LIVE UPDATES
Aktualitet

Pazar me varret në Sarandë! Agjencitë funerale kthejnë varrezat publike në prona private, shesin dhe rezervojnë vende pa pasur morte

Varrimet në varrezat e vjetra të qytetit ishin ndaluar nga Bashkia Sarandë pasi nuk kishte më vende, por sot e kësaj dite aty hapen gropa për varre duke i vendosur sipër emra fiktiv.

15 Janar 2025, 20:43 Nga M.B
Pazar me varret në Sarandë! Agjencitë
Foto nga emisioni

SARANDA- Emisioni Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës pazaret që bëhen për një varr në Sarandë. Dy agjenci funerale që operojnë në këtë qytet hapin dhe rezervojnë varre pa patur morte, gjithçka kundrejt një shume të konsiderueshme parash që varion nga 75 mijë lekë deri në miliona lekë. Fiks Fare filloi investigimin e tij nga ankesat që erdhën në redaksinë e emisionit që varret si në varrezat e vjetra të qytetit, por edhe ato të rejat që ka miratuar Bashkia Sarandë në fshatin Volloder shiten vendet e varreve. Varrimet në varrezat e vjetra të qytetit ishin ndaluar nga Bashkia Sarandë pasi nuk kishte më vende, por sot e kësaj dite aty hapen gropa për varre duke i vendosur sipër emra fiktiv.

Fiksi pa nga afër këto vende dhe dy agjencitë funerale që operojnë në vend zihen për hapjet e gropave sidomos në varrezat e vjetra, pasi çmimi është shumë i lartë. Madje në varrezat e vjetra gazetarët gjetën ponarin e agjencisë funerale ‘Paqja” dhe panë nga afër gropat boshe të hapura të cilat kishin nga një pllakë sipër dhe emër fiktiv.  Ai pohoi se vendet për varre janë hapur nga agjencia “Bebri” dhe se ai nuk mund të bëj varrime në këto varreza.

Ndërkohë Fiksi është prezent kur dy pronarët e dy agjencive funerale debatojnë me njëri tjetrin për vendet. Ku pronari i agjencisë “Bebri” i thotë se duhet të kishte punuar si ai për të gjetur vende rreth 3 muaj më parë edhe pse ka qenë e ndaluar nga bashkia për hapje të reja vendesh.

Fiksi interesohet edhe pranë agjencisë funerale ‘Bebri’ ku gruaja e pronarit urdhëron një nga punonjëset që të nxjerri jashtë biznesit grupin e xhirimit. Më pas në biznes vjen edhe pronari z. Myrteza Haska që fillimisht hiqet si klient e më pas tregon  që është pronari i agjencisë.  Fillimish kërcënon grupin e Fiksit që mos të bëj xhirime se ndryshe do kenë punë me të. Më pas pyetjes së gazetares se pse shiten vendet e varreve miliona lekë, ai e korigjon për shifrën duke thënë se pagesa nis nga 35 mijë lekë dhe justifikohet se këtë e bën në marrëveshje me bashkinë. Më pas ai mohon të hapi varre pa patur morte dhe këtu gazetarët e Fiksit e ballafaqojnë me një qytetar që jeton në Greqi, por që vendin e varrit e ka blerë tek ai. Haska pranon se personi ndodhet në Greqi dhe se ka vdekur atje. Pyetjes së gazetarës se ku është dokumenti i vdekjes Haska përgjigjet ” Nuk kam dokument , kur të vijë trupi do vijnë edhe dokumentat”.

Në kundërshtim me ligjin është edhe agjencia tjetër funerale, “Paqja” e cila rezervon vende me pagesë por në varrezat e reja, pra në Volloder. Bashkë më një bashkëpunëtor Fiksi shkon në këtë agjenci dhe kërkon një vend varri .  Pronari Thimjo Mëhilli tregon s enë varrezat e vjetra nuk ka mundësi varrimi , ndërsa tek varrezat e reja ka dy alternativa; 35 mijë lekë varri individual dhe 75 mijë lekë me dy kate. Sëbashku me z. Mëhilli shkojnë në varreza tek vendi që ai u shiti dhe vendosin piketat dhe ju thotë që të premten do hapet gropa.  Më pas ai u kërkon paradhënie shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën e merr.

Fiks Fare u interesua edhe  pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Sarandës për problemin e rezervimit të vendeve të varreve në të dyja varrezat e qytetit. Kjo drejtori në përgjigjen e saj  sqaron se varrezat ekzistuese të qytetit të Sarandës kanë një territor të limituar, prandaj në shtator të 2021 është mirautar një territor i ri për sigurimin e këtij shërbimi. Kjo bashki është duke hartuar një rregullore për funskionimin dhe administrimin e varrezave publike, e cila shumë shpejt do të kalojë për miratim në këshillin bashkiak.

Menjëherë pasi Fiks Fare i vuri në dijeni që në varrezat e vjetra të qytetit kishte vende varrimi fiktive të cilat rezervoheshin më pas, Bashkia e Sarandës ndërhyri duke çuar punonjësit e drejtorisë së shërbimeve publike dhe policinë bashkiake, të cilët rrethuan vendin ku ndodheshin këto vende. Prishën të gjitha vendet e hapur ,duke ndaluar varrimet në atë zonë të varrezave publike./ Top Channel

saranda

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj