16 Tetor 2024, 21:42
Nga E. D
gjimnazin “Oso Kuka”
SHKODËR- Reagon drejtoresha që përjashtoi dhe quajti kriminelë nxënësit që e bënë ‘meme’ se merrte para. Emisioni Fiks Fare risolli mbrëmjen e sotme problemin e përjashtimit të 3 fëmijëve maturantë në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër për një faqe memesh në instagram.
Nxënësit u përjashtuan si autorë të faqes pa asnjë fakt konkret. Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në shkollë në ditën që prindërit u ankuan, por drejtoresha e shkollës vendosi të iki pa përgjigje.
Pas transmetimit të rastit, dhe bërjes publike të audio regjistrimeve ku drejtoresha quan kriminele, llafazanë, rranacakë fëmijët pa asnjë fakt, atëherë ajo ka dalë në një deklaratë, ku sipas saj ajo që ka transmetuar emisioni investigativ është e nxjerrë jashtë kontekstit.
”Ajo që u publikua është e nxjerrë jashtë kontekstit sepse unë fëmijët i quajta kriminelë se më kanë vrarë shpirtin” thotë drejtoresha.
Në gjithë ballafaqimin mes prindërve dhe drejtoreshës kjo e fundit ka thënë se po përjashtoheni sepse më keni bërë meme sikur unë marr para dhe më keni cënuar në familje.
Këtë herë drejtoresha u tregua më trasparente seç duhet duke shkel edhe ligjin, ajo ka vënë në dispozicion të publikut odentitetin e 3 fëmijëve minorenë të përjashtuar. Gjithashtu dërgon memet me foto,në të cilat thuhet se “do vihet tritol në shkollë”. Në memet e dërguara mungojnë ato për drejtoreshën, ato të cilat sipas saj flisnin për rryshfetin dhe familjen e saj.
Madje në kallëzimin që drejtoresha ka bërë në polici, ajo ka thënë se nuk janë bërë meme për të dhe se nuk ka asnjë dyshim për asnjë nxënës. Fiksi solli përgjigjet zyrtare të policisë dhe prokurorisë, në të cilat thuhet se nuk ka autorë dhe se nuk ka nisur procedimi penal.
Kështu drejtoresha bëri hetuesin, prokurorin dhe gjykatësin me 3 fëmijë maturantë duke i lënë jashtë dyerve të shkollës dhe duke ju hequr të drejtën për universitet./Top Channel
“oso kuka”
Aktualitet
16 Tetor 2024, 20:53
r.ll
foto ilustruese
ITALI - Katër janë emigrantët e ardhur sot në Shëngjin që do të kthehen drejt Italisë sërish, ...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 20:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur dyshime se po paguhen para për të rrëzuar përgjimet e Sky EncroChat si...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 20:06
r.ll
klea prenga dhe motrat berisha
TIRANË- Mariela dhe Antonela Berisha, të cilat akuzohen si autoret e dhunimit të 24-vjeçares, Klea Pre...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:51
E. D
fotot ilustruese
BELGJIKË- Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me 40 muaj burg për shpërndarje droge. Mësohe...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:45
r.ll
klea prenga dhe motrat berisha
TIRANË- Janë dorëzuar në polici Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat dhunuan brutalisht në n...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:31
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin para mbështetësve të mbledhur poshtë ba...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:08
E. D
fotot ilustruese
GREQI- Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga një Gjykatë në Selanik, për ...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:13
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për 11 të pandehurit që akuzohen për trafik t&eum...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 18:59
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me një armë zjar...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:03
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Dy të rinj janë konfliktuar mbrëmjen e sotme me njëri-tjetrin në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i...