LIVE UPDATES
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ Bardeli: Situata mbetet e paqëndrueshme, kjo situatë nxorri në pah korrupsionin qeveritar

Deputetja demokrate tha se deri më tani reth 1 mijë e 458 hektarë tokë bujqësore është nën ujë si dhe 86 familje janë evakuuar në Njësinë Administrative Guri i Zi. Në fund të fjalës së saj ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor. 

22 Nëntor 2022, 15:50 Nga e.k
Përmbytjet në Shkodër/ Bardeli: Situata mbetet e
Greta Bardeli

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli është shprehur se gjendja e në qarkun e Shkodrës për shkak të përmbytjeve mbetet e paqëndrueshme. Sipas Bardelit kjo ka ndodhur nga rebeshi i korrupsionit qeveritar. Deputetja demokrate tha se deri më tani reth 1 mijë e 458 hektarë tokë bujqësore është nën ujë si dhe 86 familje janë evakuuar në Njësinë Administrative Guri i Zi. Në fund të fjalës së saj ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor. 

"Me fondin e Emergjencës Civile të përdorur për kopshte të varura ne oborrin e korrupsionit dhe fasadat pa fund, qeveria jo vetëm i mbyt qytetarët e saj, por as nuk përgjigjet ne kohe duke i lënë në përmbytje qytetarët e Shkodrës! Një popull që paguan taksa për zyrtarët që e drejtojnë por që mbytet nga keqqeverisja për 30 minuta, është një popull i vjedhur në mënyrë kriminale dhe i përbuzur nga arroganca dhe cinizmi. Si shqiptarë dhe europianë, duhet të bëhemi bashkë me 6 dhjetor. Shqipëria na kërkon që t’i dalim zot", tha ajo.

DEKLARATA E PLOTË:

Si deputete e Shkodrës, dua jo vetëm të raportoj për gjendjen në territorin e Bashkisë, por edhe të solidarizohem me të gjithë ata bashkëqytetarë të mitë shkodranë, që u përmbyten kur qeverisë së Edi Ramës i doli jashtë kontrollit rrebeshi i korrupsionit. Nga monitorimet në terren sot, deri në orën 10, gjendja e përmbytjeve dhe lëvizja e ujërave në të gjitha basenet e Shkodrës është e paqëndrueshme. Hidrometrat e liqenit të Shkodrës dhe lumit Drin shënjojnë afër kapaciteteve maksimale. Në disfavor të gjendjes është edhe fakti se reshjet vazhdojnë, dhe po ashtu hapja e digave të dy hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.

Në bashkinë Shkodër ka një sipërfaqe totale të përmbytur rreth 1 mijë e 458 Ha. Familje të evakuara gjithsej janë 86 dhe vijnë nga njësitë administrative të Gurit të zi, Bërdicë, lagjet 1 dhe 2. Duhet patur parasysh fakti se ky numër nuk përfshin shumicën tjetër të banorëve që nuk pranojnë të largohen duke ruajtur pronën dhe pasurinë e tyre dhe janë të zhvendosur në katet e dyta të ndërtesave. Shumica e të evokuarve janë të akomoduar te të afërmit, ndërsa në konvikte 3 familje.

Falenderoj Bashkinë Shkodër dhe kryetarin Spahia, që kanë qenë dhe janë në gatishmëri me të gjithë kapacitetet njerëzore, logjistike dhe akomoduese për t’i ardhur në ndihmë popullatës të rrezikuar nga përmbytjet. Dua të falenderoj gjithashtu me gjithë zemër Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që po bëjnë një punë atdhetare. Ata janë të vetmit në frontin e betejës, duke u munduar të menaxhojnë me përkushtim papërgjeshmërinë e një qeverie që i lë në mëshirën e ujit e te baltës nënshtetasit e vet pa paralajmërim!

Me fondin e Emergjencës Civile të përdorur për kopshte të varura ne oborrin e korrupsionit dhe fasadat pa fund, qeveria jo vetëm i mbyt qytetarët e saj, por as nuk përgjigjet ne kohe duke i lënë në përmbytje qytetarët e Shkodrës! Një popull që paguan taksa për zyrtarët që e drejtojnë por që mbytet nga keqqeverisja për 30 minuta, është një popull i vjedhur në mënyrë kriminale dhe i përbuzur nga arroganca dhe cinizmi. Si shqiptarë dhe europianë, duhet të bëhemi bashkë me 6 dhjetor. Shqipëria na kërkon që t’i dalim zot.

permbytet shqiperia 2022 greta bardeli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj