Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti mes të rinjve, i lidhur me një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, që dyshohet se Hamajezi i kishte marrë Kallos pa shlyer pagesën.
TIRANË- Personi që shihni në foto është Klodian Kallos, autori që plagosi me armë zjarri Juxhin Hamajezin, një ditë më parë. Lidhur me ngjarjen policia shpalli në kërkim autorin, si dhe bashkëpunëtorët e tij Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani. Dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti mes të rinjve, i lidhur me një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, që dyshohet se Hamajezi i kishte marrë Kallos pa shlyer pagesën.
Sipas hetimeve të deritanishme, Kallo kishte shkuar tek lokali i 34 vjeçarit Hamajezi për t’i kërkuar lekët ose në të kundërt do e vriste. Fillimisht mes tyre ka pasur një debat e më pas Kallo ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34 vjeçarit, i cili ka marrë vetëm një plumb në këmbë.
Hamajesi nuk është i panjohur për policinë. Ai ka mbetur i plagosur në vitin 2018 pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-efektivi Santiago Malko në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios. 34-vjeçari rezulton të jetë arrestuar edhe në qershor 2021 i dyshuar për trafik klandestinësh sirinaë.
Si ndodhi plagosja e Juxhin Hamajezi alias Juxhin Mumajesi në 2018?
Ngjarja ndodhi në mesnatën e 27 qershorit. Mbi 15 të shtëna u raportua nga banorët e zonës se u dëgjuan asokohe në zonën e Kinostudios në Tiranë. Nga të shtënat mbetën të plagosur Rivelino Mumajesi dhe Juxhin Mumajesi, asokohe 24 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe Ibrahim Durollari, i cili ishte në gjendje të rëndë për jetën. Policia asokohe shoqëroi 23 persona, por jo ish-policin Santiago Malko.
Ai u përfol në media, si personi që shtiu me armë dhe plagosi dy vëllezërit për prishje të pazareve të drogës, por kurrë s’u arrestua. Dyshohet se dy vëllezërit Juxhin dhe Rivelino Mumajesi i kanë pasur një shumë të konsiderueshme borxh disa personave të tjerë, por asokohe u raportua se policia po hetonte edhe për pistën e prishjes së pazareve të drogës mes dy grupeve rivale./Dosja.al
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykat&e...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se...
TIRANË- Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës një prej viktimave të 21 Janarit i kanë dërguar një letër të...
GJKKO TIRANË- Grupi i Igli Kamberit që u kapën gjatë gjatë një operacioni të përbashkët mes prokuro...
foto ilustruese KOSOVË- Një 37-vjeçar është vrarë me thikë ndërsa një tjetër është plago...
pamjet GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet nga plagosja e biznesmenit pakistanez, ku të përfshirë ishin edhe dy shqiptarë. ...
foto ilustruese TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtarë janë ekstraduar nga Italia, Gjermania ...
Juxhin Hamajezi alias Juxhin Mumajesi TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e Juxhin Hamajezi alias Juxhin Mumajesi ...
Gjykata e Elbasanit TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Petri Bozon, regjisorin q&...
Juxhin Hamajezi alias Juxhin Mumajesi TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku 34-vjeçari J...