LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë! Ministria i jep grant investimi, bashkia ia djeg: Nuk plotëson…

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi shprehet se ai konsultohet me specialistët dhe i është thënë, se nuk respektohen distancat. Madje Mëlyshi thotë se ka dashur një mendim të specializuar nga Ministria e Bujqësisë, por kjo ministri nuk është shprehur.

23 Qershor 2025, 21:37 Nga N.F
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë! Ministria i jep grant
Foto

RRËSHEN- Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen, por nuk po lejohet nga bashkia. Ai vendosi, që të bënte një pulari dhe mori lejet në AZHBR, ku dhe doli përfitues i grantit për 50% të investimit.

Pas kësaj, duhej një leje ndërtimi nga bashkia, që nuk po i jepet, me arsyetimin, se Ministria e Bujqësisë për rastet kur është tokë-truall dhe nuk respektohen distancat.

“Një fermer i zonës me certifikatë pronësimi të fermerit me një fermë të vogël. Duke menduar për të zgjeruar biznesin kam aplikuar në Bashkinë Mirditë për një pulari, për një rritje intensive të shpendëve për mish. Duke qenë se leja e zhvillimit mu aprovua vendosa që të aplikoj tek AZHBR-ja për këto grantet që japin 50% të investimit. Aty mu miratua një grant me 50% me 1 milionë e 500 mijë lekë të vjetra. Vij në Bashkinë e Mirditës, këta më thonë që nuk mund ta marre lejen e drejtimit sepse është zonë e kuqe. Më përmendin edhe disa distanca.

Distancat janë të verifikueshme. Problemi tjetër që më nxjerrin është fakti se përse nuk është shprehur ministria. Këtu certifikata e pronësisë kalon automatikisht nga një tokë truall në certifikatë. Unë këtë objektin e kam me certifikatë pronësie. AZHBR më ka thënë që për 10 ditë duhet të nxjerrësh certifikatë e lejes së ndërtimit. Pasojat më të mëdha janë shpenzimet që kam bërë për aplikimin, këtu kam pasur 1500 pula. Të gjitha këto i kam hequr dhe këtë e kam mbyllur. Është e padrejtë për mua që të jem me të gjitha dokumentet dhe të mos me jepet leja e drejtimit”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

“Stop” shkoi në Ministrinë e Bujqësisë, ku thonë se kështu veprohet edhe në bashkitë e tjera, kur ka toka truall, pasi aty ka ndërtesë dhe ministria shprehet vetëm për toka bujqësore.

Specialistja: Tani unë nuk e di, çfarë kërkojnë më ato. Çfarë duan më ato, se këtë nuk e kuptoj. Nuk e di pse i pengojnë këto.

Qytetari: Si funksionon në bashkitë e tjera?

Specialistja: Nuk japim përgjigje. Kur kemi tokë-truall, gjithmonë themi është në tokë-truall, nuk shprehemi, sepse vetë VKM-ja jonë, është për tokë bujqësore, duke filluar që nga ligji. Ne shprehemi vetëm për tokën bujqësore. Te ndryshimi, që kemi bërë të ligji 87/52 në tokat bujqësore të të gjithë kategorive të bonitetit, lejohen ndërtime me karakter bujqësor edhe blegtoral dhe VKM-ja 283, që ka dalë në funksion të atij ligji, është për tokën bujqësore.

Qytetari: Po pse s’e miratojnë ata?

Specialistja: Po nuk e di ore dhe këto dhe le… Ore s’doni me ia miratu vetë,-i thashë. Ore zbatoni 408-tën, ose shikoni ju parametrat,- i thashë. Kam fol në telefon ishte dhe kryetari i bashkisë, e sqarova.

Qytetari: Edhe ç’a tha?

Specialistja: Jo po ka zona atje, ore ti zonat nuk i ke, s’po banohen. Ç’punë ke me zonat?! Se thonë “nuk plotëson largësinë nga zonat e banuara, që do bëhen”. Ti e ke bosh. E ke shpall zonë të banume, kur të bëhen atje, ky është i mirëqenë. Do ta marrësh. Nuk të prish punë. Ka humb grantin ore. Ore budall, s’do me ia dhënë nuk thua shyqyr, që e ka truall,- i thashë, se nuk po ma heq nga fondi i tokës bujqësore. Shiko ti planin vendor,-i thashë,- shiko parametrat, ça ke ti aty, ose zbatoje ti 283-shin, se këto (Bashkitë) po i zbatojnë të gjithë. Vetëm me këto ndodh kështu hë, nuk ka ndodh këtej poshtë. Lezha, Mirdita po e bëjnë këtë marifet.

“Stop” u takua me Drejtorin e Urbanistikës në Bashkinë e Mirditës, Julian Tusha, i cili këmbëngul, se në projektin e zotit Florenc Gjonaj, nuk respektohen distancat. Ai premtoi, të bënte matjet në terren, por nuk doli, ta bënte këtë.

Gazetarja: Mund ta di se përse nuk jepet leja?

Julian Tusha: Nuk i jepet sepse nuk është komform ligjit.

Gazetarja: Ju keni thënë që nuk jepet leja sepse Ministria nuk është shprehur. Ministria nuk shprehet për atë, dhe ministria ka thënë që nuk shprehet.

Julian Tusha: Fakti kryesor është që plan-vendosja e objektit të zotërisë nuk është në distancën e duhur, larg zonës së banuar. Distanca e lejuar është 400 metra nga zona e banuar, ai e ka 20 metra.

Gazetarja: Nuk është e vërtetë që nuk e ka në distancat e duhura. A shkojmë bashkë që të bëjmë matjet?

Julian Tusha: Po shkojmë! Fike kamerën dhe shkojmë e shikojmë. Nuk do të ndjek unë intervistat tuaja për leverdinë tuaj.

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi shprehet se ai konsultohet me specialistët dhe i është thënë, se nuk respektohen distancat. Madje Mëlyshi thotë se ka dashur një mendim të specializuar nga Ministria e Bujqësisë, por kjo ministri nuk është shprehur.

“Normalisht që unë marr konsultat me punonjësit e mi, me urbanistikën, specialistë dhe inxhinierë. E para nuk është vetëm për një ndërtesë e ndërtuar aty apo jo, plani i përgjithshëm vendor aty ka qenë zonë banimi. Kemi qenë atje, e njohim me detaje. Është zonë zhvillimi në kufij të pronës së qytetarit, që do të thotë se një qytetar tjetër ka të drejtë që të kërkojë të ndërtojë banesë.

Problemi është që nga pika ku do të ndërtohet objekti me qendrën e fshatit është një distancë që ligji përcakton të jetë 400-500 metra. Në fakt aty nga qendra e fshatit është 200 metra. Kanë shkuar inxhinierët disa herë. Nëse punonjësit e mi, nëse nuk kanë vepruar drejt do të mbajnë përgjegjësi ligjore, ata dhe unë bashkë me ta. Veprimtarinë e tyre do ta ndërtoj duke sjellë një grup tjetër, që të jenë njohës të mirë të fushës dhe të japin një mendim prej specialisti”, tha kryebashkiaku Albert Mëlyshi.

Sipas kryebashkiakut, nëse do të ketë shkelje, do të merren masa. Por nga ana tjetër afati për grantin e qytetarit, po përfundon./tvklan

rreshen florenc gjonaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj