Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Bëhet me dije se e punësuar si kameriere dhe banakiere në një lokal në lagjen “1 Maji”, Fier, u kap në flagrancë dhe nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike kanabis sativa. 42-vjeçarja u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
FIERI- Autoritetet në Fier kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, konkretisht në një lokal. Bëhet me dije se e punësuar si kameriere dhe banakiere në një lokal në lagjen “1 Maji”, Fier, u kap në flagrancë dhe nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike kanabis sativa. 42-vjeçarja u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu në vijim të veprimeve u shpall në kërkim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pronari i lokalit, shtetasi Sokol Osmeni, 43 vjeç, banues në Fier. Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, një 30-vjeçar, banues në Fier, pasi nga kontrolli i automjetit të parkuar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi parash prej 13. 000 euro të cilat dyshohet t’i ketë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Njoftimi:
Kishte përshtatur lokalin për veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, shpallet në kërkim pronari i lokalit. Në kuadër të operacionit të koduar “Drugs”, është vënë në pranga një 42-vjeçare, që shiste drogën në lokal.
Procedohet edhe një 30-vjeçar, kushëriri i pronarit të lokalit pasi gjatë kontrollit ju gjetën 13.000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Drugs”, kanë vënë në pranga shtetasen Marinela Kita, 42 vjeçe, banuese në Fier.
E punësuar si kameriere dhe banakiere në një lokal në lagjen “1 Maji”, Fier, kjo shtetase u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. 42-vjeçarja u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga kontrolli i lokalit u gjetën mbetje të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pronari i lokalit, shtetasi Sokol Osmeni, 43 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi M. O., 30 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i automjetit të parkuar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi parash prej 13. 000 euro të cilat dyshohet t’i ketë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 13.000 euro, 1 automjet, 1 grirëse dhe 3 celularë.
Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimi i plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
ditmir bushati, edward joseph TIRANË- Ditmir Bushati në podcastin e tij Public Square diskutoi me Edward P. Joseph, nga shkolla për studime ...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKODRA- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Shkodër Lezhë nga ku m...
Foto ilustruese VLORA- Gjatë orëve në vazhdim Vlora pritet të përfshihet nga moti i keq teksa raportohet se era e fortë ...
Foto ilustruese DIBËR- Një 25-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. M&eum...
Italianët TIRANË- Dy influencues italianë që jetojnë në Shqipëri së fundmi kanë publikuar në rrjetine&nbs...
foto nga vjedhja VLORË- Dy autorët e dyshuar të vjedhjes së një banese të marrë me qira nga dy shtetase të huaja n&...
valter fierza SHKODËR- Është arrestuar në Shkodër, një 22-vjeçar i cili akuzohet se është bashkëpun&eum...
Foto ilustruese ITALIA- Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Romë nga karabinierët e komisariatit në...
ambasada amerikane TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar sot Ditën e Rinisë. Në postimin e ambasadës thuhet se ...
Aksidenti FIER- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e djeshëm në Byppass-in e Fierit. Për shkak t...