LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Raporti i PPE thotë se Shqipëria është një shtet i kapur, një regjim ku zgjedhjet janë farsë elektorale

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, pas pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane (PPE). • Në deklaratën e tij, Berisha deklaroi se Shqipëria është vendosur në qendër të një raporti të fortë ndërkombëtar që, ekspozon një regjim të konsoliduar mbi kapjen e shtetit dhe deformimin e zgjedhjeve. • Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha tha se së bashku me përfaqësues të opozitës shqiptare, përfshirë deputetët Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Gent Strazimiri dhe zyrtarë të tjerë të PD-së, mori pjesë në diskutimet e PPE ku ‘pas Ukrainës, Shqipëria ishte në epiqendër të punimeve të asamblesë politike’. • Sipas tij, asambleja miratoi një raport faktmbledhës të delegacionit të PPE-së të ardhur në Shqipëri në muajin Shkurt 2026, dhe një rezolutë të posaçme për Shqipërinë, të cilat përbëjnë një akt të rëndësishëm politik në nivel evropian. • Ai theksoi se dokumenti, përshkruan një sistem ku ‘Shqipëria është një shtet i kapur nga krimi, droga, organizatat kriminale’, duke shtuar se raporti ndalet edhe te rrjeti i patronazhistëve, blerja e votës dhe përdorimi i grupeve kriminale në procese elektorale. • Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka zhdukur ndarjen mes institucioneve dhe strukturave partiake, duke e cilësuar situatën si një ‘makineri gjigante e larjes së parave të krimit dhe të drogës’. • Ai përmendi gjithashtu koncesionet, PPP-të dhe prokurimet publike, të cilat sipas tij janë të kapura nga klientelizmi politik. • Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nënvizoi se raporti i PPE sugjeron nevojën për një qeveri teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. • Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se ka angazhuar fonde dhe kompani të huaja në një betejë kundër protestuesve dhe kundër lëvizjeve opozitare në rrjete sociale. • Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se, në frymën e raportit, PPE në Asamblenë Politike të mbajtur në Vjenë miratoi edhe një rezolutë, ku shpreh mbështetjen për protestën qytetare.

4 artikuj për këtë temë.

5 ORE ME PARE

Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë

Berisha: Raporti i PPE thotë se Shqipëria është një
Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha theksoi se,  rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë. Në një deklaratë për shtyp ai e cilësoi protestën si një shpërthim të idealeve  fisnike, më të larta të rinisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. 

Sipas tij, kjo rezolutë ka shërbyer si një mjet efikas për të zhbërë atë që ai e cilëson si "propagandë armiqësore" të kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare.

"Bazuar në këtë raport, në të njëjtat terma qëndron rezoluta e miratuar. Në të njëjtat denoncime, në të njëjtat konstatime, në të njëjtat sugjerime. Por, meqenëse raporti ishte i shkurtit dhe është pasuruar me disa ndryshime, dua t’u them se rezoluta i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë.

Dhe ne përdorëm mundësitë e krijuara për të hedhur poshtë propagandën armiqësore të Edi Ramës i cili, siç u informuam, ka shpërndarë me qindra dhe mijëra mesazhe në të gjithë elitën evropiane, në të cilat e paraqet lëvizjen e idealeve më fisnike të të rinjve shqiptarë, si një lëvizje të organizuar dhe të frymëzuar nga Garda Revolucionare famëzezë e Iranit në një përpjekje për ta damkosur ndërkombëtarisht këtë lëvizje.

Edhe në bisedat e veçanta, por edhe në fjalën time që mbajta, garantova të pranishmit se ai është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës. Se ajo është një lëvizje, një shpërthim i idealeve më fisnike, më të larta të rinisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Dhe se Edi Rama po përpiqet me çdo kusht ta përlyejë pa asnjë fakt, bazë apo dokument.", shprehet Berisha./Dosja.al

 

6 ORE ME PARE

Berisha: Në PPE i informova se Edi Rama po hedh shuma të mëdha në betejën kundër protestuesve

Berisha: Raporti i PPE thotë se Shqipëria është një
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, ka informuar ndërkombëtarët për situatën politike në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat ai u shprehe se, gjatë pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme, ai ka ngritur shqetësimin se kryeministri po u merr hapsirën në rrjete sociale protestuesve duke ndikuar edhe  tek algoritmi.

Sipas tij, Rama po vepron në shkelje të plotë të ligjit dhe po abuzon me të dhënat personale të saj. Ai synon të përdorë këto të dhëna për të kontrolluar lëvizjen e tij nga Shqipëria dhe diaspora, të cilat janë të vendosura kundër tij.

"Sikundër informova se ka angazhuar kompani të huaja, ka angazhuar shuma të mëdha, një numër të madh, një armatë të tërë në betejën kundër algoritmit vetëm e vetëm që t’u marrë protestuesve algoritmin. Dhe se ai merret në kundërshtim me çdo ligj, me të dhënat e tyre personale, me të cilat kërkon të identifikojë një lëvizje qindra mijëra qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora kundër tij. Konstatova me kënaqësi një mbështetje të madhe për këtë lëvizje dhe kjo u sanksionua edhe në rezolutën që asambleja politike e PPE miratoi për Shqipërinë.", u shpreh ai./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe mbështetë fuqishëm PD-në

Berisha: Raporti i PPE thotë se Shqipëria është një
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se, raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Në një deklaratë për shtyp ai theksoi se, dokumenti konfirmon atë për të vendosur në PPE-Partinë Demokratike në përballjen e saj me kushtet e politikës.

Sipas tij,  kryeministri Edi Rama 'bën gjithçka' ta censurojë raportin, ndaj ai u bëri thirrje mediave dhe qytetarëve shqiptarë ta lexojnë atë  për të parë se cili është qëndrimi i PPE.

"Kurrë ndonjëherë një raport i tillë nuk është votuar në një organizatë kaq prestigjioze, kaq të rëndësishme siç është PPE. Raporti sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Mbështet PD-në në të gjitha përpjekjet e saj në kushtet më të vështira.

Pra, kemi të bëjmë me një raport si asnjë tjetër më parë. Unë e di që Edi Rama bën gjithçka ta censurojë, por unë ftoj mediat, ftoj qytetarët shqiptarë ta lexojnë atë raport për të parë se cili është qëndrimi i PPE, parti e cila de facto me qeveritë në pushtet, qeveris Evropën.", u shpreh Berisha./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Berisha: Raporti i PPE thotë se Shqipëria është një shtet i kapur, një regjim ku zgjedhjet janë farsë elektorale

Berisha: Raporti i PPE thotë se Shqipëria është një
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se, raporti i PPE thotë se Shqipëria është një shtet i kapur, një regjim ku sipas tij, zgjedhjet janë farsë elektorale.

Në një konferencë për mediat pas kthimit nga Austria, ku mori pjesë në punimet e asamblesë politike të Partisë Popullore Evropiane, Berisha tha se regjimi ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë.

Më tej ai u shpreh se, qeveria kontrollon mediat dhe drejtësinë, regjimit të bazuar në kapjen e shtetit, drogën, krimin dhe korrupsionin.

Deklarata e Berishës:

"Dy ditët e fundit, së bashku me zonjat Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Enrik Çenon, Genti Strazimirin, morëm pjesë në punimet e asamblesë politike të Partisë Popullore Evropiane. Ajo çka unë mund t’u raportoj sot përveç një seri takimesh që zhvilluam me përfaqësues të partive simotra, takime e biseda të shkurtra me presidentin e PPE, me kancelarin e Austrisë dhe me përfaqësues të vendeve të tjera mike, pas Ukrainës, Shqipëria ishte në epiqendër të punimeve të asamblesë politike të PPE.

Për Shqipërinë, asambleja miratoi raportin e misionit faktmbledhës që dërgoi, të përbërë nga 27 anëtarë, në datën 26-27 shkurt të vitit 2026. Dhe po për Shqipërinë, asambleja miratoi një rezolutë të veçantë kushtuar Shqipërisë dhe gjendjes në Shqipëri. Unë shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të pakufishme për drejtuesit e PPE, presidentin Veber, sekretaren e përgjithshme Monstserrat, të gjithë ata që erdhën në misionin faktmbledhës për raportin e jashtëzakonshëm që ata publikuan dhe miratuan dje në asamblenë politike të PPE.

Raporti është një pasqyrë e veçantë, besnike si asnjëherë më parë në historinë e vendit e Shqipërisë, regjimit të Edi Ramës, regjimit që ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale, regjimit që ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë, që kontrollon mediat dhe drejtësinë, regjimit të bazuar në kapjen e shtetit, drogën, krimin dhe korrupsionin. Kurrë ndonjëherë në ndonjë raport ndërkombëtar, të vërtetat e hidhura të Shqipërisë nuk kanë dalë aq qartë sa në këtë raport.

Raporti ka një bosht, dhe mund t’u them se boshti i tij është kapja e shtetit.
Shqipëria është një shtet i kapur nga krimi, droga, organizatat kriminale. Shqipëria sipas raportit, i cili citon V-Dem, thotë se ka deficite të thella, të mëdha në parimet themelore të procesit zgjedhor. Shqipëria, sipas raportit, ka ndërtuar një rrjet patronazhistësh, sistemin e blerjes së votës, ka angazhuar grupet kriminale për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve.

Ka zhdukur linjën ndarëse midis institucioneve të shtetit dhe strukturave partiake.
Shqipëria pra është vendi në të cilin narkoeurot janë shndërruar në një faktor që po shkatërrojnë ekonominë shqiptare. Vendi në të cilin gara nuk ekziston ose është krejt fiktive. Makineri gjigante e larjes së parave të krimit dhe të drogës. Vendi në të cilin zyrtarisht mbrohet korrupsioni.

Raporti ndalet plotësisht në dosjen Balluku, në qëndrimet e Edi Ramës ndaj kësaj dosje që e implikojnë atë direkt, në sulmet që Edi Rama i bën prokurorisë dhe gjykatës për këtë dosje. Ndalet tek AKSHI, tek dora e zezë e tij në dosjen e AKSHI-t. Ndalet tek koncesionet dhe PPP-të. Tek prokurimet publike me klientelë. Edhe këtu, nuk ka garë, nuk ka linjë ndarëse. Gjithçka e përqendruar në duart e Edi Ramës.", u shpreh Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik

Pas përplasjeve me rojet brenda Universitetit të Politeknikut, protestuesit marrin banderolën

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët