All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Plagosi dy vëllezër dhe bridhte i lirë”, prokuroria mbron autorin, i riu kapet “mat” duke vjedhur bizhuteri

Megjithëse babai i dy të plagosurve denoncoi në polici këtë thyerje mase sigurie, organet ligjzbatuese u justifikuan se “ka leje nga prokurori”.

27 Shtator 2022, 22:19 Nga I.A
“Plagosi dy vëllezër dhe bridhte i lirë”, prokuroria
Ibrahim dhe Mariel Duda
All - Paragraf - 1

SARANDË- Megjithëse ndaj një 43-vjeçari rëndonin disa akuza, nga shpërndarja e lëndëve narkotike, plagosja e dy vëllezërve apo edhe vjedhja, këto organe justifikoheshin se kishin dhënë “leje” të posaçme për këtë person. Por, në fakt, ndaj këtij personi s’kishte asnjë leje! Nga informacionet e emisionit investigativ rezultoi se Ibrahim Duda kishte mbi shpinë masën e sigurisë arrest shtëpie dhe duhet të qëndronte në banesë. Por, Ibrahimi lëvizte lirisht, sa në lagje, plazh apo në gjithë Sarandës. Megjithëse babai i dy të plagosurve denoncoi në polici këtë thyerje mase sigurie, organet ligjzbatuese u justifikuan se “ka leje nga prokurori”. Por, disa ditë pas interesimit të Fiks Fare, Policia e Sarandës e arrestoi në flagrancë Ibrahimin duke vjedhur një dyqan bizhuterish dhe duke thyer masën e sigurisë!

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua një qytetar nga Saranda, i cili tregoi se në muajin prill të vitit 2022, në qytetin e Sarandës i janë plagosur dy fëmijë. “Autorët janë dy vëllezër Mariel dhe Ibrahim Duda. Për Marielin nuk ka asnjë akuzë, ndërsa Ibrahimi akuzohet për plagosje. Ibrahimi u dorëzua 40 ditë pas ngjarjes. Qëndroi disa javë në burg, ndërsa u lirua në mes të muajit gusht.

Prokuroria kërkoi ndryshim mase sigurie, nga arrest me burg në arrest shtëpie” tregon qytetari, ndërsa saktëson se familja e tij nuk është lajmëruar për këtë masë sigurie. “S’na thirri njeri. Djali im është qëlluar 4 herë me thikë. Madje, plagën e ka pasur deri në cipën e mushkërisë. Ka marrë ajër mushkëria dhe ka qëndruar në spital 10 ditë. Më pas, për 3 muaj qëndroi pa lëvizur në banesë” thotë qytetari, i cili pohon se nuk e kuptoi këtë ndryshim masë sigurie.

“Mirë që ia ndryshojnë, po autori rri gjithë ditën jashtë banese. Provokon djemtë e mi. Rri në lokale, në plazh. E kemi denoncuar në datën 31 gusht 2022 se qëndron jashtë banese. Ka ardhur patrulla dhe e ka marrë, po sërish lihet i lirë” pohon ai. Pas denoncimit, Fiks Fare shkoi në lagjen ku qëndron autori, Ibrahim Duda. Ibrahimi, megjithëse është me precedentë penalë dhe duhet të qëndrojë me masën e arrestit shtëpiak, ai lëviz i lirë. Por, Fiksi e filmoi teksa ai qëndron jashtë banese, ndërsa sapo shikon se po e filmojnë ndjek të gjithë personat. Pas këtij konstatimi, denoncuesi dhe gazetarët e Fiksit shkojnë dhe interesohen në Policinë e Sarandës, nëse e kanë proceduar sërish pas datës 31 gusht kur është ndaluar dhe shoqëruar pasi ishte jashtë banese. Punonjësit e policisë i thonë se e kanë shoqëruar më 31 gusht, por për më shumë duhet të pyesni në prokurorinë e Sarandës.

Fiksi shkon dhe interesohet edhe në akuzën e Sarandës. Por, megjithëse ishte ditë pune, asnjë prokuror nuk ndodhej në atë organ akuze. Qytetari dhe gazetarja e Fiksit bisedojnë me një sekretare qe u tha se dosjen se merrnin dot se prokuroria e ka dërguar në gjykatë dhe do kohë.

Qytetari e pyet se e kanë denoncuar autorin Ibrahim Dudën se ka thyer masën e sigurisë. Ndërkohë, sekretarja i thotë se është bërë një shenjë në dosje që ka dalë, por ka pasur urdhër nga prokurori që ta mbikëqyrnin. Qytetari i thotë se personi del përditë, ndërsa sekretarja i thotë se nuk ka informacion, e di prokurorja qe ka çështjen. Pavarësisht kësaj përgjigjeje, disa ditë pas interesimit të Fiks Fare, Policia e Sarandës doli me një njoftim, ku personi në fjalë ishte arrestuar.

Vodhi një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” thuhej në njoftimin e policisë.

 Pra, bëhet fjalë për të njëjtin person, Ibrahim Dudën. Qytetari e denoncoi disa herë për thyerje të masës së sigurisë, por policia dhe prokuroria nuk vepruan. Deri sa, i njëjti person, me precedentë të shumë penalë, të kryente një vepër tjetër penale. Megjithatë, duke parë vendimmarrjet e këtyre organeve, shumë shpejt pritet që 43 vjeçari të lirohet, deri në ngjarjen e radhës.

Marrë nga Top Channel

ibrahim duda mariel duda

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj