LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

 "E konsiderojë këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time"/ Rama nga Gjermania: Shqipëria u kthye në laborator të algoritimit me revolucionin e flamingove

• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes “Ruhr Summit”, i cili u zhvillua në Gjermani. • Gjatë fjalës së tij në këtë forum ai u ndal tek shërbimet digjitale, inteligjenca artificiale dhe protestat, të cilat i lidhi sërish me algoritimin. • Ai u shpreh se i konsideron këtë protestë si një mesazh të rëndësishëm për të dhe qeverinë e tij. • Gjatë fjalës së tij, ai tha se Shqipëria ka sot më shumë se 1000 shërbime publike digjitale. • Në lidhje me këtë ai shtoi se qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë askund, pasi përmes një klikimi në arrijnë të marrin shërbimet e nevojshme. • Duke folur për zhvillimin e inteligjencës artificiale në vend, ai tha me batutë se është e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri, ndaj bëri Diellën pjesë të qeverisë. • Rama u shpreh se demokracia nuk mund t’i jepet një algoritmi, pasi përgjegjësia është njerëzore. • Por sipas tij, inteligjenca artificiale i bën vendimet e pandershme dhe shumë më të vështira për t’u fshehur. • Lideri i qeverisë u shpreh se algoritmi nuk e urren demokracinë, por thjesht nuk e di çfarë është, duke shtuar se Shqipëria u kthye në laborator të kësaj gjëje me revolucionin e flamingove. • Ai tha se protesta online ishte një demonstrim më i madh, ku miliona njerëz që nuk kishin vënë këmbë në Shqipëri përjetuan algoritmin. • Më tej, Rama u shpreh se vendi ka kaluar një periudhë kur protestat ishin të rrezikshme dhe ku në të njëjtin bulevard kishte njerëz që u vranë.

4 artikuj për këtë temë.

5 ORE ME PARE

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

 "E konsiderojë këtë protestë një mesazh
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi protestat e fundit në Tiranë, duke i cilësuar ato si një sinjal të rëndësishëm për të, ndërsa u shpreh i angazhuar për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, kreu i qeverisë theksoi se përpjekja e tij nuk është përqendruar te numërimi i pjesëmarrësve, por te përçimi i mesazheve që vijnë nga bulevardi.

Rama ngriti gjithashtu alarmin mbi rolin e teknologjisë, duke argumentuar se protesta është manipuluar dhe masivizuar përmes rrjeteve sociale. 

 

“Si kryeministër, e konsiderojë këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Po përpiqem ta kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë, por duke u përpjekur të dëgjojë shqetësimet e njerëzve. Në të njëjtin bulevard ku protestojnë flamingot, kishim njerëz që u vranë, protestues që humbën jetët, jo shumë kohë më parë.

Ajo që dua të them është se pas protestës, (së flamingove) u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq. Miliona njerëz që nuk kishin vënë as këmbën në Shqipëri u ndikuan nga algoritmi, u shtrembërua realiteti përmes optimizimit. Algoritmi nuk ka nevojë që të shtypë përmes një policie sekrete, ai thjesht mbyt gjithçka tjetër përveç indinjatës” u shpreh Rama./Dosja.al

5 ORE ME PARE

“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborator të kësaj gjëje me revolucionin e flamingove

 "E konsiderojë këtë protestë një mesazh
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është. Gjatë fjalës së tij në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes “Ruhr Summit”, Rama u shpreh se Shqipëria u kthye në laborator të kësaj gjëje me revolucionin e flamingove.

Ai tha se protesta online ishte një demonstrim më i madh, ku miliona njerëz që nuk kishin vënë këmbë në Shqipëri përjetuan algoritmin. Më tej, Rama u shpreh se vendi ka kaluar një periudhë kur protestat ishin të rrezikshme dhe ku në të njëjtin bulevard kishte njerëz që u vranë. Në fund, ai tha se shtrembërimi dhe zëvendësimi i realitetit është më i rrezikshëm. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Edi Rama: Algoritmi nuk ka etikë profesionale, nuk ka një angazhim për të sjellë të dhëna, ka një objektiv. Indinjata thuajse ka rezultate më të mira se nuanca, dikush që thyen një piano tërheq më shumë vëmendje sesa një pjesë nga Mozarti. Në rastin e parë salla është plot, në rastin e dytë thuajse është bosh. Frika është më e shpejtë sesa të dhënat. Siguria udhëton më larg se e vërteta. Konspiracioni është më shumë sesa arsyetim, sepse qeniet racionale marrin gjithnjë e më shumë vendime.

Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është. Vendi ynë u kthye në laborator të kësaj gjëje, revolucioni i flamingos. Është një mesazh për mua dhe qeverinë dhe po përpiqemi të dëgjojmë me shumë kujdes këtë mesazh, jo duke numëruar njerëzit në rrugë apo hashtagët, por duke u përpjekur të kuptojmë shqetësimet.

Çdo konkluzion që kemi arritur, në fakt nuk mund të themi që ka arritur te një gjë e vlefshme, sepse ka pjesë në transformimin demokratik. Ne erdhëm në një periudhë kur protestat ishin të rrezikshme, në të njëjtin bulevard kishim njerëz që u vranë jo shumë kohë më parë.

Por dua të them se pas gjithë kësaj të mire erdhi e keqja. Modeli i biznesit të protestës hyri në modifikimin algoritmik dhe u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq. Çdo zë u kthye në angazhim. Konteksti u zhduk, kompleksiteti u zhduk dhe protesta online ishte një demonstrim më i madh dhe miliona njerëz që nuk kishin vënë këmbë në Shqipëri përjetuan algoritmin.

Shtrembërimi dhe zëvendësimi i realitetit është më i rrezikshëm. Demokracitë janë duke dëmtuar veten, sepse demokracitë e mëdha, ku nuk ka dyshim që ka demokraci në veprim, ende nuk kanë gjetur kurajon për të bërë dallimin mes lirisë së fjalës dhe shpërndarjes./Dosja.al

5 ORE ME PARE

"Është e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri, ndaj bëmë Diellën pjesë të qeverisë"/ Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

 "E konsiderojë këtë protestë një mesazh
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e inteligjencës artificiale në vend. Gjatë fjalës së tij në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes “Ruhr Summit”, ai tha se vendi i dha një zë kësaj inteligjence, duke emëruar në rol kabineti Diellën.

Rama u shpreh se demokracia nuk mund t’i jepet një algoritmi, pasi përgjegjësia është njerëzore. Por inteligjenca artificiale i bën vendimet e pandershme dhe shumë më të vështira për t’u fshehur. Lideri i qeverisë tha me batutë se është e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri, ndaj bëri Diellën pjesë të qeverisë.

“Arritja më e madhe e këtij hapi të parë, nuk ishte leverdia. Është jashtë mase e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri. Ndryshon se kush zotëron pushtet brenda pushtetit. Pse jo inteligjenca vetë mos të bëhej pjesë e qeverisë. I dhamë një zë kësaj inteligjence, Diella, e emëruam në rol kabineti. Prokurori publik, çdo qeveri duhet të blejë ilaçe, të bëjë rrugë, i thamë vetes, çdo ndodhte nëse inteligjenca do bëhej partner. Ka diçka që dua ta theksoj. Demokracia nuk mund t’i jepet një algoritmi, përgjegjësia është njerëzore. Inteligjenca artificiale i bën vendimet e pandershme, shumë më të vështira për t’u fshehur. Po shndërrohet në realitet administrativ. Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim. Anëtarësimi është negociatë politike, por gjithkush që e ka kaluar këtë fazë, e ka kuptuar që është procesi më kërkues administrativqë ka kërkuar njerëzimi. Më shumë se 100 mijë faqe dokumentacion”, theksoi ai./Dosja.al

5 ORE ME PARE

"Sfida përpara nesh ishte të rikonceptonim pushtetin"/ Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

 "E konsiderojë këtë protestë një mesazh
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes “Ruhr Summit”, i cili po zhvillohet në Gjermani. Gjatë fjalës së tij, ai tha se Shqipëria ka sot më shumë se 1000 shërbime publike digjitale.

Në lidhje me këtë ai shtoi se qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë askund, pasi përmes një klikimi në arrijnë të marrin shërbimet e nevojshme. Kryeministi tha se pas rënies së diktarurës dhe hyrjes në demokraci, vendi trashëgoi një burokraci të ndërtuar më shumë për kontroll. Ndaj, për këtë arsye sipas tij vendi u qeveria u detyrua të rishpik marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit.

Edi Rama: Gjatë gjithë historisë, pushteti ishte diçka që mund të matej, ishte nafta, qymyrguri, anijet dhe ushtritë që ruanin kufijtë. Pushteti ishte i rëndë dhe i rrallë dhe akumulohej. Vendet e vogla jetonin në gravitet dhe vendet e mëdha e garantonin.

Inteligjenca nuk ndodhet në male, nuk u përket atyre që kanë lindur në minerale. Për herë të parë, lënda e parë ishte dija dhe aftësia për të zbuluar. Bollëku rishpërndan pushtetin, epoka e inteligjencës shpërblen imagjinatën. Ky është revolucioni i heshtur që shpaloset në çdo titull.

Jam përfaqësues i një prej laboratorëve të vegjël në botë. Kur liria erdhi në Shqipëri, trashëguam demokraci, por edhe burokraci të ndërtuar më shumë për kontroll. Çdo zyrë kishte një zyrë tjetër, çdo rregull kërkonte një zyrë tjetër. Pushteti për të marrë vendim, çdo vulë ishte një sportel i vogël dhe çdo radhë kujtonte se pushteti i takonte dikujt tjetër.

Sfida përpara nesh ishte të rikonceptonim pushtetin. Korrupsioni është dështim arkitekturor, lulëzon kudo, jeton aty ku qytetarët u duhet t’i kërkojnë dikujt tjetër diçka.

Bëmë një zgjedhje: të rishpiknim marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit, tullë pas tulle, dhe sot Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike plotësisht digjitale. Qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë askund dhe thjesht kanë nevojë të klikojnë në dritaren e tyre. Po kështu edhe shenjat e gishtave dhe shërbime të tjera./Dosja.al

Sondazh

Poll

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik

Pas përplasjeve me rojet brenda Universitetit të Politeknikut, protestuesit marrin banderolën

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët