Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky është një nderim i veçantë dhe i merituar për Ismail Kadarenë, shkrimtarin me famë botërore që ngriti lart zërin e Shqipërisë dhe kulturës shqiptare në letërsinë universale.
FRANCË- Këshilli Bashkiak i Parisit ka vendosur dje unanimisht të vendosë një pllakë përkujtimore në adresën ku ka jetuar familja Kadare, në 63 boulevard Saint-Michel, 75005 Paris. Ky është një nderim i veçantë dhe i merituar për Ismail Kadarenë, shkrimtarin me famë botërore që ngriti lart zërin e Shqipërisë dhe kulturës shqiptare në letërsinë universale.
Ky gjest i kryeqytetit francez, të njohur si qyteti i kulturës europiane, përfaqëson një përulje ndaj veprës së Kadaresë, një autori që u lind në Gjirokastër, u formua në Tiranë dhe u përjetësua në Paris. Në këtë qytet, Kadare shkroi një pjesë të madhe të krijimtarisë së tij letrare, duke u bërë ura më e ndritshme mes Shqipërisë dhe botës.
Vajza e shkrimtarit, diplomatja Besiana Kadare e bëri të ditur lajmin dhe më tej falenderon Francën për nderimin e figurës dhe veprës së babait të saj.
POSTIMI:
"Parisi i bëri dje një nderim të denjë Ismail Kadaresë, në qytetin ku ai jetoi dhe krijoi një pjesë të veprës së tij universale. Këshilli Bashkiak i Parisit votoi me unanimitet për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën tonë 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku lindën disa nga faqet më të ndritura të letërsisë shqipe.
Kadare ishte një ndërgjegjje evropiane e farkëtuar në tokën shqiptare. Ai e përshkroi identitetin dhe rrugëtimin e kombit shqiptar si thellësisht evropian shumë përpara se ta njihte Brukseli.
Ky gjest fisnik i Evropës nderon jo vetëm autorin, por edhe Shqipërinë dhe kontributin e kulturës sonë në ndërtimin e qytetërimit shpirtëror evropian, përtej kufijve dhe politikës. Disa herë janë të tjerët që na kujtojnë më mirë se kush jemi dhe çfarë i kemi dhënë botës. Faleminderit Parisit dhe Francës për këtë përkujtim plot dritë./ Dosja.al
pamje nga vendngjarja TIRANË- Pamjet nga Operacioni i befasishëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë...
foto ilustruese GREQI- Autoritetet ligjzbatuese po vijojnë hetimet për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe kujdestarit...
babe e bir te dhunuar TIRANË- Paqësor Hajdini, babai i personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Genard Hajdini ka ndërruar ...
Policia, foto ilustruese TIRANA- Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar pasditen e sotme në bulevardin “D&e...
KNFSH TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, KNFSH ka njoftuar sot se ka dërguar një shkresë lidhur me shqe...
foto ilustruese KOSOVA- Është thelbësore që çdo aktivitet në hapësirën ajrore të Kosovës të bë...
Foto ilustruese MIRDITË- Rreth 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës janë ngritur n&eum...
Avokati Redi Llani VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga avokatin Redi Llana, pasi dhunoi fizikisht rojen e sigurisë...
Foto ilustruese TIRANA- Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e sotme...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për ish-drejtorin e Bashkisë T...