Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas raportimeve Suli u largua me vendim të qeverisë ditën e djeshme, ndërsa sot Kryeministria ka shpallur vendin vakant për drejtor të përgjithshëm të agjencisë që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE.
TIRANË- Pas arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt me urdhër të SPAK, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC), është shkarkuar dhe drejtoresha e kësaj agjencie, Jona Suli. Sipas raportimeve Suli u largua me vendim të qeverisë ditën e djeshme, ndërsa sot Kryeministria ka shpallur vendin vakant për drejtor të përgjithshëm të agjencisë që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE.

Arsyet e shkarkimit të Sulit ende nuk dihen, por pakënaqësi ndaj punës së saj kanë shfaqur në këto 7 muaj vetë kryeministr, ministrat dhe kryetarët e komisioneve parlamentare ku ajo raportonte. Ajo u emërua në krye të kësaj agjencia më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Para këtij posti Suli ishte asistente në paradhomën e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës e më pas koordinatore te Bashkëqeverisja. Po ashtu,30-vjeçarja nga Durrësi, më 30 korrik të 2023 u emërua drejtoreshë te Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme.
Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC
Lidhur me aferën e fundit me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II). Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00 pritet të mbahet seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri të cilat u...
Rama TIRANË- Ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama 3” prekën përsëri një ndër ministritë që d...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-krahu i djathë i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka bërë një deklaratë të fortë se dikush ...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka treguar një rast që sipas tij ka ndodhur me ish-Ministrin e Financave Evrin M...
Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo TIRANA- Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Himarës, ka folur pak ...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin se ka korruptuar ish-zyrtarin e lart...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke...
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar televizionin kombëtar Top Channel si të “përlyer” në aferën e i...
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ekziston një përgjim ambiental ku del familja e kryeministrit Edi Rama te AKSHI....
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se aferat korruptive bëhen gjithmonë me dijeninë e kryeministrit. I...