Revolucion në krye të PD, largohet Noka nga Kryesia, Berisha: Këshilli Kombëtar do drejtohet nga një grua
"Kjo gjeneratë vjen si bekim për shqiptarët"/ Berisha: Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos m...
"Kjo gjeneratë vjen si bekim për shqiptarët"/ Berisha: Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos m...
"Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë", studentët në ditën e 32-të të protestës 1 Korrik, 19:49 ...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
“Opozitë e shitur”, “PD, PS, klysha komunistësh”, “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria e re” dhe “Ju erdhi fundi”, këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar marshimin e tyre kilometrik.
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur marshimin për ditën e sotme, ndërsa kanë finalizuar ditën e 31-të të revoltës së tyre. Nën thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Ju erdhi fundi”, ata i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre.
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, ata marshumuan drejt institucioneve më kryesore në Tiranë. Ata kaluan pranë Bashkisë, Parlamentit dhe selisë së Partisë Demokratike.
“Opozitë e shitur”, “PD, PS, klysha komunistësh”, “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria e re” dhe “Ju erdhi fundi”, këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar marshimin e tyre kilometrik.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
Pamje ELBASAN- Një zjarr ka rënë në ambientet e jashtme të një fabrike të përpunimit të drurit në qy...
pamjet TIRANË- Qytetarët kanë marshuar pranë selisë së Partisë Demokratike, duke brohoritur kundër opozit&eum...
Pamje VLORA- Qyteti i Vlorë është goditur ditën e sotme nga një stuhi, e cila ka prekur veçanërisht fshatin Vrani...
Foto ilustruse Një sasi droge, e blerë kundrejt një çmimi prej vetëm 6 mijë eurosh në Romë të Italisë, ...
Pamje TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. &ldq...
Pamje TIRANË- Një protestues ka deklaruar se Shqipëria ka pensionet dhe rrogat më të ulëta në Europë dhe minis...
Pamje TIRANË- Një protestuese ka deklaruar se kjo protestë nuk është vetëm për Ramën, por për të gji...
pamjet TIRANË- Protesta e 31-të për largimin e Edi Ramës është shoqëruar me momente tensioni brenda turmës. Si...
Pamje TIRANË- Shkëlzen Bushi i cili ishte një prej protestuesve të shoqëruar nga policia gjatë incidenteve të ndodh...
pamjet TIRANË- Një protestues u ka bërë thirrje të pranishmëve në tubim që të mos bien pre e provokimeve dhe ...