LIVE UPDATES
Aktualitet

Përkeqësohet cilësia e ujit në plazhe, nga Jugu në Veri, ja pikat me ndotjen më të lartë

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në raportin vjetor të publikuar pak ditë më parë, ka renditur më shumë plazhe që janë përkeqësuar në cilësi të ujit sesa plazhe që janë përmirësuar.

3 Shtator 2024, 07:20 Nga M.B
Përkeqësohet cilësia e ujit në plazhe, nga Jugu në
Foto ilustruese

TIRANA- Monitorimi i ujërave të detit në plazhet e vendit ka nxjerrë në pah përkeqësimin e gjendjes në shumicën e tyre. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në raportin vjetor të publikuar pak ditë më parë, ka renditur më shumë plazhe që janë përkeqësuar në cilësi të ujit sesa plazhe që janë përmirësuar. Nga Jugu në Veri, numri i plazheve me cilësi të shkëlqyer të ujërave ka ardhur në ulje. Sipas të dhënave, numri i stacioneve të kategorisë A – Cilësisë shumë të mirë, për plazhet e monitoruara për vitin 2023 është më i ulët në krahasim me vitet 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022.

“Numri i stacioneve të kategorisë B – Cilësisë së mirë – për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me vitet 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022. Numri i stacioneve të kategorisë C – Cilësisë së mjaftueshme për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me vitet 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022. Numri stacioneve të kategorisë D – Cilësisë së keqe për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me vitet 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022”, thuhet në raport.

I njëjti raport nënvizon se Faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë të larjes mbeten shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, të cilat shkaktojnë ndotje të këtyre ujërave. Por cilat janë plazhet dhe gjetjet e raportit të AKM për to nga Veriu në Jug?

Në plazhin e Velipojës për vitin 2023, numri i stacioneve që i përkasin Kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave është më i ulët se vitet e mëparshme. Numri i stacioneve të kategorisë B- Cilësi e mirë e ujërave dhe i kategorisë C- Cilësi e mjaftueshme për vitin 2023 është më i lartë se vitet e kaluara. Pra kemi një tendencë në ulje të cilësisë të ujërave duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer në cilësi të mirë.

Për vitin 2023, rezulton se nuk kemi stacione që i përkasin Kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave, krahasuar me vitet e mëparshme. Numri stacioneve të kategorisë D- Cilësisë së keqe të ujërave, për vitin 2023 është i lartë. Për Plazhin Tale në vitin 2023, është rritur numri i stacioneve të Kategorisë B- cilësi e mirë dhe Cilësi e mjaftueshme. Nuk kemi stacione të kategorisë A- cilësi e shkëlqyer. Vlerësohet tendencë në ulje e cilësisë të ujërave krahasuar me vitet e mëparshme, duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer në cilësi të mjaftueshme.

Plazhet e Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit

Plazhet e Durrësit për vitin 2023, sipas rezultateve bakteriologjike vlerësohen: të kategorisë B Cilësisë së mirë për 7 pika monitorimi, të Kategorisë C- Cilësisë së mjaftueshme për 3 pika monitorimi, dhe të kategorisë D- Cilësisë së keqe për 11 pika monitorimi. Numri stacioneve të kategorisë B – Cilësia e mirë e ujërave për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me 2016, 2017, 2018, 2019, 2020 dhe më i ulët se vitet 2021, 2022.

Numri stacioneve të kategorisë C – Cilësia e mjaftueshme e ujërave, për vitin 2023 është më i ulët se në vitet 2016, 2017, 2019, dhe është më i lartë në krahasim me 2018, 2020, 2021, 2022. Numri stacioneve të kategorisë D- Cilësia keqe/ Masa të menjëhershme, për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me vitet e kaluara. Për plazhin e Lalzit në periudhën 2020-2022, të gjitha stacionet i përkasin Kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave, pa ngarkesa mikrobike. Kurse për vitin 2023 kemi uljen e numrit të stacioneve të kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer dhe rritjen e stacioneve të kategorisë B- Cilësi e mirë.

Numri stacioneve të kategorisë D- Cilësia keqe/ Masa të menjëhershme, për vitin 2023 është më i lartë në krahasim me vitet e mëparshme. Vihet re tendencë në ulje e cilësisë të ujërave duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer dhe e mirë (2022) në cilësi të mirë dhe të keqe (2023).

Shihet një përkeqësim i cilësisë të ujërave krahasuar me vitet e mëparshme, duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer në cilësi të keqe. Gjatë vitit 2023 vihet re një ulje e cilësisë. Ujërat janë të kategorisë D- Cilësi e keqe/ Masa të menjëhershme në krahasim me vitin 2022, ku plazhet ishin të kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave.

Plazhet e Semanit dhe i Divjakës

Për vitin 2023 ka një ulje të kategorisë A-cilësi e shkëlqyer të ujërave, në krahasim me tre vitet 2020, 2021, 2022 ku të gjitha pikat e monitorimit të analizuara, vlerësohen të Kategorisë A Cilësi e shkëlqyer e ujërave. Plazhet e Divjakës gjatë vitit 2023 rezultojnë të kenë ulje e cilësisë së ujërave në krahasim me vitet e mëparshme, të cilat i përkisnin kategorisë A Cilësi e shkëlqyer në të gjitha stacionet e monitorimit.

Plazhet e Zvërnecit, Vlorës dhe Orikumi

Në Zvërnec kemi një përmirësim të dukshëm të cilësisë gjatë viteve 2022-2023, ku të gjitha stacionet janë të kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave krahasuar me vitin 2021. Për vitin 2023, kemi tendencë në ulje të stacioneve që i përkasin kategorisë A – Cilësi e shkëlqyer. Numri i stacioneve të kategorisë C- Cilësisë së mjaftueshme të ujërave dhe i kategorisë D Cilësisë së keqe të ujërave, ka tendencë në rritje krahasuar me vitin 2022. Kjo tregon përkeqësim të cilësisë të ujërave.

Plazhet e Palasës, Drimadhes, Dhërmiut, Jalit, Livadhes,

Plazhi i Palasës për periudhën 2020-2023 ka cilësi të shkëlqyer të ujërave. Të gjitha stacionet i përkasin kategorisë ACilësi e shkëlqyer e ujërave. Për plazhin e Dhërmiut për vitin 2023, numri i stacioneve që i përket kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave është më të ulët se në vitet e kaluara. Numri i stacioneve të kategorisë B- Cilësi e mirë, (33.3%) është më të lartë se vitet e kaluara.

Plazhet e Jalit, gjatë periudhës 2020 – 2023, i përkasin kategorisë A Cilësi e shkëlqyer e ujërave. Plazhet e Livadhes përgjatë periudhës së monitorimit 2021-2023, i përkasin Kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer. Ujërat janë pa ngarkesa mikrobiale. Për vitin 2023 nuk kemi stacione që i përkasin kategorisë A Cilësi e shkëlqyer e ujërave. Kjo tregon një tendencë në ulje të cilësisë të ujërave duke kaluar nga cilësi e shkëlqyer (2020- 2022) në cilësi të mirë(2023).

Për plazhin e Borshit për vitin 2022 dhe 2023, cilësia e ujërave i përket kategorisë A-Cilësi e shkëlqyer 100%, pa ngarkesa mikrobiale në krahasim me vitin 2021, ku 33% e stacioneve i përkisnin cilësisë të mirë. Për periudhën 2020-2023, vlerësohet se Plazhi i Lukovës i përket kategorisë A- Cilësi e shkëlqyer e ujërave. Për vitin 2023 kemi rritje të stacioneve që i përkasin kategorisë A -Cilësi e shkëlqyer krahasuar me 2022. Numri i stacioneve të kategorisë D – Cilësi e keqe/Masa të menjëhershme, për vitin 2023 janë më të ulëta krahasuar me vitin 2022.

Numri i stacioneve të kategorisë B- Cilësisë së mirë të ujerave janë më të larta krahasuar me periudhën 2016-2020 dhe më të ulëta krahasuar me vitet 2021 dhe 2022. Kemi një tendencë në ulje të cilësisë së ujërave për tre vitet e fundit (2021-2023) krahasuar me vitet e mëparshme. Për vitin 2023, ujërat e kategorisë A – Cilësi e shkëlqyer janë në ulje krahasuar me periudhën 2020 – 2022. Nuk kemi stacione të kategorisë D – Cilësi e keqe/Masa të menjëhershme, për vitin 2023. Kjo tregon përmirësim të situatës krahasuar me 2022 ku 33% e stacioneve i përkisnin kësaj kategorie./ Monitor

plazhet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj