunjë, shtetasit I. Xh., A. Xh., V. Xh. dhe K. Xh. kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Renis Dobra MAT- Automjeti i 23-vjeçarit të vrarë, Renis Dobra, është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Shkope...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, por për shkak t&...
foo ilustruese KUKËS- Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kukësit, por falë...
Novruz Cenalia dhe Azgan Mernica TIRANË- Prokuroria e Fierit ka dhënë pretencën ditën e sotme për Azgan Mernicë...
Arben Anamali SHKODËR- Dëshmitë e turistëve që ndodheshin në anijen e kapitenit 51-vjeçar Arben Anamali janë...
foo ilustruese KAVAJË- Policia e Kavajës në bashkëpunim me atë bashkiake ka vijuar në zonën e Golemit aksionin për ...
Renis Dobra MAT- Katër persona janë shoqëruar për në komisariat si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dob...
Foto ilustruese ANGLI- Një 32-vjeçar shqiptar nga Brentford është identifikuar si personi kyç në një bandë t&eu...
Policia VLORË- Dy ngjarje kriminale janë parandaluar ditën e djeshme në Vlorë. Mësohet se një 23-vjeçar &eum...
Zjarri LEZHË- Një zjarr ka rënë ditën e sotme pranë zonës së banuar te nënstacioni elektrik në Lezh&...