LIVE UPDATES
Aktualitet

Përgjimet në dosjen hetimore/ Shoqëria "Bankers" dha miliona lekë mediave për të ndaluar raportimin e protestave të punëtorëve të kompanisë

Përgjimet në një pjesë të dosjes hetimore të siguruar nga Syri.net tregohet se janë hedhur para në një nga mediat kombëtare, që gazetarët mos të ndjekin nga afër apo raportojnë një protestë të organizuar nga punëtorët e "Bankers" kundër drejtuesve të shoqërisë.  Kjo protestë e zhvilluar për kushtet e vështira të punës, u raportua vetëm nga mediat online dhe një pjesë e televizioneve si News 24 apo RTSH.

5 Gusht 2025, 16:21 Nga DOSJA
Përgjimet në dosjen hetimore/ Shoqëria "Bankers" dha
pamje nga protesta

TIRANË- Prokuroria e Fierit ka zbardhur në dosjen hetimore të kompanisë "Bankers Petroleum", skemën se si shoqëria paguante miliona lekë mediave kombëtarë, për të mos raportuar protestat e organizuar nga punëtorët e tyre apo zërat kritikë. 

Përgjimet në një pjesë të dosjes hetimore të siguruar nga Syri.net tregohet se kanë paguar para ndaj "Top Channel" dhe "Tv Klan", që gazetarët mos të ndjekin nga afër apo raportojnë një protestë të organizuar nga punëtorët e "Bankers" kundër drejtuesve të shoqërisë. 

Kjo protestë e zhvilluar për kushtet e vështira të punës, u raportua vetëm nga mediat online dhe një pjesë e televizioneve si News 24 apo RTSH. Në dosjen e prokurorisë thuhet se administratori i shoqërisë, personi nën hetim Hongping Xiao ka bërë përpjekje që kjo protestë të mos pasqyrohet nga mediat kryesore në vendin tonë. Më poshtë janë të pasqyruara edhe disa nga pagesat për mediat gjatë periudhës 2020-2025.

PJESË NGA DOSJA:

Me vendimet përkatëse për lejim përgjimi të këtij trupi gjykues në cilësinë e gjyqtarit të hetimeve paraprake, është lejuar përgjimi i bisedave dhe komunikimeve telefonike të numrit celular 0694014216 në përdorim të personit nën hetim Hongping Xiao, i cili gjatë kësaj periudhe, rezulton të ketë qenë mjaft aktiv në drejtim të përmbushjes së angazhimeve që ka marrë përsipër si dhe evidentohet përpjekja e tij për të mos publikuar protestën e punëtorëve të tij, më datë 01.05.2025.

Nga përmbajtja e bashkëbisedimit të tij më datë 29.04.2025 me shtetasen Laura Dashi (poseduese e numrit celular 0692030715) reflektohet ky shqetësim dhe, bën çdo përpjekje për të penguar publikimin e lajmit. Nga këqyrja rezulton se, më datë 01.05.2025 punëtorët e shoqërisë "Bankers Petroleum Albania Ltd" kanë protestuar për kushtet e vështira të punës së tyre, protestë e cila është adresuar kundër drejtuesve të shoqërisë. Nga ana tjetër, administratori i shoqërisë personi nën hetim Hongping Xiao ka bërë përpjekje që kjo protestë të mos pasqyrohet nga mediat kryesore në vendin tone, e biseda e zhvilluar më datë 29.04.2025, tregon pikërisht këtë qëllim dhe, është sa vijon:

Personi - A- Është shtetasi Hongping Xiao

Personi -B- Është bashkëbiseduesi i tij shtetasja L. Dashi

Personi B: Po, përshëndetje

Personi A: Përshëndetje

Personi B: Si jeni?

Personi B: Nuk jam mirë, që nga...po, një pyetje e shpejtë në lidhje me këto media për 1 majin, ke siguruar që Top Channel nuk do të vije?

Personi B: Jo, nuk do të vijë, sepse...qartë që nuk do të vije.

Personi A: Po, mund të më sigurosh këtë?

Personi B: Po. po. Për Top Channel, mund të të siguroj.

Personi A: Dhe kështu, ka tre media që janë përmendur në fillim, apo jo?

Personi B: Në cilin fillim?

Personi A: Sindikata na dha informacion që tre prej tyre do te vijnë. Top Channel nuk do të vijë, dhe dy të tjerat, mund të kujtosh?

Personi B: Nuk e di

Personi A: Pra, mund të sigurosh që Top Channel nuk do të vije, apo jo?

Personi B: Absolutisht, sepse kemi kontratë, është 100% e sigurt. Do të kontaktoj edhe të tjerët. por nuk dua t'i kontaktoj ata të parët. Kjo është ideja. Deri tani nuk kam asnjë informacion. kështu që në momentin që ata na kontaktojne, do t'jua them menjëherë.

Personi A: Ok

Personi B: Absolutisht! Po nga ana juaj, keni ndonjë informacion?

Personi A: Jo, mendoj që në fillim janë përmendur tre, do të gjej mesazhin që besoj se e kam ndarë me ty.

Personi B: Po, sipas mesazheve ata thonin News 24, që është Fokus. Po, është Syri, që është televizioni opozitar, dhe Klan, nëse nuk gaboj, por për Klan ende kemi kontratën, por kemi këtë situatë...

Personi A: Nëse mund të sigurosh që Top Channel dhe Klan nuk do të përfshihen, eshtë e gjitha.

Personi B: Po, e di. Por me Klan kemi një situatë delikate, kështu që do të kontaktoj absolutisht. Do të flas me ta, do t'u them se do të rregullojmë gjërat, por nuk e di. Ndoshta ata mund të informojnë edhe të tjerët, por do t'jua bëj me dije nëse kam ndonjë informacion. Ok, a ka diçka tjetër?

Personi A: Jo, jo, për momentin jo.

Personi B: Ok, ok. Faleminderil.

Personi A: Ok

Nga këqyrja e kryer më datë 14.05.2025 në platformat kryesore të internetit, përfshirë Google, YouTube dhe faqet zyrtare të mediave shqiptare, rezulton se protesta e punonjësve të shoqërisë "Bankers Petroleum Albania Llt", më datë 1 Maj 2025 ka qenë një ngjarje reale dhe e raportuar kryesisht në disa media online dhe kanale televizive si "Syri.net", "Neës 24", "RTSH" dhe "Almakos.com", etj. Ndërsa mediat si "Top Channel", "TV Klan" etj, nuk kanë raportuar këtë protestë të sindikatës së punonjësve.

Ndërsa nga këqyrja e kryer më datë 21.05.2025, rezulton se media të ndryshme si "Top Channel" apo "Tv Klan", etj, kanë marrë përgjatë viteve 2020-2025 pagesa që varjojnë nga 26.346.090 e deri në 55,132,715 lekë, për reklama, hapësira publicitare, spote, kronika, etj, në një kohë që kjo kompani operon në treg pa rivalë, etj. Pra, reklamimi i aktivitetit të saj në një treg pa konkurent është vetëm shtim i pajustifikuar i shpenzimeve dhe ulje e fitimeve që deklaron si kompani. Ne këtë mënyrë, dyshohet se mundohet me këto investime të pengojë publikimin e lajmeve negative rreth aktiviteti të saj, të pamundësojë përcjelljen e protestave të punëtorëve të saj, etj.

E njējta situatë nga komunikimet e shtetasit Hongping Xiao për raportet me mediat dhe përpjeket e tij për të fshehur veprimtarinë e paligishmëritë shoqërisë "Bankers Petroleum Albania Ltd" del edhe nga bisedat e zhvilluara prej tij disa ditë më parë se biseda e mësipërme. Konkretisht bisedat e datës 24.04.2025 ora 07:43:21 AM dhe 07:54:21 AM me përdoruesen e numrit celular 06970....

Biseda është sa vijon:

Personi -A- Eshtë shtetasi Hongping Xiao;

Personi - B- Është bashkëbiseduesi i tij;

Personi A: Mirëmëngjes.

Personi B: Mirëmëngjes.

Personi A: Je në zyrë?

Personi B: Po shkoj atje. Jam te sheshi Skënderbej.

Personi A: Ke më shumë se 10 minuta?

Personi B: Jo, jo 10 minuta. Por po.

Personi A: Si je? Duhet të të pyes fillimisht, si je?

Personi B: Po, kjo është traditë shqiptare në gjithë botën.

Personi A: Ok harrova çfarë doja të thoja. Ka dy gjëra për të cilat kam nevojë për ndihmën tënde, me prioritet. E para është kontrata me Top Channel. Ta kam përcjellë. Ata nuk pranojnë të ndryshojnë periudhën e kontratës. Janë shumë të fortë. Jemi përplasur me njëri-tjetrin për tre muaj, dhe në fund nuk kisha asnje rrugë tjetër veçse të ulem, dhe duket sikur në këtë moment do të dëmtojmë menjëherë Bankers-in. Nuk jam i sigurt nëse ke ndonjë ide, si mund të provojmë të zgjasim pak periudhën e kontratës, sepse kemi shpenzuar para. Tani jemi në fund të prillit, dhe kemi shpenzuar para për tetë muaj. E kupton çfarë dua të them?

Personi B: Po. Ç'të them? Nuk kam ndonjë ide. Nëse ata mund ta zgjatin periudhën, të zgjasim kontratën deri më 31 mars.

Personi A: Ata nuk pranojnë. Me kanë kthyer përgjigje me email dhe do ta të përcjell tani Gjithsesi, për Top Channel, nuk mendoj se mund të negociojmë më, sepse kemi tre muaj që negociojmě dhe ata duan ta publikojnë. Duan të bëjnë një program televiziv për Bankers në fundjave.

Personi B: Ok, por a do të mbulojnë ata këto tre muaj që nuk kanë dhënë asnjë shërbim? Dua të them...

Personi A: Në fakt, vitet e fundit, nuk e di çfarë ndodhi me Top Channel, por shumicën e rasteve e mbulojnë, e mbulojnë me heshtje, e mbulojnë me maska. E kupton çfarë dua të them?

Personi B: Por ata kanë bërë ndonjë raport, ndonjë lajm?

Personi A: Jo,jo. Për tre muajt e fundit, jo. Nuk kam përdorur asnjë TV. jo.

Personi B: Pra, ajo që përkufizon kontrata me Top Channel eshtë që ata duhet të japin shërbim gjatë gjithë periudhës sepse ne i paguajmë me një shumë të përgjithshme.

Personi A: Po, e di. Nuk jam i sigurt nëse ke ndonjë dokument mbështetës nga e kaluara, por unë muk kam asgjë. Mendoj se Laura ka, sepse...

Personi A: Mund të flasësh me të në mëngjes kur të shihemi. Sepse ata duan që kontrata të mbyllet perpara dates 30. Besoj se kanë përgatitur një program dhe po presin vetëm përgjigjen time. Me kanë dërguar një email që më kërcënon. "Jemi duke përgatitur një program për taksën ushtrimit, 120 milionë që Bankers është ngarkuar, dhe pse nuk është ekzekutuar?" Kjo është shumë e ashper.

Personi B: Kjo është mënyra si punojnë ata. Jo vetëm ata.

Personi A: E di, e di si punojnë, por desha të nxjerr ndonjë përfitim më shumë për kompaninë. por deshtova në momentin e fundit. Gjithsesi, kam arritur diçka ndërkohë - në fillim donin 400 euro, dhe në fund ra në 185. 

bankers petroleum mediat ne vend

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria