21 Tetor 2022, 21:08
Nga e.k
Pamje nga protesta
TIRANË- Mbyllet protesta e thirrur nga qytetarët për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Protesta nisi rreth orës 20:00 dhe për më shumë se një orë qytetarët bënë thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ata fillimisht u mblodhën para ministrisë së Brendshme ku dhe bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi. Ata më pas marshuan drejt Kryeministrisë ku në shenjë homazhi ndezën dhe qirinj në shkallët e selisë së qeverisë. Protesta u mbyll paqësisht pasi nuk u shënua asnjë incident.
Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.
Aktualitet
21 Tetor 2022, 20:52
F.M
Protestues
TIRANË- Një qytetar ka kërkuar që të gjithë të dilnin në shesh për të protestuar e për t&...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 20:52
Yuri Kim
TIRANË- Shantazhi ndaj njerëzve të drejtësisë për të cilët po flet prej 10 ditësh ambasadorja amerika...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 20:55
e.k
Qytetarët ndezin qirirnj në shkallët e Kryeministrisë
TIRANË- Dhjetëra qyteatrë kanë ndezur qirinj në shkall&e...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 20:46
e.k
TIRANË- Dhjetëra protestues kanë mbërritur para selisë së Kryeministrisë. Ata janë mbledhur paqësisht ku i kan&eu...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 20:29
k.m.
Pamje nga protesta
TIRANË- Pas incidentit që ndodhi tek Ministria e Brendshme, ndryshon vendi i tubimit nga qytetarët.
Pamje nga protest...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 20:25
F.M
Nertila Haxhia
TIRANË- Nertila Haxhia, një aktiviste që po protestonte për Lear Kurtin në sheshin para Ministrisë së Bre...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 20:19
F.M
Qytetari
TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë për 32-vjeçarin Lear Kurti. Të grumbulluar në sheshin ...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 20:11
e.k
Autoriteti i Dosjeve
TIRANË- Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas votimit të mbrëmshën në Kuvend të ndryshimeve në projek...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 20:04
F.M
Protesta për Lear Kurtin
TIRANË- Ka nisur protesta për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e efektivëve të polic...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 20:02
F.M
Qytetari
TIRANË- Një qytetar ka akuzuar policinë se qëndron pas vdekjes së Lear Kurtit. Në një prononcim për mediat...