LIVE UPDATES
Aktualitet

Përgjimet që zbuluan abuzimin me fondet e BE, si u përfshi restoranti i Beqajt dhe faturat e “fryra”, Kurtulaj mblidhte “firmat”: Do e vesh në total 245 mijë euro

Ndaj 29-vjeçarit rëndojnë akuzat për verat penale “Falsifikimit të dokumenteve", “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

9 Korrik 2024, 12:00 Nga I.A
Përgjimet që zbuluan abuzimin me fondet e BE, si u përfshi
Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë lidhur me dosjen hetimore të ish-ministrit Ilir Beqaj dhe personave të tjerë që lidhen me të dhe dyshohet se kanë përfituar nga fondet e BE, në kohën kur ai drejtonte SASPAC. Në dosjen e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, nga hetimet ka rezultuar ndër të tjera se personi që akuzohet së bashku me Beqajn dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të ish-ministrit, Ermal Kurtulaj, është marrë më çdo detaj për të arritur në “rregullimin” e faturave fiktive dhe për të fryrë më pas çmimet për tenderin që është organizuar për një event që financohej nga SASPAC, por që fituesit ishin paracaktuar me kohë, dhe që restoranti që kishte bërë shërbimin ishte Gzona, i Ilir Beqajt.

Praktikisht eventi ishte organizuar në datat 3-5 prill 2023, ndërsa “vulosjet” dhe “firmosjet” për tenderin bëhen mes muajve qershor, korrik, gusht 2023, ndërkohë që do duhej të ishin bërë para eventit.

Ky i fundit, në një nga komunikimet që ka pasur me Gazmend Prengën, administrator i restorant Gzona, i shkruan se “Duhet bërë faturë për Landways pagese me bankë” “Sherbim catering ose shërbim restoranti si te duash 350 veta total 33,250 Euro pa tvsh”.

Në vijim, Gazmend Prenga i nis Kurtulajt faturën e bërë për Landways, me vlerë 4,189,500. Në vijim të bisedës Prenga i dërgon një foto me emrat e stafit ndërkohë Kurtulaj e udhëzon duke i thënë “ok bëji të gjithë, personel konferenca do e vesh në total, 245,000″.

Sipas hetuesve, këto komunikime japin të dhëna se marrëdhënia mes subjekti Gzona dhe kontraktuesit shoqërisë “Landways“, nuk ka qenë një marrëdhënie tregtare e zhvilluar natyralisht, por një marrëdhënie fiktive e cila është ndërmjetësuar, për të plotësuar dokumentacionin dhe faturat përkatëse, nga personi nën hetim Ermal Kurtulaj.

Hetuesit kanë sekuestruar në zyrën e Kurtulajt një dosje, në të cilën janë gjetur dokumente dhe shënime me shkrim dore që lidhen me këto tendera, për të rakorduar datat e ofertave, ardhja e tyre, si dhe lidhja e kontratës, nga të cilat kuptohet që dokumentacioni rezulton të jetë krijuar më vonë, konkluzion ky i mbështetur edhe nga bisedat e zhvilluara mes personave të përfshirë, të zhvilluara në periudhën kohore korrik 2023 dhe në vijim, të cilat qartësisht bëjnë fjalë për hartim, korrigjim, firmosje, protokollim të dokumentacionit mbi këto procedura prokurimi, të cilat logjikisht dhe sipas ligjit duhet të ishin zhvilluar para zhvillimit të eventit për të cilin janë prokuruar shërbimet/produktet objekt prokurimi dhe kontraktim.

Nga grumbullimi i fakteve gjatë hetime, ka rezultuar se dokumentet janë hartuar më vonë dhe procedura e tenderimit në fakt nuk është kryer fare por është plotësuar më vonë si e tillë, për efekt dokumentimi.

Pjesë nga biseda e Kurtulajt me një person, ku flitet për realizimin e dokumentacionit për tenderin në fjalë, pra në mënyrë fiktive, pasi eventi ishte organizuar disa muaj më parë nga sa rezulton biseda mes tyre: (A-Ermali)

A: Duhet të lësh dosjen me t’gjitha dokumentat. Dhe do t’i thush edhe O… që të dielën të dalë patjetër. Se ai të dielën do dalin n’zyrë dhe do firmosë. Çdo lloj letre që është.

A: Ee. Kshu që t’lutem do i thush edhe O.. se kam nevojë edhe unë t’jem. Do lajmërosh dhe A….

B: Okej.A: N’qoft se ashtu, që të jetë edhe A… të dielën.

A: Po se di tashi, do ta lajmëroj vetë, po do t’i thush që të rrijë këtu. Mos të jetë vonë.

B: Okej, thjesht po i them që të jetë në gatishmëri.

A: Mirë do ishte që edhe O… i financës n’qoft se është. Të dielën, meqë kto ditë e ka bo pushim, të dielën të vijë të shofi me mua se unë dua të bëj edhe ato, letrat për pagesat e faturave, kupton?!

Kurtulaj komunikon  me  Gazmend Prengën, administrator i restorant Gzona, ku i thotë ndër të tjera:

B: O Ermal?
A: O Gazi, Landways-in e kena si klient ne të hapur? B: Po ere.
A: E kena?
B: Po. Kemi bo veprime herë pas here ne me Landways-in.
A: Duhet me i bo i faturë Landways-it.
B: I bone aty, atyre?
A: Po.
B: Po mirë, ta nisin. Ato, ça
A: Ta nisi unë tashti ça se ça do shkrush.

A: Domethënë do shkrush shërbim katering, është ajo eventi i turizimit që bomë te Pallati i Kongreseve.

B: Mi nis, mi nis ato edhe t’ia nis unë direkt

Ermali komunikon me Alfred Nikollën, drejtori ekzekutiv i shoqërisë Landways dhe ndër të tjera e pyet:

A: T’kisha shkrujt, a e vulose e firmose po zbres içik apo jo?

B: Po po, ja një minut. Erdha.

B: Erdha erdha, sa e firmosa, erdha.

A: Të t’pres ktu apo të t’kaloj aty para zyrës?

B: Jo me, te TVSH-ja, erdha, 1 minutë. Më prit aty.

A: Hajde vlla. Ktu jam, t’lutem se jam shumë vonë.

Marrë nga Top Channel

ilir beqaj arrestohet ilir beqaj ermal kurtulaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj