Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. • Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Vladimir Krsmanovic 39-vjeç, pas një konflikti me Damiano Selimaj, 22-vjeç dhe Geraldo Prençi, 26-vjeç. • Krsmanovic ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy autorët janë shoqëruar në polici. • Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur gjatë natën në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Vladimir Krsmanovic pas një konflikti me Damiano Selimaj, 22-vjeç dhe Geraldo Prençi, 26-vjeç.
Krsmanovic ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy autorët janë shoqëruar në polici. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./Dosja.al
VLORË- Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Blutë bëjnë me dije se dy persona D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç kanë goditur me thikë 39-vjeçarin me iniciale V.K. Më pas, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa, dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu materialet i janë referuar Prokurorisë për procedurat e mëtejshme ligjore.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./Dosja.al