LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas pandemisë 14% e fëmijëve 1-vjeç të pavaksinuar për fruthin, mjekët apel për vaksinim: Nuk është shkak për autizmin

Nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) deri në fund të muajit janar janë konfirmuar 11 raste të fëmijëve të moshës nga 1 deri 3 vjeç të prekur nga sëmundja. Për mjekët pediatër dhe specialistët e ISHP shtimi i infektimeve vjen nga mosvaksinimi, pasi shumë prindër refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët për shkak të autizmit.

14 Shkurt 2024, 16:01 Nga D.Azo
Pas pandemisë 14% e fëmijëve 1-vjeç të pavaksinuar
Foto ilustruese

TIRANA- Shkalla e mbulimit të vaksinimit të fëmijëve kundër fruthit dhe rubeolës ka shënuar rënie të lartë pas pandemisë së Covid-19. Nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) deri në fund të muajit janar janë konfirmuar 11 raste të fëmijëve të moshës nga 1 deri 3 vjeç të prekur nga sëmundja. Për mjekët pediatër dhe specialistët e ISHP shtimi i infektimeve vjen nga mosvaksinimi, pasi shumë prindër refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët për shkak të autizmit. Deri në vitin 2019 sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik (të dhëna në VKM “Për miratimin e profilit të zgjeruar kombëtar të migracionit për vitet 2019–2022) shkalla e mbulimit me vaksinën e Fruth-Rubeola Parotit doza e parë, arrinte 95%. Përqindja mbetëse e fëmijëve të pavaksinur ishte 5%. Në 2020 shkalla e mbulimit me vaksinën arriti në 91% ndërsa e fëmijëve të pavaksinuar shkoi 9%. Përqindja e fëmijëve u thellua pas vitit pandemik të Covid-19. Shkalla e mbulimit nga 91% që ishte në 2020 në 2021 arriti në 86.6%.

Rënia e vaksinimeve vijoi edhe përgjatë 2022 duke shënuar shkallë mbulimi 85.7% dhe 14.3% e tyre të pavaksinuar. Në raport me vitin para pandemisë përqindja e fëmijëve të pavaksinuar gati është dyfishuar. Sipas të dhënave rezulton se shkalla e vaksinimit për dozën e dytë të vaksinës është më e lartë. Duke arritur nivelin 92 deri 93 në 2 vitet e fundit. Në 2022 arriti në 92.8% nga 91.7% që ishte një vit më parë. Doza e parë e vaksinës kryhet te fëmijët e moshën 1 vjeç dhe sipas mjekes pediatre të Qendrës Shëndetësore nr.2 në Tiranë Sonila Brati shtyrja në kohë apo moskryerja e vaksinimit të fëmijët nga prindërit është ndikuar nga frika e autizmit.

“Ka një lloj refuzimi nga ana e prindërve të cilën e lidhin mos vaksinimin me autizmin, sepse mendojnë që mund të ketë lidhje me të. Pavarësisht se të gjitha studimet e kryera kanë rezultuar se nuk ka asnjë lidhje të vaksinës me autizmin”, pohon mjekja pediatre Brati.

Fruthi është një sëmundje me transmetueshmëri të lartë dhe sidomos për fëmijët që nuk janë të vaksinuar. Në situatën në cilët ndodh vendi me shtim të infektimeve mjekja pediatre Brati veçon se ka një shtim të numrit të vaksinuarve. Mjekja Brati bën apel për vaksinim, me garancinë që nuk është shkak të autizëm.

“Gjatë këtyre ditëve po përballemi me një situatë pak më ndryshe në lidhje me vaksinimin e moshës 1 vjeç. Ka rritje të vaksinimeve dhe kjo lidhet me rastet aktuale të shfaqjes së fundit në vend. Apeli shkon për prindërit për të vaksinuar fëmijët për shkak të komplikimeve që ka fruthi”, thekson ajo.

Vaksinimi i përgjithshëm kundër sëmundjeve që parandalohen me anë të tij është vendimtar për të ulur vdekshmërinë foshnjore dhe të fëmijëve. Imunizimi i fëmijëve me vaksinat bazë është një nga ndërhyrjet shëndetësore me efikasitetin më të lartë. Shqipëria ka një program kombëtar vaksinimi të konsoliduar që nis që me lindjen e foshnjave deri në moshën e adoleshencës. Në vendin tonë, mbulimi për çdo vaksinë të kalendarit kombëtar aktualisht është mbi 94%./ Monitor

vaksina

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Shkurt 2024, 14:52 N.F

Plagoset një efektiv policie në Lezhë

LEZHË- Nje efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrile te Lezhës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj